Kush janë skenaristët që po na i përsërisin skenarët, po thuaj të njejtë, me dëme jashtëzakonisht të mëdha për kombin tonë? Ngjarja e fundit në Kumanovë qiti edhe një herë në sipërfaqe skenarët e njejtë të cilët i sollën edhe një tragjedi me përmasa kombëtare. Këta skenarë të përgatitur në shkollat ruso-jugosllave përgatitën skenat më të përgjakëshme në Luften e Dytë Botërore, ku lëvizja Nacionaliste për Bashkimin e Trojeve Shqipëtare u shkatërrua me skenarët e tradhtisë. Këta skenarë kurrë nuk pushuan së vepruari. Ata vepruan në stilin Ruso-Jugosllav. Gjatë 45 viteve likuduan ajkën nacionaliste të kombit tonë. Likuiduan klerin katolik me qender në Shkoder që ishte koka dhe mendja shqiptarizmës.
Kësaj kuzhine Ruso-Jugosllave nuk i mjaftoi ky terror vetëm mbrenda shtetit shqiptar, por përgatitën agjentë të cilët i shpërndanë në tërë mërgatën shqipëtare, dhe filluan likuidimin e krerëve të organizatave nacionaliste. Këtë e bënë në bashkëpunim me vëllezërit e tyre ideologjikë jugosllavë. Me daljën në skenë të LDK-së me në krye liderin Ibrahim Rugova, i tërë populli shqiptar në trojet e veta në Ish- Jugosllavi, u bashkua në këtë parti të parë të shqiptarëve. Ky bashkim në LDK u bë për të vetmen arsye: sepse LDK doli me një platformë të qartë kombëtare, ku për herë të parë parashihej rruga e sigurtë për zgjidhjen definitive të të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Ra sistemi komunist në Europë dhe u shpërbërja e BRSS si kupola e tij. Fituan forcat progresive dhe demokratike në Evropë, në krye me lideren botërore të demokracisë, Amerkën. Ra Muri i Berlinit dhe u bë ribashkimi i dy gjermanive. Këto pa dyshim ishin ngjarjet kryesore të cilat hapën rrugën edhe shqiptaret në Ish -Jugosllavi të bashkohen rreth programit politik të LDK-së me tri shtyllat kryesore të saj, Liri-Pavarësi-Demokraci. Kjo erë e demokracisë perëndimore fatmirësisht depërtoi edhe në Shqipërinë komuniste, dhe kështu u dridhën edhe themelet e sistemit të kalbur komunist.
Udhëheqjet komuniste në Europë me në krye më Rusinë, të tmerruara për këto humbje, koordinuan veprimet e tyre përmes agjenturave në Evropë.m Ata sabotonin në forma të ndryshme proceset demokratike në shtetet përkatëse. Aty ku nuk mund të pengonin, futeshin në partitë e posa formuara politike dhe pritshin momentet e volitshme politike për të vepruar. Një gjë e tilë ndodhi edhe tek ne shqiptarët. Agjentura e sigurimit të shtetit shqiptar aktivizoi rrjetin e saj përmes organizatës politike e quajtur- LPRK, organizatë e cila vepronte në Perëndim. Sigurimi shqiptar shumë më heret kishte rekrutuar agjentë të vetë në këtë organizatë. Krerët e kësaj organizate në të gjtha mënyratë u përpoqen me i pengue të gjitha proceset demokratke në Shqipëri, por edhe institucionet paralele që u formuan në Kosovë dhe një pjesë të qeverisë që doli në Perëndim. Gjithashtu edhe agjentë të ish sistemit komunist jugosllav u shpërndanë nëpër parti politike shqiptare dhe përpiqeshin të sabotonin me metodat e tyre përfide.
Që të dyja këto agjentura në Shqipëri dhe Kosovë pothuajse ishin identike, pasi kishin një shkollë, atë Ruso-Jugosllave. Kordinimin e tyre ata e filluan qysh herët, por ajo që filloj të zbatohet në praktikë ishte viti 1993. Në këtë vit vjen në Zvicër Adem Demaçi i cili kishte një autoritet goxha të madh në popull me kapitalin e burgut që kishte. Ai fillimisht u takua me disa shokë tanë të cilët ishin pjesë e organizimit të grupeve që u stërvitën ushtarakisht në Shqipëri. Fillimisht takohet me Ismet Abdullahun dhe përmes tij edhe me neve të tjerëve. Qëllimi i tij ishte që të bëhet organizimi i grupeve guerile dhe u vendos të fillohet me aksione guerile. Duke i besuar autoritetit të tij pranuam dhe filluam koordinimin me shokët tanë. Demaçin e vendosëm në një banesë në Nebikon. Banesa ishte e Ibrahim Lumës, një shok jashtëzakonisht besnik dhe shumë aktiv. Ai pat dërguar dy djemtë e vëllezërve të tij në stërvitje në Shqipëri. Ishte një shok shumë i besueshëm. Pasi kaloi një javë, ngjarjet filluan të ndryshojnë rrënjësisht dhe tani në sipërfaqe na dalin skenarë tjerë. Fare nuk ishte në pyetje organizimi i njesitëve guerile në Kosovë, por na doli krejtësisht diçka tjeter. Filluan takimet me ish funksionarë komunist në Kosovë të cilet erdhën në Zvicër. Pastaj filloi edhe takimi me LPK-në edhe pse në fillim Demaçi na tha se “nuk deshiron të takohet me pjesëtarët e LPK-së”. Në Zvicer erdhi edhe Rexhep Qosja i cili u inkuadrua në këtë organizem politik. Mahmut Bakallin e dërguan në Tiranë për të biseduar me Berishën me qëllim që nga Berisha të kërkohet një përkrahje për të formua një parti politike e cila do ja merrte pushtetin Rugovës. Ishim në banesën e Ibrahim Lumës në Nebikon (LUCERNË) – Adem Demaçi, Agim Mala, Ismet Abdullahu, Shefqet Baqaj, Zenun Idrizi dhe une, kur nga Tiran u lajmërua Mahmut Bakalli. Ai i tha Demaçit se posa dola nga takimi me Berishën dhe se nuk e kemi mbështetjen e tij. Veproni sipas variantit të dytë, ishte sygjerimi i Bakallit. Pasi përfundoi bisedën Demaçi me Bakallin, na informoi saktësisht se çfarë ishte varianti i dytë. Fillimisht duhej të futeshim nëpër të gjitha aktivet, nëndegët dhe degët e LDK-së dhe me punën tonë të marrim drejtimin e tyre dhe në zgjedhjet partiake të LDK-së, pastaj të depërtojmë deri në kryesinë qendrore, kështu si rrezultat përfundimtar LDK të përfundojë në duart tona, tha Demaçi, duke aluduar në vetveten dhe rrethin që e kishte. Rrethi i tij ishte LPK-ja me të gjitha strukturat e saja mbrenda në Kosovë dhe jashtë Kosovës, pastaj ish funksionarët komunistë të ish Krahinës së Kosovës si Mahmut Bakalli, Agim Mala, Isuf Zejnullahu, Azem Vllasi, Veton Surroi. Këta emra i ka përmendë atë natë Adem Demaçi. Si njërin nga më të rëndësishmit e kishte edhe Rexhep Qosen, i cili ishte edhe si zëdhënësi i tyre. Në fund na tha se e kemi edhe përkrahjen e Bujar Bukoshit, qoftë materialisht edhe në forma tjera. Duke e parë këtë skenar shumë të rrezikshem për LDK-në dhe vendin tonë neve u larguam nga ky skenar fatal për të ardhmen tonë. Ky skenar u vu në jetë me parullën tashë të njohur për opinionin „Ta marrim Kalanë nga brenda,“ por fatmirësisht nuk u realizua ai skenar, falë autoritetit të madh që kishte Rugova në LDK. Për të gjitha këto e kemi informuar Sali Çekun, i cili këtë informacion ia dergon presidentit Rugova.
Këtë ngjarje e shpjegova shkurtimisht për të treguar se skenarët Ruso-Jugosllavë e kanë zanafillën shumë heret dhe nuk u ndalen kurrë, për të vazhduar deri në ditët e sotit. Skenari i përpiluar mirë në Zvicër filloi së zbatuari, ku qëllimi kryesor ishte eliminimi politik i presidentit Rugova. Problemet e mëdha filluan mbrenda LDK-së nga ish të burgosurit politikë të cilët ishin në krye të këtij skenari. Jo rastësishtë po atë vit filluan shantazhet e Bukoshit ndaj presidentit Rugova. Ndalja e financimit për Presidencen, ndalja e financimit për udhëtimet presidentin Rugova, ndalja e financimit për QIK-un. Intervista e Bukoshit në mjetet e informimit se „Zyra e Presidentit Rugova punon nën miratimin e heshtur të Beogradit“. Këto ishin vetëm disa veprime të cilat dëshmojnë se edhe Bukoshi ishte pjesë e atij skenari. Pas këtyre veprimeve të këtij skenari ne organizuam një takim në Shtutgart me Fehmi Aganin, pikërisht në zyrën e LDK-së. Në këtë takim morem pjesë Sali Çeku ,Zymer Lulaj, Ismet Abdullahu, Saim Tahiraj, Zenun Idrizi, Shefqet Baqaj. Profesor Agani ishte kategorik se situata në Kosovë duhej ndryshuar. Bisedat në tavolinë pothuaj se janë shterrur dhe pa ndonjë rrezulltat në favor tonin thoshte Agani. Ai u pajtua plotësisht me kërkesat tona për shtimin e intensitetit të aksioneve guerile, por çdo herë në koordinim të plotë me politikën dhe më një disiplinë dhe përgjegjësi të lartë, se kur t’ju lajmërojmë ne juve veproni në një ilegalitet të thellë, por kur t’ju sugjerojme që të ndaleni ashtu edhe të bëhet, të pauzohet. Pas planifikimit dhe koordinimit të plotë u diskutua se për këto veprime duhet mbështetje financiare nga qeveria.
Profesor Agani edhe për këtë kishte menduar dhe kishte planifikuar një takim me Bukoshin. U ngritem dhe shkuam në aeroportin e Shtutgardit, ku kishte lënë takimin, dhe pastaj të fluturonte për Kosovë. Në atë takim Agani ishte shumë i prerë. “Bujar ti e dinë pse je dalë në Gjermani, je dalë për ti krye do punë shumë të rëndësishme që në Kosovë nuk ka pasur mundësi të kryhen. Po i sheh këta djem, je i obliguar që çka të kërkojnë me iu dhanë dhe mos me i pyet shumë.” Bukoshi i tha se nuk ka kurfarë problemi vetëm ta caktojnë njërin nga ta dhe vetëm me atë të kam punë pastaj. Ne pa hezituar fare pothuaj të gjithë me një zë u pajtuam, kështu edhe Bukoshi u pajtua. U kthyem në Zvicër të gëzuar se çdo gjë po e merr të mbaren. Për fillim na u nevojiten 10,000 dm. të cilat na i dha. Grupi i Deçanit në përbërje Sali Çeku, Zymer Lulaj, Ismet Çeku, Saim Tahiraj, dhe dy shokët tanë nga Podujeva Ismet Abdullahu dhe Nazmi Ajeti u fut në Kosovë, solli një sasi të armatimit dhe e shpërndau të shokët tanë në Kosovë siç ishin Rrustem Bruqi ,Ismet Mehmetaj, një pjesë mbeti tek vëllezërit e mijë në Beleg, ndërsa pjesa për Llap mbeti të Zenun Idrizi. U kthyem dhe Saliu raportoi për punen që e kemi bërë, duke kërkuar që kjo punë të vazhdohet kështu. E them me përgjegjësi të plotë se që nga ai moment e deri me fillimin e luftës, asnjë markë apo frang nuk kemi marrë nga Bukoshi. Të gjitha aksionet tona në Deçan i kemi bërë me vetëfinancim dhe me ndihmën e shokëve tanë në Zvicër dhe Gjermani. Po ta lexoni librin e Muhamet Kelmendit, do të shihni sa qindra-mijëra marka Bukoshi ua pat dhën LPK-së në emër të aksioneve të grupit të Deçanit, të grupit të Drenices ku komandonte Adem Jashari, Grupit të Llapit ku komandonte Zahiri. Edhe ky veprim tradhtar i Bukoshit ishte pjesë e atij skenari. Që nga takimi i parë dhe deri me fillimin e luftës shpenzimet për armatim të Grupit të Deçanit janë 75,000 fr. Edhe pse i premtoi Sali Çekut se do ua kthejë, kurrë Bukoshi nuk e bëri këtë. Heroi ynë kombëtar Sali Çeku shkoi në atë botë me 30.000 Dm borxh që i mori me premtimin e Bukoshit se do t’ja kthejë. Bukoshi pa fije turpi kurrë nuk ia ktheu, por rrethi i gjerë familjar dhe shokët e tij e kryen atë borxh. Ju falëmnderit shumë nga ata dhe turp për Bukoshin, ishte shprehur Salihu.
Ai po vazhdonte realizimin e plotë të skenarit famëkeq kunder nesh. Fillimisht shkatrrimin e rrethit më të fortë të presidentit Rugova, dhe pastaj edhe atë vet. Por llogarinë Bukoshi e bëri keq, sepse te Sali Çeku i kishte hasur sharra në gozhdë. Struktura organizative e Ministrisë së Mbrojtjes në aspektin teorik dhe praktik kishte përfunduar, pritej vetëm financimi i saj dhe implimentimi, por edhe këtu ai luajti rolin destruktiv, minues edhe shkatrroi gjithë atë investim njerëzor dhe profesional. Përfundimisht i la disa kohë të sillën poshtë e lartë në Shqipëri dhe pastaj i syrgjynosi në Perëndim. Në anën tjeter Bukoshi vazhdonte financimin e LPK-së në emër të punes sonë. A ka ma tradhti së ta pengosh strukturen ushtarake që vetë institucionet e Kosoves me në krye presidentin Rugova i formuan? Pastaj nga fondi i qeverisë që vetë LDK-ja e themeloi dhe e mbushte, të financohet organizata gjysem ilegale që vepronte në Perëndim, e cila me tërë arsenalin e saj propagandistik pengonte atë fond dhe e sulmonte presitentin Rugova duke e quajtur tradhtar. Pjesë e këtij skenari ishte edhe mosfinacimi i Adem Jasharit dhe grupit të tij. Ademi përmes baces Rifat dhe shokut tonë të grupit të Deçanit, Osman Ferizit, i kërkoj finacim, por fatkeqësisht edhe se Bukoshi ju pat premtuar, kurrë nuk e bëri atë punë. Nuk e bëri sepse Adem Jashari nuk ishte pjesë e LPK-së, por pjesë strukturës institucionale të presidentit Rugova.
Skenaristët të shkolluar në shkollen Ruso-Jugosllave e vazhduan skenarin e tyre për të shkatërruar çdo gjë që sillet rreth presidenti Rugova, por falë autoritetit të tij absolut që kishte dhe disa personalitetëve të forta në rrethin e tij në prapavijë, nuk e arriten suksesin e plotë, megjithatë dëme të mëdha po i sillnin vendit. Kjo vazhdoi deri në fillimin e luftës. Me fillimin e luftës me presionin e madh nga grupet e amatosura në terren dhe oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes Bukoshi u detyrua të lëshojë pe dhe të lejojë riorganizimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai me kërkesën e oficerëve emëroi Minister të Mbrojtjës kolonel Ahmet Krasniqin. Që në fillimin e riorganizimit dhe strukturimit të saj hasen në probleme, edhe pse e emëroj ai kurrë nuk i lëshoi vendim. Pasi u vendos në Shqipëri, u shtuan problemte. Kolonel Krasniqi kishte probleme me financat, edhe pse në fondin gjithqka për pavarësinë e Kosovës u grumbulluan shuma marramendëse parash. Bukoshi vazhdoi të zbatojë të njejtin skenar. Miliona e miliona i dha për LPK-në, ndërsa kolonel Krasniqi kishte rast që me tërë shtabin dhe strukturen e tij mbetej edhe me 300 DM. Këtë na tha ai në një takim që patëm une dhe Sali Ceku në restorantin “Nëna Mbretëreshë”, ku roje personale e tij në atë takim ishte Naim Geci. Na tregoi se Bukoshi po han me dy lugë, bile më tha që t’ia gjeja incizimin e një tubimi me masë që kishte pasur Bukoshi në Bernë të Zvicres, ku haptas ai kishte deklaruar se paguani në cilin fond të doni,në fondin e Qeverisë apo në Fondin Vendlindja Thërret, se të dytë janë të njëjta. Pastaj, të njejtin shqetësim kolonel Krasniqi e ngriti edhe në një takim që pati me Fatmir Sejdiun, takim të cilin e realizoi Sali Çeku. Në prezencen e Sali Çekut, kolonel Krasniqi kërkoi që presidenti Rugova t’ia japë kompetencat, duke u shprehur kështu “O Fatmir po du myhyrin e plakut, se Bujari po han me dy lugë dhe nuk i besoj ma. Le ta kam myhyrin e plakut pastaj e di unë se çka duhet me ba.” Takimi u realizue në lokalin e Fatmir Toplicës. Këtë bisedë na e shpjegoi Saliu mue dhe Ismet Çekut, ku ne ishim duke e pritur.
Pasi skenaristët nuk po mund ta realizonin skenarin e tyre përfundimisht, sepse Grupi i Sali Çekut dhe disa lidhje tjera po gjenin forma tjera alternative të furnizimit, ata vendosen për aktin e fundit. Aktin më të turpshem për shqiptaret,aktin më kriminalë ,vranë mu në mes të Tiranës, ministrinë e Mbrojtjës, kolonel Ahmet Krasniqin. Pas kësaj vrasje makabre kriminelët vazhduan me skenarin e tyre dhe bënë puç në Ministrin e Mbrojtjes duke e larguar njeriun më besnik të kolonel Krasniqit dhe njeriun që vuajti shumë në burgjet e armates jugosllave, Agim Mehmetin. Agim Mehmeti së bashku me vëllan e tij Bajramin ishin të dënuar politik si oficer në ushtrin jugosllave. Disa nga puçistët ishin oficerë që dëshmuan kundër Agim Mehmetit në gjyqet ushtarake jugosllave. Ata përmes Xhafer Jasharit i cili ishte baxhanak me Ibrahim Kelmendin realizuan puçin dhe përfundimisht Ministrinë e Mbrojtjes e shëndrruan në vegël në duart e Shtabit të Pëërgjithshëm-alias LPK-së. Bukoshit iu realizuan pjesët e skenarit dhe pa fije turpi sot e 16 vite nuk e thotë asnjë fjalë për Ministrinë e Mbrojtjes, për FARK-un e as për vrasjen e ministrit të saj kolonel Krasniqin.
Në tërë këtë rrugëtim të këtyre skenarëve Ruso-Jugosllavë e si njëri nga përsonazhet kryesorë na del Bujar Bukoshi. Domosdoshmerisht shtrohet pyetje se çfarë roli pati Ministri i Finacave, Isa Mustafa. Shumë nga ne kemi thanë se Isa nuk është fajtor, sepse Bukoshi nuk e pyet aske por vepron kokë në vete. Por ngjarjet që ndodhën pas lufte e sidomos me angazhimin e tij në politikë, detyrimisht na largojnë nga ky vlerësim. Skenari se si erdhi në krye të LDK-së dhe veprimet e tij tani e katër vite na detyrojnë t’i futemi një analize më serioze. Po fillojmë nga e para, se si erdhi në krye të LDK-së. Slogani i tij se kurrë koalicion me PDK-në tamam e gjeti formulën e fitores, sepse ai e dinte mirë se anëtarsia e LDK-së nuk e don atë koalicion. Pikërisht kjo formulë ia dha fitoren. Tani lind pyetje se vallë a iu përmbajt këtij premtimi? Përgjigjja vjen, si rezultat i veprimeve të tij, me një jo të madhe. Posa erdhi në krye të partisë filloi skenarët tjerë duke bërë marrveshje të fshehta dhe të hapta me kreun e PDK-së, dhe kështu u bë partneri më i besueshëm i tij, duke u shëndrruar në një patericë ku sa herë i rrezikohej pushteti Hashimit ky i vënte patericen dhe ia zgjatte jetën edhe për disa kohë. Pas marrveshjës për presidentin me pompozitet na doli për një fitore historike, sepse ia shkurtoj jetën kësaj qeverie kriminale. Por veprimet e tij të mëvonshme e tregojnë të kundertën, ai ia zgjati deri sa ai e siguroi në terren fitorën. Kur Hashimi e siguroi fitoren, bënë marrëveshje për shpërndarjen e Parlamentit. Turpi i krejt turpeve ishe deklerata e tij se ia e rrëzuam qeverin dhe ia shkurtuam jetën. Ata vetë i mblodhën nënshkrimet dhe pastaj LDK-ja me urdhërin e Ises i dhanë nënshkrimet dhe e shpërndanë Parlamentin dhe jo Qeverinë. Kështu Isa Mustafa ia bëri edhe një argat të madh aleatit të tij besnik, Hashim Thaçit që zgjedhjet të mbahen kur më së shumtë i konvenojnë PDK-së.
Skenari tjeter i turpshem ishte përpilimi i listës për deputetë, ku shumë figura të respektuara u lanë anash, pastaj gjuha e përdorur nganjëherë shumë fyese ishin sinjale që ky zotni nuk është i interesuar me i fitue zgjedhjet. Pikërisht edhe ashtu ndodhi, edhe pse të gjithë pritshin fitoren e LDK-së, madje edhe kundershtaret e saj, çuditërisht ndodhi e kunderta. Humbi zgjedhjet LDK-ja. Në vend që të luajë rolin e një lideri serioz siç e meriton LDK-ja dhe të dalë para antarsisë së saj e të japë sqarime, ai struket dikund dhe bënë skenarin tjeter hala ma të turpshem. Del me lajmin se kanë bërë koalicion me opozitën për mos ta lënë të formohet Qeveria Thaqi3, si e keqja më e madhe për Kosovën. Fillimisht e quajten LAN e më vonë VLAN. Kështu me veprime shumë të papërgjegjeshme, duke anashkaluar organet më të larta të partisë, siç është Këshilli i Përgjithëshem, vendos ta bllokojë vendin përplot gjashtë muaj pa Institucione. Prap keqpërdor Këshillin e Përgjithshem dhe me vota unanime si në Kubë e votojnë si kandidat për kryetar të Parlamentit. Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi kundër këtij koalicioni, Mustafa edhe më tej vazhdonte me skenarin e tij të turpit bllokimin e formimit të institucioneve te shtetit. Me veprimet e tij ai e shëndrroj LDK-në nga një parti serioze, shtetformuese në parti të rrugaçëve dhe të rrugës. Pothuaj pas gjashtë muajve bllokada me slloganin se kemi zgjedhur të keqen më të vogël dhe se kurrë ma qeveri Thaqi, çuditërisht, pa fije turpi, mbrenda nate keqpërdor prapë Këshillin e Përgjithshem dhe fillon skenarin tjeter koalicionin me PDK-në, si e keqja më e madhe për vendin.
Të gjitha këto skenare që i shtjelluam e që emrin dhe mbiemrin e kanë Isa Mustafë, po e vertetojnë së ky ishte pjesë shumë e rëndësishme edhe të skenarëve të mëhershëm Ruso-Jugosllav, për shkatrrimin e vijës politike të presidentit Rugova e cila do mbetet si vija më kombëtare pas Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizerenit. Skenarë të tillë është duke përdorur edhe gjatë gjithë procesit zgjedhor në LDK. I inskenoi zgjedhjet në Gjakovë, Podujevë, Rahovec e në disa qytete të tjera. Jam dëshmitar që pashë me sytë e mi si inskenoi procesin zgjedhor në në degën e LDK-së në Zvicer. Pasi dështoi skenari i tij, Mustafa dha urdhër që të prishet kuvendi, i cili është njeri ndër kuvendet më demokratike në mbarë degët. Por Mustafa deshtoi në degën e Zvicres dhe si dënim na i zvogloi delegatet nga 5 në 2. Çfarë paftyrësie, vetëm ai din ti bëj këto punë të pista. LDK-ja si parti serioze, shtetëndertuese, një parti që është e njohur me programe dhe platforma kombëtare, i është afruar ditës ku do të mbahet kuvendi i saj zgjedhor, nga i cili do të dalë kryetari dhe organet tjera drejtuese. Nëse dëshirojmë që LDK-ja të jetë prapë një parti serioze me program të qartë nacional,nese nuk dëshirojmë që LDK-ja të jetë një parti e e skenave të turpëshme të inskenuara nga kryeskenaristi Isa Mustafa, nese dëshirojmë që LDK-ja të jetë prapë avangardë e proceseve kombëtare duhet që në këtë Kuvend përfundimisht ta largojmë këtë Kryeskenarist të skenarëve të turpi që LDK-në e solli buzë greminës.
Komentet