Nobelistja e Paqes Aung San Suu Kyi duke shkuar ne qendren e votimit ne zgjedhjet e para te lira qe mbahen ne Burma pas 25 vjetesh
Për të dhe historinë e saj është bërë edhe një film. Por sot Aung San Suu Kyi ka shkuar drejt qendrës së votimit për të votuar në zgjedhjet e para të lira në Burma, process që po mbahet sot dhe janë dashur plot 25 vjet për të dalë nga diktatura ushtarake. Aung San Suu Kyi e Ligës Kombëtare për Demokraci pritet të fitojë shumicën e vendeve në kuvend thuhet në raportimet e BBC. Partia qeverisëse e mbështetur nga ushtria ka qenë në pushtet që nga viti 2011.
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën në Yangon kur zonja Suu Kyi arriti në qendrën e votimit. Përgjatë vendit, radhë të gjata njerëzish janë në qendrat e votimit dhe mediat raportojnë se qëndrojnë për të votuar për orë të tëra.
Gati 30 milionë njerëz do të votojnë në zgjedhjet në Myanmar, njohur gjithashtu si Burma. Rezultatet e sakta do të dalin nesër paradite.
Zonja Suu Kyi, një ish Nobeliste për Paqen nuk mund të marr presidencën pasi Kushtetuta skualifikon çdokënd që ka lidhje me jashtë dhe fëmijët e saj janë me shtetësi britanike. Të enjten ajo deklaroi se “do të jetë mbi presidentin” nëse partia që përfaqëson fiton zgjedhjet. Presidenti actual Thein Sein tha se do të pranojë rezultatin që do të dalë nga zgjedhjet.
Komentet