I ftuar në Task Force, ku u diskutua për vendimin e Apelit për rikthimin e Vulës së PD, analisti Genc Burimi e ka quajtur të drejtë vendimin dhe është shprehur se, “fatmirësisht drejtësia shqiptare ktheu të drejtën legale te e drejta reale”.
Burimi bëri një paralelizëm mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe simotrës së saj në Francë, partia e Degol-it, Shirakut, Sarkozisë…”kryetari i partisë, si Lulzim Basha, u mbyll në parti, mori vulën, çelësat dhe vendosi në kokën e tij të bëjë aleancë me partinë e Le Pen pa konsultuar partinë, siç bëri Lulzim Bashan në shtator të 2021, vendimi për të dëbuar Berishën, pa u konsultuar me partinë. Është një tragjedi që po vazhdon, sot në orë 19:00 del Lulzim Basha francez për të thënë pse e ka bërë. Prandaj them fatmirësisht, se do shikoni sot se sa qesharake është bërë në Shqipëri drejtësia me këtë vonesë, 2 vjet e ca, keni për ta parë që drejtësia franceze do ta zgjidhë shumë shpejt këtë. Komenti i dytë është që me Bashën mos u merrni më. Ai njeri, më e mira, ose më e keqja që mund të meritojë është mëshirë. E filloi karrierën me tradhëti dhe e përfundoi…tani është thjeshtë një kryetar shoqate, sepse as emër nuk ka tani. Ne në Francë këtë personazh e quajm mister ‘
‘Mr. Nobody’, është e vetmja fjalë që francezët e përdorin anglisht.”,- tha Burimi.
Më tej analisti foli edhe për drejtësinë, gjë të cilën e quajti të kapur dhe kjo do jetë sfida e ardhshme e opozitës për të garantuar që Shqipëria të shkojë në zgjedhje pa Ramën për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Amerikanët i dhanë Ramës dhe Bashës gjithçka, por sot ata janë përballë një fakti që kanë një parti të Berishës që peshon. Janë përballë një fakti që nuk mund ta evitojnë më. I dhanë Ramës gjithçka, i dhanë non grata-n për Berishën, i dhanë gjithçka edhe Bashës, i dhanë vulën… Dy vjet e gjysëm edhe Rama edhe Basha nuk arritën dot ta justifikojnë “besimin” e amerikanëve. Rama çfarë bëri, Rama në aspektin e brendshëm e bëri Shqipërinë një bordello korrupsioni, mafies, trafiqeve që po vendos sot në pozitë edhe aleatë të qeverive perëndimore, Gjermaninë, me pastrim parash në Shqipëri. Po ashtu edhe në planin e jashtëm Rama e ka kthyer në një bordello, jo në kuptimin francez, rrëmujë duke u zënë me aleatin më të madh të amerikanëve në Ballkan, Greqinë. Për çfarë u shëben ky mora këtyre, Rama po bëhet rrezik edhe për amerikanët. Vjen një moment që SHBA e kanë kuptuar se Berisha është një forcë e paevitueshme.”