…dihet se për panumër figura të lashtësisë s’e kemi idenë si dukeshin realisht, në rastin më të mirë e gjitha çfarë kemi do jetë ndonjë bust, madje dhe busti shpesh i thyer, o i mungon hunda, gjysma e kokës etj., anise historia e vizatimeve shkon mbrapa në kohë deri në para-histori (vizatimet më të vjetra të njohura thuhet se janë përafërsisht 40.000 vjeçare, dmth. ato vizatimet e stërlashta të shpellave), se romakët dinin të vizatonin… patjetër se dinin, 38.000 vjet para tyre dinin, pse t’mos dinin dhe ata, romakët mund t’kenë qenë vizatues më të zotët se Da Vinçi, mirëpo për fat të keq portretet e njerëzve si vizatime (qofshin dhe vizatime-gdhendurina) s’kanë mbijetuar, jo psh. siç kanë mbijetuar bustet e gurëta…
…po ashtu, meqë ra fjala, mund t’flitet për rreth 1 mijëvjeçar të “pikturës” si histori, s’mund të flasim për 2000 vite, as për 3000 të historisë së pikturave – dmth. s’jemi duke u ankuar, larg qoftë, por thjesht duke e cekur faktin që në kohën e romakëve ende s’dinin për portrete në stilin “Mona Liza”, ende s’dinin për “portretet pikturale”, ata dinin për vizatime dhe për gdhendurinat, qofshin të gurëve, të fildishit, të drunjëve etj. dmth. dinin për skupturat, për bustet e mermerta e këso, në kohën e tyre ishin më të popullarizuarat, padyshim do kenë qenë dhe të shtrenjëta, gurët si medium sikur i bënin “ballë” dhe vetë përjetësisë…
…tani pata përshtypjen arti digjital sadopak na e “zgjidhë” problemin e mungesës së portreteve të lashtësisë, psh. nëse gjoja për artikullin tonë t’na duheshin ilustrimet e disa emrave të njohur të lashtësisë romake, le t’themi në shkrimin tonë hipotetik fjalën e kishim për ca zonja të famshme të perandorisë romake (jo patjetër të “famshme” në kuptimin strikt të termit, por të “popullarizuara”)… Valeria Mesalina, Kornelia, Klaudia Kuinta, Julia Avita Mamea, Lukretia, Agripina, Klaudia Metrodora. etj etj. thjesht s’do kishim si t’i ilustrojmë, qëkur ndoshta s’ka as foto të busteve, apo s’dimë t’i gjejmë, s’ka as vizatime, as gravura as gjë : )
…natyrisht, nuk bëhet fjalë se portretet imagjinare (Mesalina, ose Agripina si shembull) do na jenë portrete të vërteta, se do përputheshin me pamjen e tyre realiste të së dikurshmes, saktësia s’do jetë ashtu siç thotë imagjinata e së tashmes, mirëpo as busti (nëse ekzistent) s’na “zbulon” diç më shumë rreth pamjes reale të dikujt, ne prapë duhet të bazohemi në tiparet imagjinare (brenda kafkës sonë) – pothuaj për të gjithë perandorët e Romës kanë mbijetuar bustet (aty-këtu mbase do ketë dhe përjashtime, ndonjërit dhe do i kenë humbur), e prapë vetëm me bustet s’e kemi idenë si dukeshin realisht perandorët – e gjitha çfarë bustet e mermerta zbulojnë (relativisht me “saktësi”) do jenë detajet si vijon, psh. nëse perandori eventualisht na ishte pa flokë, nëse mollëza adamike na ishte mjaft e dalluar, apo nëse ta ketë patur hundën si krrabë… këso detajesh : )
[ ngjitur: disa portrete imagjinare, si “shembull” rreth idesë në fjalë – art digjital ]