I sprovuar dhe i regjur ish një burrë,
ai mendoi se ish momenti, sot o kurrë,
për të marrë grua dhe për të zgjedhur.
Kishte shumë ende
të reja plot hijeshi
që vinin rrotull tij.
Por ai burrë që ishte i pasur dhe i ri,
së pari donte t’i provonte ato një nga një.
Sa më ngadalë, më mirë është kjo gjë.
Dy vejusha e morën në dorë,
më në fund, zemrën e tij të gjorë
njëra mbase për të paksa e njomë,
dhe tjetra shumë më në moshë,
e cila mbante veten tepër lart
që e korrigjonte natyrën me art.
Vejushat i vinin shpesh në shtëpi
nëse nuk vinte njëra, vinte tjetra
ia ledhatonin atij kaçurelat,
sa herë që vinte ajo më e vjetra
ia ndukte disa flokë të zeza,
dhe tjetra ato ngjyrargjendi,
sepse njëra e donte më të vjetër
ndërsa më të ri e desh vejusha tjetër.
Nduk kjo e nduk ajo, dikur e kupton
i dashuruari ynë, por shumë vonë!
se mbeti tullac ai përgjithmonë.
“Ky”, iu tha ai, “është mësim me vlerë
që ma dhatë e ju kam borxh përherë.
Lamtumirë, bukuroshe. Unë mund të bëj pa grua.
Më duket se durimi im të ketë mbaruar
për njerën e për tjetrën; nëse është e trishtuar,
më tej nuk ka kokë tullace për të rezistuar.”
Komentet