Sheshin “Jozef Shtraus” e ushqen
me të dy duart rruga “Bardhyl”
e kumbullat e kuqe nuk prodhojnë
as kokrra dhe as muzikë;
në degët e të kuqeve
nuk varen altoparlantë
dhe unë pa Shtraus dhe pa dashuri
nuk mund të rri gjatë:
mbledh copat e letrave
me vargjet më të fundit
dhe kthehem përsëri te burgu im
nga e njëjta rrugë: nga “Bardhyl”
që e ushqen Shtrausin me dy duar.
Sheshi “Jozef Shtraus”, ora 9.35, dt. 12, 7, 2015
Komentet