I ftuar në TASK FORCE me Sonila Meço, analisti Genc Burimi foli rreth artikullit të medias së famshme franceze, “MEDIAPART”, e cila ka botuar një artikull bombastik për Shipërinë, ku e cilëson Edi Ramën një regjim autokratik dhe kleptokratik.
“Termi i përdorur për Ramën është autokrat, i njëjti term që përdoret sot në Francë për Putinin. A e imagjinoni ju çfarë revolucioni?! Të gjithë ata që sot në Shqipëri provokojnë dhe thonë për çfarë shërbejnë këto manifestime protestash, po për çfarë shërben bllokimi i Parlamentit…për këtë shërbejnë.
Franca sot, kjo që ka shkruar është një media më e rëndësishme në Francë, është para Le Monde, para Figaro. Pse? Sepse është media që të nxjerr ‘skupe’, është me abonim.
Kjo media ka bërë që të rrëzohen shumë politikanë në Francë. Nuk është media skandali, është media shumë serioze, ka mbledhur ajkën e gazetarisë, është themeluar nga ish-drejtorët e Le Monde dhe është media tëpër serioze të cilën të gjithë e kanë frikë. Të nxjerri kjo media sot një artikull bombastik se Edi Rama është autokrat…
Artikulli është ekzaktësisht ajo që thuhet në TASK FORCE prej dy vitesh që Edi Rama bën qoka për perëndimorët, në mëryrë që perëndimorët po ashtu t’i bëjnë qokë dhe të mbyllin sytë ndaj shkarjes së regjimit të Edi Ramës në autokraci. Ky është thelbi i shkrimit. Është ekzakt si ato shkrimet që pamë të botohen para pak kohësh në Neë York Times që kritikohej qeveria amerikane se mbyllte sytë përballë Vuçiçit.
Është i njëjti shkrim, por kësaj herë është për Ramën dhe është bërë nga Franca. Përse Perëndimi mbyll sytë ndaj Edi Ramës? Përse? Sepse ky regjik është autokratik që po mbyt liritë themelore, por është edhe një regjim kleptokratik sepse po vjedh. Dhe në artikull gjen që shembull që Edi Rama e filloi karrierën si kryetar bashkie, që atëherë filloi vjedhjen. Unë u habita që një media, si Mediapart të shkojë deri të Shqipëria, bravo i qoftë. Do ta kontaktoj sepse e njoh gazetarin, që punon edhe për Radio Francën, është njohës shumë i mirë i Ballkanit dhe ka qenë korrespodent në Serbi, do ta kontaktoj dhe do t’i them sepse ai ka bërë një shkrim me të gjitha ato pika që opozita po thotë pre dy vitesh në Shqipëri.
Ku është vlera e këtij artikulli? Vlera e këtij artikulli është sepse del në momentin e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet europiane ne Francë dhe në Europë. Një Macron, një ministër frances, apo politikan europian nuk mund ta shesë më Shqipërinë si shembull pas këtij artikulli. Dhe nuk e shkruan një dokushdo, e shkruan një gazetar që është autoritet në Francë, është “firmë”.
Nuk di si do justifikohet Edi Rama, mbajeni mend kur të thotë që janë pro rusë, por mos e besoni, janë gazetarë të rrjetit publik francez.”,- u shpreh analisti Burimi.