Është i njohur fakti se Kongresi Kombëtar i Lushnjës, e konsolidoi Shtetin Shqiptar dhe se ai përbën momentin e dytë historik, pas 28 Nëntorit të vitit 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Shteti i pavarur shqiptar u kryesua Ati i Pavarësisë , Ismail Bej Qemali. Ndjehem krenare pse Gjyshi im Qazim Adem Ruka së bashku me çetën e tij që vepronte në Vlorë e rrethina, u fut menjëherë në ushtrinë e Ismail Qemalit, dhe i shërbeu të parës qeveri Kombëtare. Madje për zotësitë dhe meritat e treguara u shpërblye, duke u gradua toger dhe më pas u emrua komisar policie nga ajo qeveri.
Gjate kesaj kohe, Qazim Ruka pati nje veprimtari ushtarake intensive. Ai zbuloi dhe eleminoi disa komplote, që bëheshin kunder Qeverisë së Ismail Qemalit(natyrisht çdo qeveria ka kundërshtarët e komplotistët e vet, të cilët veprojnë në kontekst të kohës dhe rrethanave). Fatkeqsisht Kombi ynë ka pasë plejadën e pashtershme të heronjëve, por nuk kanë munguar dhe ajo e tradhëtarvë.
Në plejadën e shkëlqyer të atdhetarëve bëjnë pjesë edhe gjyshi im Qazim A. Ruka me të birin Idriz Qazim Ruka. Idriz Ruka u fut në provën e zjarrit të luftëtarëve për çlirimin Kombëtar që në moshë fare të re, 15 vjeçar. Ai ka marrë pjesë në betejat kundër armiqëve në vitet : 1908, 1910, 1912, 1914, 1916, 1917, 1918, 1920, 1921, 1922, 1924, 1925, 1927, e në vazhdim deri më 1941,kur dha dorëheqjen si kuestor me gradë kolonel në Elbasan.
Siç del nga ky bilanc kalendarik, Idriz Ruka ka qenë përherë në lëvizje, në ndeshje e luftime, si me pushtusit, ashtu edhe me tradhtarët e vendit. Ai kishte kulturë civile dhe ushtarake, dinte që atëherë shumë gjuhë të huaja dhe gjente kohë për të studiuar në vazhdimësi. Idriz Ruka i kaloi të gjitha provat e vështira të luftës.
NË MBROJTJE TË KONGRESIT TË LUSHNJËS
Në ditët e mbajtjes së Kongresit Kombëtar të Lushnjës, Idrizi u ngarkua të mbronte punimet dhe qetësinë e atij Kongresi historik me forcat që dispononte.Idrizi urdhëroi trupat e tij, që në brinjët e malit Dajtit dhe në kodrat përqark Tiranës të ndizeshin zjarre të shumtë për të krijuar përshtypjen se Tirana ndodhej në rrethimin e forcave Patriotike.
Pas mbarimit me sukses të punimeve të Kongrasit të Lushnjës, Idriz Ruka dhe Ismail Haki Kuçi, u ngarkuan të siguronin hyrjen në Tiranë të Qeverisë së re.
Forcat ushtarake Shqiptare dolën nga Tirana për të pritur Qeverinë e re. Idriz Ruka ish krah më krah me major Ismail Haki Kuçin, kur trupat arritën pranë kazermave të Ali Rizait, u del përpara një autokolonë me ushtarë Italianë. Ndërhyrja e zgjuar e Idriz Rukës, shmangu përplasjen. Ushtria Italiane u kthye prapa për në kazerma.Pasi u siguruam, tregonte Idrizi për paralizimim e plotë të forcave të huaja, Qeveria e re e prirur nga Kryeministri Sulejman Delvina dhe Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, hynë në Tiranë, të përcjellë nga ushtarakët Shqiptare, dhe u vendos afër ish shtëpisë së Servet bej Libohovës.
Si mund t’u mohohen kontributet kombëtare këtyre trimave që nuk kursyen asgjë për t’i shërbyer me besnikëri Kombit?
Idriz Ruka ishte një oficer profesionist, i shkolluar, me kulturë, intelektual i kohës së vet. Gjatë kohës së Mbretërisë ka shërbyer gati në të gjithë territorin e Shqipërisë:
Në Ministrinë e Mbrojtjes,Tiranë
Komandant i Qarkut të Tiranës
Komandant i Qarkut të Shkodrës
Komandant i Qarkut të Korçës
Komandant i Qarkut të Dibrës
Komandant i Qarkut Peshkopi
Komandant i Qarkut Beratit
Komandant i Qarkut të Durrësit, Zv.Prefekt dhe Zv. Drejtor i policisë.
Biografia e tij e plotë gjendet në librin e tij me titull ” Policia Shkencore”.
SHKOLLIMI, KARRIERA- NGA MËSUES NË OFICER
Idriz Ruka mësimet e para i mori në Stamboll, Turqi. Arsimin e mesëm e kreu në shkollën Pedagogjike “Ruzhdie”në Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Pedagogjik ” Daryl Mulaimi “në Janinë.Në vitin 1911 – 1918 punoi mësues i gjuhës shqipe, ku pati një karrierë pedagogjike për tu marr shembull.
Në vitin 1918 mbaroi shkollën ushtarake në Tiranë dhe në vitin 1919 filloi karrierën ushtarake, tashmë në ushtri e xhandarmëri, punoi ushtarak gati në të gjithë teritorin e Shqipërisë. Në vitin 1920 ka marrë pjesë në luftën e Vlorës gjatë së cilës ka qenë komandant i batalionit të mitralierëve, duke luftuar vetë në vijën e parë, ku dhe është plagosur. Ka marrë pjesë në luftën kundër Esadistëve.Në vitin 1928 – 1931 mbaroi shkollën e lartë të karabinierisë pranë Akademisë Ushtarake në Firence Itali.Në atë shkollë u paraqitën 1.500 studentë nga e gjithë bota, fituan 750 studentë, këta studentë u futën në finale dhe fituan vetëm 150 prej tyre, ndër ta Idriz Ruka klasifikohet i pari. Mbaroi studimet tre muaj përpara studentëve të tjerë, atëherë Italia i dha në dispozicion një veturë një shofer dhe një oficer, ku e shëtitën në të gjithë Italinë. Pastaj i propozuan të punonte Guvernator në një provincë të Italisë, ku të dëshironte ai vetë. Idrizi me politesë e refuzoi postin e Guvernatorit, duke u thënë se ish shkolluar për t’i shërbyer Vendit të tij. Erdhi të shërbente në Shqipëri, si njohës i gjashtë gjuhëve të huaja: Turqisht, Arabisht, Greqisht, Latinisht, Italisht, Anglisht. Punoi për demokratizimin e jetës së vendit, prandaj u konfrontua edhe me Zogun.Për t’i ardhur në ndihmë organeve të gjyqësorit, të policisë, në vitin 1933 shkroi librin e parë me lëndë shkencore në gjuhën shqipe me titull ” Policia Shkencore”, libër i cili ndodhet në Bibliotekën Kombëtare , shtypur në ” shtypshkronjën”GUTEMBERG”Tiranë, në vitin 1933.”Në kujtim të Babait tim të shtrenjtë, në respekt të vullnetit, sakrificave, punës së pa lodhur dhe këmbënguljes së tij, e kam ribotuar këtë libër pas 78 vjetësh, në vitin 2011 në Tiranë. ”
I AKUZUAR DHE I DËNUAR NGA MBRETI
Në lëvizjen e Fierit,e cila drejtohej kundër Mbretit Zog, duket se Idrizi kishte dijeni. Ai ish aso kohe me detyrë Qark komandant i Durrësit, Zv. Prefekt dhe Zv. Drejtor i policisë.Mbreti Zog urdhëroi arrestimin e tij natën, ku u shoqërua për në Tiranë e prej andej në Fier, i akuzuar nga kolonel Ali Shefqet Shkupi, ish kryetar shtatmadhorie, dhe nga cakranjotët Namik Bektash e Jashar Sulo. Idrizi nuk pranoi akuzat e tyre. Përfundimisht u dënua me vdekje prej gjyqit të posaçëm me dekret mbretnuer Nr. 19 date 22 Shtator 1935, e torturuan në mënyre çnjerzore, duke e pompuar me pompë ajri në anus në përmasa të llahtarëshme,e cila i shkaktoi një hemoragji te rëndë, ku në vend të jashtëqitjes i rridhte gjak. Idrizi mbeti i sëmurë nga zemra, aortik i rëndë për gjithë jetën, i mjekuar nga mjeku i burgut Dr. Lluka Dhimolea.
Nga presioni i opinionit publik vendas dhe ai botëror, Idrizit iu fal jeta me dekret mbretnuer në datën 22 Tetor 1935, kthyer me burgim të përjetshëm.
Nga presioni ndërkombëtar, veçanërisht të qeverisë angleze, Idriz Ruka lirohet nga burgu me rastin e festave të 28 Nëntorit 1935, 23 vjetorit të pavarësisë.
Por dënimi aksesor i humbjes të të drejtave civile mbeti në fuqi, në mënyrë që Idriz Ruka të mos kthehej më në karierën e profesionit tij, ketë dëshironte Zogu, pasi i trembej Idrizit.
Gjatë kësaj kohe Idrizi u mor pak me tregëti e pak me blegtori për të mbijetuar, deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua dhe Zogu emigroi.Atëherë u ç’fuqizuan edhe ligjet e tij.
Pas largimit të Zogut në mërgim Idrizi kërkoi një punë civile për të plotësuar kohën e pensionit prej pak muajsh që i kishin mbetur. Por Qeveria nuk ia aprovoi punën civile.
NË POSTIN E KUESTORIT TË ELBASANIT
Në kohën e pushtimit italian, xhandërmëria dhe ushtria shqiptare ishin shkrire me forcat pushtuese, ndërsa policia mbahej formalisht në varësi të Qeverisë Shqiptare, e cila e emroi Idriz Ruken kuestor me gradën kolonel në Elbasan me dekret Nr. 1895 date 13 Maj 1940. Idrizi e pranoi me mëdyshje, ndoshta thjesht për shkak të pensionit.Por në atë kohë detyra e kuestorit ishte fort e ndërlikuar. Kishte nisur rezistenca e armatosur e partizanëve në male dhe e guerriljeve në qytete. Për një kuestor patriot, siç ish Idriz Ruka, rrethanat ishin tejet të vështira. Megjithatë Ai, falë pjekurisë dhe kulturës së tij, dijti të mbajë një qëndrim të ekulibruar, të dobishëm e patriotik.
Janë të dokumentuara ndërhyrjet e kuestor Idriz Ruka për t’i ndihmuar apo shpëtuar nag burgu ielgalët elebasanas.
Por veprimet e tij ranë në sy të pushtusëve. Një ditë e thirrën në zyrën e federalit italian, Enrico Riccotini. Aty ishte edhe prefekti i Elbasanit, Has Topalli. Ata e urdhëruan që të detyronte policinë për të përdorur armët e zjarrit kundër demonstruesve.
Idrizi ua ktheu aty për aty: ” unë nuk e bëj dot këtë punë. Nuk mund të qëlloj kundër popullatës së pa mbrojtur, të pa armatosur, që e bëjnë grevën nga uria dhe skamja, thjesht për bukën e gojës. Këto nuk janë në zakonin dhe karakterin e shqiptarëve zotërinj ! Dhe habitem me juve, zotni Has Topalli , pasi ju këto gjëra i dini mirë. E me që punët kanë arritur deri këtu, këtë detyrë le ta marrë kush të dojë. Unë nuk jam dhe nuk bëhem vegël qorre e të tjerëve.
Idrizi jo vetëm që i refuzoi ato urdhëra, por të nesërmen u fut edhe vetë midis demonstruesve dhe policëve, duke këshilluar secilën palë për urtësi dhe rregull, duke shmangë dhunën e gjakderdhjen.
Të nesërmen eprorët i kërkuan llogari Idrizit përse nuk i kishte arrestuar organizatorët e demonstratës.Ai u mbrojt me zgjuarsi, por veprimet e tij nuk mund të kalonin pa pasoja.
Federali Italian Enrico Riccotini, provokoi nje mbedhje te gjere, me disa nga pergjegjesit e te gjithe sektoreve dhe nga parija e larte te qytetit te Elbasanit. Mbi tryeze Riccotini kishte vene nje revolver dhe nje pale pranga. Idrizi e kapi fluturimthi situaten. Riccotini filloi te rendiste ngjarje, fakte e personazhe, duke e renduar shume poziten e kuestorit. Idrizi duhej te jepte llogari.
Idrizi e ruajti gjakftohtesine dhe, kur mori fjalen, fale oratorise se tij, beri nje mbrojtje bindese dhe i hodhi poshte, me argumentet e veta te gjitha akuzat. Riccotini e mbylli mbledhjen, pa marre ndonje vendim.Te nesermen, qe ne mengjes, e thirri Idrizin prape ne zyre. Pasi Idrizi hyri aty, Federali Italian kyçi deren nga brenda dhe i tha :- ” Bravo! Mbreme ua hodhe atyre miopeve, por mua nuk ma hedh dot!
Une e di qe ti je armik i fashizmit dhe e kam në dore te te jap plumbin, por nuk e bëj këtë. Kam respekt per ata qe dine ç’bejne ne te mire te popullit tyre. Me ke dhene nje mesim te madh, qe s’ma ka dhene as nena….Ti Idriz Ruka me ke hapur syte! Une do kthehem ne vendin tim. Nuk dua me te shtyp popuj te tjere. Me vjen mire, qe Shqiperia ka burra se Ti .
Federali e sinjalizoi se fashizmi kishte vendosë ta eleminonte, prandaj duhej të ikte sa më parë nga Elbasani.
Idrizi me gjithe familjen, nuk humbi me kohe. U vu per udhe drejt Fierit. Pra fashizmi nuk e kish harruar Idriz Ruken, siç pandehte Ai. Ate e kishin denuar me vdekje, por kete here ekzekutimi nuk do të behej publikisht, per te shmangur keshtu reagimin e opinionit. Urdheri i kishte kaluar per ekzekutim kuestures se Beratit. Kuestor ne ate kohe atje ishte Skender Permeti, mik i vjeter i Idrizit. Skenderi e vuri ne dijeni Idrizin per kete urdher. Ekzekutimin e kishte marre persiper qe ta zbatonte Isa Toska, nje bandit e kriminel i pa meshire.
NGA SHQIPËRIA, NË KOSOVË
Me te marre njoftimin, Idrizi u largua nga Shqiperia dhe shkoi ne Kosove. Ishte viti 1941 . Nisja u be me urgjence, pasi dy fshataret nga Zhupani i thane se koha nuk priste. Idrizi iku pa mundur te njoftoje as familjen. Por edhe ne Kosove, Idrizi nuk mund te rrinte pa bere gje. Patrioti mbetet i tille ne çdo cep te botes qe mund te gjendet.
Zoti Bektash Halite ka thene qe atehere:” Shqiperia ka shume oficere, por Idriz Ruka ka vetem nje ”
Idrizi u vu ne kontakt me patriotet Kosovare, duke marre pjese ne veprimtarine e tyre.
Veç te tjerash , Idrizi ishte i pranishem ne nje tubim te madh antifashist ne Peje, ne vitin 1942 . Pas tubimit u zhvillua ceremonia e ngritjes se Flamurit Shqiptar. Bashke me Idrizin ishte edhe Isuf Hasan Fejzullaj me origjine nga Rragezaj i Mitrovices.
Nga Shqipria, kreret e ballit kombetar, i dergonin mesazhe me anen e te cilëve e ftonin Idrizin qe te kthehej e te bashkohej me ta. Idrizi nuk u pergjigj.
NUK MJAFTON VETËM DEKORIMI
Idriz Ruka eshte dekoruar ne vitin 1993 nga Presidenti i Shqiperisë,dr. Sali Berisha. Natyrisht, kjo eshte nje gje shume e mirë, por mendoj se nuk mjafton për një intelektual të përmasave të Idriz Rukës, i cili për t’i shërbyer Kombit të vet, u dënua edhe nga Mbreti,nga fashizmi, edhe nga Komunizmi. Dihet qe komunizmi u mohoi meritat njerzëve te shquar.Ne nje radio portret te vitit 1993 thuhej se Idriz Ruka nga Vlora, ishte nacionalist i shquar, familje e nderuar, ishte një “Yll i Artë i Burgut të Burrelit”, mund të krahasohet me dhjetshen më të mirë të studentëve të Universitetit të Kembrixhit…Yll i Artë…. emer i pa shlyer, emër i nderuar dhe figure e paster e Kombit Shqiptar. ..Emisioni i kushtohej intelektualit nacionalist demokrat Idriz Ruka.
Hapi dosjet, o shtet demokratik i tranzicionit të zgjatur shqiptar! Biografia e Idriz Rukes duhet te jete me siguri nje ndonje arkive sekrete ne Ministrinë e Brendeshme te asaj kohe, ku me siguri jane shume e shume sakrifica e pune vetmohuese e tij, qe une nuk i di , pasi babai e kish zakon te mos mburrej , ndersa arsyeja tjeter eshte se mua me la te mitur 10 vjeçe, kur e burgosen dhe me gjeti 28 vjeçe, nene me kater femije, dhe jetoja larg tij.
QEVERIA KOMUNISTE IA VRAU SHPRESËN
Me çlirimin e Shqiperisë Idriz Ruka shpresonte se do punonte për nje Shqiperi demokratike. Por, per çudi, perseri e pret burgu. Duket se Qeveria e atehershme me ate Jugosllave, ne planet e tyre e kishin nje shënjestër edhe kete intelektual te shquar.
Qeveria komuniste shqiptare i mohoi Idriz Rukes te drejten e pensionit prej 309 franga ari ne muaj!
Ne vitin 1946 qeveria komuniste e burgosi, por nuk e dënoi,veçse pas një viti e denojne me 5 vjet burgim, me akuze ” se e dime ne pse ” kjo akuze u pasuar me sekuestrimin e pasurise se tundeshme e te pa tundeshme, dhe me humbjen e te drejtave civile, duke sekuestruar gjithçka qe gjendej ne shtepi.
Gjate kesaj kohe familja e Idrizit veçanerisht e shoqja Afizeja ( Afo Ruka ) kane provuar vuajtje dhe privacione nga me te pakrahasueshme ( edhe pse Afua vete I kish sherbyer te parit shtet Shqiptar qysh ne moshen 13 vjeçare, qe u martua me te shoqin Idrizin duke u sherbyer ne prapavije luftetareve te lirise, duke u mjekuar plaget, e duke u lare teshat e duke gatuar per ta).
Ne vuajtjet e tmerrshme te saj mjafton te permendim se 3 femijet e vegjel i vdiqen nga mungesa elementare ushqimesh dhe ndihme mjeksore. Kur vdiq njeri nga femijet, hoxha e mori ne dore te voglin per ta percjelle ne vorreza, ndërkohë nëpunësit e shtetit komunist nxirrnin plaçkat dhe mobiljet nga shtepia, pa respektuar kufomën e fëmijës së vdekur apo dhimbjen e një nëne. Ata nuk denjuan te prisnin pak sa te kalonte i vdekuri. Mendoni gjendjen shpirtërore të nënës time të gjorë në atë skenë absurdi…Fëmija i vdekur, burri në burg, dhe nënpunësit që rrëmbenin mallin e ç’të gjenin duke mos lënë as ushqim për gojët e uritura…Me se do të ushqeheshin fëmijët, nëna vetë apo gjyshja plakë? Nuk majftonte vetëm kjo tablo llahtarie, por edhe pleuriti i nënë Afizes. As essesët nuk ishin sjellë kështu me familjet shqiptare. Përse silleshin kështu me familjen e Idriz Rukës, kur ky vetë si ushtarak vetëm kishte shpëtuar jetë?
Shkak për dënimin e vitit 1947 u bë dërgimi i dy fëmijëve, Aleksandrit dhe Vitoria-s për studime ne universitetin e Napolit, qysh ne vitin 1940. Babai paguante shpenzimet e universiteteve rregullisht deri në vitin 1944, në këtë vit qeveria shqiptare i mbylli rrugët me jashtë , kështu pagesat nuk mund të bëheshin më. Në vitin 1947 universiteti i Napolit i dërgon babait një shkresë ku i kërkon pagesat për tre vite radhazi, në të kundërt do ta padisnin në gjyqin ndërkombëtar dhe të dy fëmijet do ti mbanin peng. Babai u alarmua nga lajmi, dhe iu drejtua Ministrisë së Jashtme se ç’rrugë duhej të ndiqte për të bërë pagesat. Ministria e mashtroi, duke e garantuar se sapo ai të dorëzonte paratë të kthyera në florinj pranë asaj ministrije, fëmijët do të riatdhesoheshin. Babai mori borxh përdori edhe kursimet e tij dhe i ktheu paratë shqiptare në flori. Për të kryer këtë punë ministria caktoi punonjësin e saj Perlat Hasani. Ai mori në dorëzim nga babai floririn dhe dy valixhe me nga dy palë kostume për secilin nga fëmijët, edhe veshje. Idrizi priste me pa durim kthimin e fëmijëve në shtëpi, por gjithçka rezultoi farsë.
Ministria përvëtesoi floririn dhe dy valixhet me veshje duke lënë të dy fëmijët e Idrizit peng në Itali. Pas pak ditësh e arrestojnë babanë duke i kërkuar flori të tjerë. Po ku ti gjente i gjori baba?! Nisi kështu kalvari i burgjeve për Idriz Rukën që më 1947.
Më 1950, Idriz Ruka dënohet përsëri me 20 vjet burg, këtë herë akuza ish paramendim, tentim arratisje, e përsëri me sekuestrimin e pasurisë , por këtë herë në shtëpinë tonë nuk kish mbetur gjë “përveç shtresat e mbulesat, që mamaja priste e përcillte partizanët, ato ishin të ç’ngjyrosura nga larjet e zierjet me finjë prej parazitëve, familja u internua, duke humbë të drejtat civile.
KUJTIME BURGU…
Sjell ndër mend disa kujtime rreth burgosjes më 1950 dhe mbajtjes në qeli për një vit në burgun e vjetër të Tiranës, ku më 1951 e nxorrën në gjyq. Idrizi i hodhi poshtë akuzat në mënyrë kategorike, e me dinjitet duke i kërkuar trupit gjykues, se përse po e dënonin? Trupi gjykues I thotë, ” Idriz Ruka, po të dënon populli ” Idrizi u-a kthen : Jo, jo, jo Populli ! Po më dënoni Juve , ju komunistët! Meqenë se më përmendët Popullin, hapni dyert të hyjë Populli, dhe jam gati të nxjerr një sy e ta vë mbi tavolinë, e Ju do shihni, se, Populli do më ngrejë në krah. Atëherë trupi gjykues i thotë : ” Ti Idriz Ruka kërkon pushtetin tënd ” Idrizi ua kthen : Pushteti im ka qenë dhe mbetet vetëm Zoti dhe Populli. Nuk jam as ballist as komunist… Kam lindur vullnetar nga barku i nënës, pa grada e pa ofiqe, dhe i tillë dua të vdes, vetëm duke qenë i vlefshëm për Kombin tim…Unë u kam dashur u kam shpëtuar jetët sikur ju të ishit fëmijët e mij, ju kam ndihmuar kur ishit në mal, me drithë e veshmbathje, me napa me djathë, me fasho për të mjekuar plagët, u kam strehuar e mbrojtur në shtëpi bashkë me fëmijët e mij, gruaja u ka pritur e përcjellë, ju ka ushqyer me duart e saj nga 20-30 partizanë në natë, e u ka larë morrat, bashkë me të amën e saj. Unë mendova se si në çdo revolucion e tranzicion bëhen gabime, dhe rastin tim kështu e konsiderova. Por po shoh se ju nuk më doni, tani as unë nuk ju dua… hapmëni rrugën të shkoj!….
Trupi gjykues i konsideroi argumentet e Idrizit si fyerje për drejtësinë ” Popullore “, duke i dhënë 20 vjet burg.
I shkreti baba…Ai pat menduar se kur partia të zbriste nga malet, do ti ngrinte një lapidar, për luftën, punën, ndihmat, dhe sakrificat që Idrizi bëri për të mbrojtur popullin, ndërsa komunistët e dënuan, e sekuestruan e po i vdisnin fëmijët një e nga një nga mjerimi e uria për bukë.
Duke mbetur në mjerim të plotë për vite me radhë i vdiqën edhe tre fëmijë të tjerë. Nga të gjithë këta fëmijë mbetën gjallë vetëm dy.
Jeta e tij ishte një kalvar i përgjakur. Dënimin e kreu në burgun famkeq të Burrelit, por nuk u dorëzua.
Për 12 vjet rrjesht punoi intensivisht për hartimin e fjalorit Anglisht-Shqip prej 55.000 fjalë dhe 2.000 fraza nga më të përdorshmet. Po ashtu përgatiti dhe një metodë të thjeshtësuar Anglisht – Shqip,për të mësuar rinia shqiptare gjuhën Angleze në mënyrë autodidakte.
Ndjenja e epërsisë kulturore, ishte një tipar origjinal në figurën e Idriz Rukës, prandaj ai nuk u mposht, por e vazhdoj punën e tij shkencore edhe në atë jetë ferri të burgut të Burrelit, ku e kishin plasur armiqtë e tij ç’mirëzinj, armiqtë e Shqipërisë.
Idriz Ruka I ka dhuruar Universitetit Shtetëror të Tiranës 2.500 fjalë për realizimin e fjalorit të parë të madh Anglisht – Shqip, fjalë që nuk ndodheshin në fjalor. Dorëshkrimet e tij dhe korespondencën me Universitetin i kam të ruajtura në shtëpi. Korrespondencën me UT e pati prej vitit 1961 – 1964 ( 15 Dhjetor 1964, kur liru nga burgu ). Më pas u mor vesh se autori i fjalorit Anglisht – Shqip prej më tepër se 55.000 fjalë e dymijë fraza, si edhe i metodës Anglisht – Shqip të thjeshtuar, nuk ish një ushtarak siç e kishin pandehur ata, por një i dënuar politik. Atëherë iu ndërpre korespondenca. I. Ruka e paraqiti fjalorin dhe metodën për botim në shtëpinë botuese ” Naim Frashëri ” në vitin 1967. Shtëpia botuese Naim Frashëri iu përgjigj: Ky fjalor është i përmasave të mëdha dhe tepër teknik, neve nuk kemi fonde. Ky fjalor i takon një të ardhmeje të shoqërisë sonë. Babai e kuptoi arsyen- Fjalori dhe metoda ishin vepra të një të deklasuari ! Prandaj nuk mund të botoheshin. ” Fjalori dhe metoda morën 12 vjet punë intensive dhe 3 vjet rishqyrtim e sistemim, plot. 15 vjet punë të palodhur ”
Më shumë se gjysëm shekulli më parë vizioni i Idriz Rukës ishte krejtësisht i qartë, “shqiptarët duhet të kishin mundësi të mësonin gjuhën angleze , e cila është sot gjuha që mundëson komunikimin mes të gjithë kombeve”
Studiuesi i gjuhës angleze, ish editor i Diellit dhe kryetar i Vatrës, Z. Akile Tase, bashkëvuajtes në burgun e Burrelit , ka thënë për fjalorin: ” Fjalori që na jep sot z. Idriz Ruka është vepër monumentale që do ta kenë zili edhe vetë kombet e mëdha. Vetëm durimi i një stoiku mund të bëjë në këto kushte një vepër të tillë “.
EDHE KRISHTI KA VUAJTUR
Idrizi ish një njeri hyjnor, ishte si një shënjtor, ndofta prandaj edhe vuajti aq shumë. Mendoj se me këto 3 vepra shkencore atij i takon me meritë titulli “Akademik “, nuk e di pse nuk i është dhënë akoma.
Ende më vjen në kujtesë amaneti i prindërve, para se të ndërronin jetë: ” dëgjoni fëmijë , ne si prindër kemi qenë simbol të Kombit, simbol nderi dhe besnikërie. Ne vuajtëm padrejtsisht, por edhe Krishti ka vuajtur. Prandaj në kërkojmë nga ju që të punoni e të luftoni për demokratizimin e jetës së vendit. Mos kërkoni asnjëherë hakmarrje dhe mos lejoni asnjë njeri në Shqipëri të bëjë hakmarrje, se boll, u vra e u përça populli dhe kombi ynë. Duhet të bëni pajtim e vllazërim kombëtar. Këtë amanet po ua lëmë në çastin që ne nuk do të jetojmë më “. Mamaja ime ishte shembull i përsosur i zgjuarësisë, ndershmërisë, fisnike e me zemër të dhimsur, bujare,me shumë vyrtyte. Afo Ruka ishte njësoj si i shoqi. Por jeta u tregua e pamëshirëshme, pasi njerëzit e liq me marifetet e tyre të zeza e vetëm për cmirë ua nxinë jetën, u treguan mos mirënjohës, ndaj gjithë atyre mirësive e dorëdhënësive, që prindët e mi u kishin afruar, kujtdo që ndihej në nevojë.
Mamaja e ruante personalitetin e saj shumë lartë, pasi ajo çdo gjë në jetë e konsideronte nder dhe se nderi për Atë , në kompleks ishte më I shtrenjtë se vetë jeta e saj. Babai i tha kur erdhi nga burgu: jam krenar për ty grua që ke qëndruar me kokën lartë, se po të ish ndryshe I tha , unë do ti kisha bërë një gjë vetes, se nuk mund të rroja i gjallë e pa nder.
Komshijtë, Anife e xhemal Lloshi më thanë : dëgjo Burbuqe, duhet të jesh krenare se babai juaj është një burrë Shteti , dhe nëna juaj,një model i grave Shqiptare.
Shkoja dhe i ndihmoja prindërit, derisa i mora në shtëpinë time. Por babai u sëmur me cerozë, ndërsa mamaja vdiq nga zemra, shkoi 6 vjet pas babait.
***
Idriz Ruka nuk ishte njeri politik, por Kombëtar. 65 vjet veprimtari publike, nuk ishte anëtar i asnjë partie politike.Nuk ngriti dorë asnjëherë kundër popullit të vet, edhe atëhere kur e urdhëronin. Nuk i ka zbatuar urdhërat e okupatorit, edhe kur ka pasë kokën në rrezik. Ka lufuar për të mirën e popullit të vet. Ai tha edhe para trupit gjykues: Të dalë dikush që i kam bërë keq gjat shërbimit tim!Ai ishte kundër hakmarrjes.
Duke pasë parasysh kontributin e Idriz Rukës, pyes: a nuk do ishte e e drejtë, që Akademia e Rendit të mbante emrin e Idriz Rukës, e ushtarakut që studioi në perëndim dhe shkroi librin e parë shkencor për policinë e shtetit ? E ushtarakut që u dënua pse studioi në perëndim dhe pse punoi në polici, edhe pse Ai punoi me vetmohim e me ndërgjegje të lartë për Shqiptarët dhe Shqipërinë ?
Pyes sërish: Po a nuk duhet ti jepet edhe titulli Akademik , meqenë se Idriz Ruka ka hartuar 3 vepra shkencore?! Nuk i kërkoj për hatër këto ndere, por jam e bindur se ai i meriton. Qysh prej vitit 2007 e deri 2012, u kam shkruar presidentëve e Kryeministrave, madje dhe kryebashkiakut të Tiranës, por asnjë përgjigje. Unë pres ende që e drejta të vihet në vend edhe pse Shqipëria ime ka plot halle të tjera/Dielli
Deshiroj te flas me ju nese keni munci dhe deshir jam djeli beruze demiri qe esht cupa e fatushe ruka motra juaj ju lutem me kontatoni [email protected]
[email protected]