Here verente t’amen se si lutet para kater – pese fugereve, here shikonte neper dritoret ne muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnje ma e shpeshte, e Lili verente se si drute dhe sendet e tjera marrin trajta te frigshme.
Vuri re edhe perjashta t’amen tue u lute nen kandilin e Zojes – i dukej neper qelqe te dritores – dhe argetohej: qe, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi te dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino ne qelqe te dritores. Syt i shkuen ne fund t’oborrit: qe, dikush po ec, i gjate, me floke te mdhaja, me shkop ne dore, shikon ne dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet ne qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s’ames.
– Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, – peshperiti frigshem.
Nana nuk bezante.Lili e shikonte si lutej neper gjuj, tue levize buzet afer shuplakave te ngjituna.
– Nana e eme nuk asht e fryte si fuçi, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu qeshe gjithkush – mendonte Lili tue shikue t’amen nga profili. Por pse i lot ashtu buzet? Si me thithe sheqerin me buze…sheqerin e hallvaxhis, te kuq, asi si blevi sot Mrika dy per nje çerek lekut.
– Uf, nane, hajt ma, a po çohe, me më dhane me hanger…
E ama permendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u çue.
Shkoi ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e bukes nga e cila rane disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti ne kusi me uje te vluem. Mandej u çue me marre shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbraze ne kandil te fugureve.
– Uf, nane, hajt ma nane, – kerkonte Lili me ngrane.
E ama qendroi ne mes t’odes e hutueme, nuk dinte kah t’ia mbaje, thyente gishtat e duerve, krismat e te cilave aq dhimbsunisht tingllojne dhe mendoi diçka.
– Rri ti te zjarrmi, – i that e birit dhe shkoi ne dhome tjeter. Iu avit si hije fugereve, me ftyre te zbeme edhe te frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi ne kusi dhe nisi ta perzije, nsa buzet makinalisht pershperitshin:
– Qe, moj nane, he, tash po han, – mendimet i kish ngjeti, diku t’arratisuna.
– Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftofte.
Grueja u çue, derdhi mbi dru te ndezun uje, i cili bani tym dhe potere, qe rreshpethtas ushtonte ne heshtjen vorreze te dhomes se zjarrmit.
– Cka te tha zotni Filipi? – pyeti frigshem te shoqin, i cili rrinte zymtas ne sy te ngulun mbi hu te fikun.
– Asgja. Cka me më thane…S’ia qet hesapi me më marre. Mundet me e krye me nje njeri at pak pune qe ka.
– Po a kqyre te zotni Lorja?
– Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s’me duhesh, tjetri s’kam nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerre as per vete buken e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj…Allahile, mos me pyet, – tha n’idhnim dhe mori mashen ne dore.
– Mire, mire, more Kolë, mos u idhno. Por…Cka kena me ba?
Ai me mashe ne dore shkarravitte nepeper hi te votres dhe nuk i pergjigjej. E ajo matej t’i thoshte mos shkrueje neper hi te votres se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:
– Thueji nanes te çojne paret, po desht me i dhane buke.
– Moj nane! Nuk m’i ke dhane paret…S’ka buke, ka thane, – britte Lili qe nga dera e oborrit.
– Mire, moj nane, s’ka gja. Tash ka me prue baba.
Por baba nuk pruni as buk as gja tjeter, as mbrame as sonte. Rrin prane votres dhe mendon e nje zymtim ia ka ba ftyren si te smundit. Mendon. Eh, sikur te gjitha keto mendime te baheshin pare! Deshte te pyesi per Lilin a ka pas me ngrane gja, por nuk guxoi. Kish frige te mos ndegjoje ate qe s’ka deshire me e dite. Nse s’ka pase çka me ngrane Lili, ma mire mos me e dijte e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte te shoqen, ne drite te bishtukut i dukej shume e zbete, me sut e thelluem e te nxime perreth. E dinte se c’domethane.Drita e bishtukut nisi te dridhej, dhe dridheshin te gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashke me dy kensa qe dridheshin nga friga e jetes se neserme. Pa buke. Te dridhunit e flakes se bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pernjehere u çuen te shkojne me fjete.
– M’u hiq, pash zotin. Larguhu, – i thoshte e shoqja te shoqit n’errsinen e dhomes, rate, nen fugeret ku kandili nuk ishte ndeze.
– Cudi, pse zoti Filipi me te hjeke nga puna; ty po, e ate dy jo; pse jo njenin nga ata – n’errsin i fliste te shoqit me guxim.
– Ku e di une…E dij se c’mendon ti! Kujton se me ka xane ne ndoj pune te keqe, prandaj me ka qite nga pune.
– Po kot pse po te qet? …
– A te thashe, moj e marre, se nuk ka pune per tre vete! Ti nuk merr vesh!
– Mire, mire. Mos bertit, se po ma çon djalin.
Heshten. Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra deri ne nate vone.
Kumbonet lekundeshin, leshojshin tinguj te cilet zvarriseshin neper rrugat e qytetit, lemojshin pullazet e shtepive, futeshin neper vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtepine e Zotit.
Kola, nga skaji i trotuarit , shikonte ceremonine fetare ne parakalim. Kujtohet se para pesembdhete vjete dhe ai, njashtu si ato femi, barte fugure, qira dhe kendonte kange kishe. Era e kemit(tamjanit) qe i mbrrini te vrimat e hundes i kujtoi ma intimisht feminin shkollore. Si neper reliev shkonte me mendim neper kujtime; nderlikoheshin ftyra shenjtesh, priftnash, mesuesash, shkoesh nder skuta t’errta, tue u lute, dikush me pervujtni e dikush tue shame kujdestarin, qe s’e la me ikun. Eh, sikur te mbetshe ne kuvend, te mos dilshe jashte, – mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashme me hidhnim. Po ai, ai atje, çka don me qiri ne dore? – e gati sa s’bertiti. Tush Prendi, hajni me dorca te bardha, me qiri ne dore… Kuj ia ka ndeze? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then per shpine tue e rrahe… Ama, dhe keta priftent, shoke te mire kane!Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u merzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kerkonte dike me sy. Ma se fundi erdh dhe turma e mbrame. Kola u fut ne te. I kish thane zoti Filipi: duku neser. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjeter, i del here pare, here per anash, here sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon biseden:
– A te bie nder mend, Filip, para pesembdhete- njezet vjet si ishin keta procesione?
– Eeeh! Atehere…
– Te kendonte zemra n’at mori popull, lavdi Zotit.
– Ndryshe atehere, zotni Zef, ndryshe asht sot…
– Po due me thane se djelmnia e soçme nuk merr pjese me gjithe zemer…Eeeh! na atehera…
– Epo fajin deri diku e kemi na; por ma teper e kane fajin do shkolla te reja qe na i kane çile tash…
– Tamam e ke. E kam nipin qe, me keni i emi, buk s’i nap me hanger, – sa hape gojen, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po çka t’i bajsh shkollave te reja? …
– Po çudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t’egjer ishin…
– Leni, allahile, – dhe sillej zoti Zefi me pa mos t’i prigjoje kush.
E Kola, qe gjithnje prigjonte, ne mjerimin e tij u qesh dhe tha ne vete:
– Te mos kesh frige mos kujto se po te padish kush se je bolshevik…
Kur pa se me zoti Filipin s’po piqet sot, i hyri nje idhnim. Mire e ndjeu se si i vloi diçka ne gjoks dhe shpejt si kokerr iu ngjit ne fyt. Aty u mbytte. E kujton shtepine, dhe kokrra ne fyt e mbyt. Te bertasin ne ket turme ndjenjash te serhollueme, te bertasin me te tane mushkni – dhe te shkyhet s’ka gja, te bertasin:
– Buuuke! Buuuke per Lilin!
– Hee… do buke? Kur te t’apin buke, ke per te kerkue tlyn, mandej mish e mbasandej ke per te kerkue shtepi me diell… heee – jo! S’duhet mesue bota njashtu. Jo! S’ka buke!
– Buke! Aman! Vdiq Lili!
– Jo, mos kujto se ka me vdeke. S’ka vdeke te na kush per buke. Per pashke ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhane ndoj lek.
Por Kola nuk bertet. Jo me fjale, por as me te dukunt te jashtem nuk don ta tregoje mjerimin e vet. Mundohet te buzeqeshi kur pershndet ndoj te njoftun.
– Si je, Kole? Si po shkon?
– O mire. Si je, ti Nike? – dhe buzeqeshja e perdhunt ia hap buzet.
Por kur shkon ne shtepi, aty ma nuk mund te lozi rolin e njeriut te kenaqun me jete. Buzqeshjen e vet e var ne dorzen e deres s’oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qe grueja, e cila sigurisht e shikon neper dritore, mos te genjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t’erret dhe atehere shkon ne shtepi… Barem, atehere Lili asht ne gjum dhe s’ka me e pyete a i ka prue gja.
***
Zotni Filipi s’kish dale ende ne kafe. Kola po e pret. Kanjehere e shndrron ndoj fjale me dy garsonat. Veren Kola si shkelqejne tryezat e gurit te bardhe, karriget e zeza me politure, – iu bane si me qene pjesa e nje trupi te tij te madh, nga i cili u shkeputen. Ndiente per ta diçka si nostalgji. I kujtohej vetja si, me dy-tri tabake mbushe me gota, sillej i lete tue sherbye, shpejt, pa gabim, paster. Atje m’at tryeze ne skaj vinte nje zotni, i huej, i cili gjithmone jepte bakshish. E me at bakshish ai i blente diçka Lilit. Zotnia kerkonte nje vermut dhe me ia ndeze cigaren. Keshtu ne mendime, nder mashtrime te gjalla aq thellohej Kola, sa gati i vinte te bertasi: Urdhno, zotni! Po vjen! – megjithse kafja ishte fare e zbrazet. Ishte koha mbasdreke.
Ulet Kola ne nje karrige. Po t’ishe ketu me sherbim nuk do te mund te rrinte, tashti barem njat privilegj e ka (o sa deshronte mos ta kishte). Ndej ne karrige, brrylin e mbshteti ne tavoline e ftyren ne shplake. Prap mendime. O mendime, fundi ju dalte! Se asgja s’po qitni ne drite. – Pese vjet pune ne ket kafe. E per pese vjet trajtat e te gjitha ketyne sendeve lane vrage te pashlyeshme. E bajne dhe shpirtin e njeriut qe t’u shembelleje. E shpirti i Koles asht coptue, ash shpernda grima-grima. Pak nga ai asht fute neper vrima te karrigave e te tryezave, te cilat Kola i njofti nje nga nje tue i kerkue, e pak nga shpirti i tij asht fute, asht ngjite, asht ngjeshe neper paçavra te ndyeta dhe mshisa te lagta. Atje, n’at tryeze – i kujtohej Koles- kishte gjithmone ma shum bishta cigaresh dhe gjithmon mbi te ose ishte shkarravitun diçka e pakuptueshme, ose vizatuem ndoj ftyre, ndoj trup grueje me tjera. E ai mbasi e shikonte mire e mire, e hapte paçavren e lagte dhe me aq fuqi e ferkonte, saqe tryeza lonte vendit. Duhej mshi mire, se qortimi i kercnueshem i zoti Filipit nuk mungonte. Pese vejt kesi pune. Dhe mandej ne rruge te madhe. Por as zoti Filipi s’ka faj. Pune s’ka. – Po kush kaf aj? – Askush. Nana qe me lindi, – une me shoket e mi qe apim te gjitha fuqite e veta per nje krodhe buke – dhe keto fuqite tona askuej s’i duhen.
Kush ka faj? – Kola thote askush s’ka faj – dhe aty qendron e tane tragjedia e tij. Vuejta intime deshpruese, e cila t’udheheq ne vetvrasje. Por mire ash qe Kola mendonte ashtu e jo ndryshe. Ta dinte ai se kush e ka fajin, ose se paku t’ia kishte vue ai vete kuej fajin, atehere – eh atehere… Fuqite e njerzve n’ankand kushedi si do te veprojshin.
Crrr-crrr-crrr bajshin kepucet e reja te zotit Filipi. Kola u çue ne kambe.
– Ej, Kolë? S’kemi gja te re? – por menjehere vazhdoi:
– A ishe dje ne procesion?
– Po, kam kene…
– Pak popull, s’ishte shume. Cudi, te rijt e soçem, si me i pase marre me dale ne procesion e me u vue ne rresh. Po ku ishe ti? Une s’te pashe.
– Isha mbrapa jush, zoti Filip.
– Eh, po, po, e dij. Une isha me zoti Zefin, bisedojshim per disa pune, por nuk te vuna re.
– Une erdha, zoti Filip, at pune qe me keni thane – desh te vazhdoje Kola, por s’e la ky.
– Kur isha une i ri, – filloi zoti Filipi me ftyre te qeshun dhe tue u ule ne karrigë – nje here keshtu ne procesion tue kalue, nje turk u qeshte ose lajkos, ose uratve tona, ose neve te gjithve, e une –eh, atehere me vlonte gjaku – dola nga rreshti ta kapa per fytit at qen bir qenit dhe zoti me dha nje fuqi te mrekullueshme, saqe gati e mbyta aty ne vend. Por u perzien tjeret, te dyja anve, t’u perleshen, une shpejt ika ne rresht, vazhdova rrugen ne procesion, kur mbrrini policia tue fishkellue dhe t’i rrasi ne burg nga te dy palet. Ha-ha-ha! Edhe sot, kur me bien nder mend, qeshem se si disa shoke te mi hangren dajak ne burg e une shndoshe e mire. Ha-ha-ha…E te rijt e soçem…, – vazhdonte zoti Filipi tue shikue neper dere.
– Pse mos te qeshesh, – bluente Kola nder mendime te veta, – shoket te kane hanger dajak e ti jo, ti s’ke hanger kurr dajak; por Pashkesh ose Keshndellash, ose ndoj feste te madhe si dje ke veshe kepuce te reja; e meqe vij me te lute per pune, m’i tregon pallavrat qe ke ba kur ishe i ri. Pse mos te qeshesh?!
Kola, i vramun, shikon zoti Filipin. Ky e din se Kola s’po e ndegjon, por vazhdon te flasi gjithnje ma me hare. Kish qellim te mire, si shifet. T’ia largoje mendimet nga mjerimi i papunsis, ta zbavisi, por edhe veten te nxjerri sa ma lire e mire nga borxhi kundrejt Kolës. Por se fundit, e pa se nuk shkon kjo taktike, prandaj ndrroi flete dhe i ra çeshtjes ne thelb.
– Po e din, ti Kolë, se punen tande gjithnje e kam nder mend?
– E dij. Ju felemnderës!
– Per Zotin, si per djalin tem mundohem. Te permenda nder dy-tre vende, port e gjith m’ankohen se s’kane pune dhe se nuk mund t’i shtojne shpenzimet… E une, ti po e shef edhe vete. Thuej, thuej due me ndie nga goja jote, a ma qet hesapi me te mbajte?
Kola disi i turpnuem nga fjalet kaq miqsore, mezi murmuroi:
– Po, nuk jua qet hesapi? – e ne vetvete vazhdoi: s’po fike me më mbajte derisa te gjej pune ngjeti…
– He pra, çka me ba? Ket krize, ket horrllek une s’e mbaj mend ndojhere. U bane lufta, u bane revolucione, por krize nuk kishim. Vlonte parja anembane. Shtrejtsi – po. Por ajo ishte per dobi tone. E sot, tek po kemi qetsi shyqyr, por ç’e do qetsine, more Kolë, kur asht kriza? Apo s’asht keshtu? Une, ti, na duem me jetue. Cka na duhet ne se po vriten tjeret… A ende s’jane vra-a? U farojshin. Pune, pune me fitue… Apo s’asht keshtu?
Kola pau se zoti Filipi prap po ia nis bisedes dhe bani sikur do me shkue.
– A, po shkoj. Tungjatjeta!
– Tungjatjeta. Kolë! Mos kij mendim. Gjithnje te kam nder mend. E sa per mue, ti edhe vete the se s’ma qet hesapi. Hajt, udha mbare…
Nga dera e kafes Kola u gjet ne rruge te madhe te qytetit. Diçka ia pickonte dhe ia digjte syt. Lot.
– Po pse me thrret? Pse me rren ne shprese, barem? Ah… – dhe kryevrare, dalngadale, me mendim te mpite nder tru se do ktheje ne shtepi prap pa gja, endej rrugave pa dite per vete.
***
– Lil! Hajde, nanë, hajde, me ra me fjete, se te ka shtrue nana.
– Jo pra, jo! Aspak! S’due me fjete! Due me prite babën.
– Po baba vjen vone, moj nanë. Hajde, te paste nana.
– Jo, praaa…
– Po te dëftoj nje prralle te re te bukur.
– Cilen? – ngau djali nga dhoma e zjarrmit, iu avit s’ames dhe e shikonte me shkelqim ne sy.
– Nje te re… U, po te mesoj uratë…
– Jo, jo, s’due uratë, due prralle…
– Mire pra, prralle. Por edhe ti me e mesue permendsh?!
– Pooo – dhe u fut femija nder shtresa dhe e ama u shtri prane tij.
– Hajt, nanë, prrallen…
– Ndegjo, pra. Venia veshin mire dhe thueje ti mbas meje. Ati yne qe rri ne qiejt…
– Aty yne… uf… jo, jo, thueje ti vete ma pare.
– Mire pra: Ati yne qe rri ne qiell, shejtnue qofte emni i yt, te mbrije mbrentimi yt, te bahet vullneti i yt sikur ne qiell edhe ne toke…
– U nane, po kjo nuk asht prralle! Kjo eshte uratë! E din edhe Zefi, ia ka mesue gjyshja…
– E, a shef sa mire e din Zefi?… Duhet edhe ti me xanë.
– Mire, pra… Si fillon? – dhe strukej Lili ne prehen te s’ames. Kryet i mbshteti nder gji te saj, NDIENTE ERE NANE.
– Ati yne qe rri…, – shqyptonte nga nje rrokje e ama e Lili persrite. I ndalohej vemendja nder fjale qe s’kuptonte, por makinalisht vazhdonte te persrisi fjalet nga buza e s’ames.
– Buken tone te perditshme epna sotn, – vazhdonte e ama uratën.
Mbas ketyne fjalve te persrituna, Lili mbet:
– Buke te bardhe, nane, iha qysh kur s’kena hanger! – dhe çok kryet me ia pa ftyren s’ames.
– Hajt, tash me e thane ti vete deri ketu…
– Po… e dij. Si fillon?
– Ati yne…
– Ati yne, buken e bardha na fal…
T’amen e zu gazi, dhe nisi te qesh heshtaz, por e zu kolli:
– Jo, more… ti i re shum per shkurt…
– Uuu, kjo prralle asht shum e gjate, s’e due – jo, aspak, – u zemrue Lili.
– Sa mire Zefi e din uratën? E ti s’e din. Marre!
– Pooo, posi… ai nuk din asnje prralle qe dij une. Ai asht qyqe. Ta kam rrahe, t’i kam ra grusht, pse me ka thane se s’kena çka me hanger dhe pse s’ia kena pague paret per qira.
– Si, more, me i ra djalit te zotnis?! Te rafte pika duerve!
– Po fort, pra! Tash e mbys.
– Besa, s’guxon ma me e preke me dore… Jo, moj nane nuk duhesh me e rrahe Zefin…, – ndrroi e ama me te bute.
– Po, po pse me më thane ai mue se s’kena buke me hanger, – shfajesohej Lili e zani i dridhej gjithnje ma teper. Ishte gati te zhgrehet ne vaj.
E ama e muer me te mire. Ia kruente kryet. Dhe shpejt e zu gjumi.
Lili merrte fryme te rregullt. E ama u suell ne shpine dhe ashtu e shtrime ne shtrese kundronte neper gjysemerrsinen e dhomes. Llamba, e ulun gati krejt, leshonte ere vojguri nen tavanin e ulte te dhomes. Ia digjte cipen e holle te hundes se ftofun, nga e cila kullonte uje. Ajo e fshinte me gisht. Ndiente, ashtu e shtrime, si e terheq shtresa, e thith, e perpin ne nje gjum te rande si plumbi e te pakuptueshem si errsina. Por, mendimi, si nje korb i zi, ka ba çerdhen ne nje skaj te trunit ne rrashte, pjell te keqen mbas te keqes dhe s’len me fjete. Diku nga fundi i mides i doli si nje te dridhun, diçka si afsh i nje dashjes, i nje deshires, i nje nevojes se domosdoshme. Edhe çudi! Ashtu e lodhun, e undhsme dhe me shpirt e vujtun, ajo n’at çast deshronte, si net e para te marteses, t’i shtrohej deshirem me gjith zjarrmin e nje trupit qe vuen. Aty, aty asht harresa, shpetimi, e vetmja kenaqsi e jetes se saj varfanjake. Por edhe njajo pune bahet shpejt e hidhet si berthame e kumlles se gjelbert dhe pa pjek… Ne kesi nate, kur trupi zgjohet nga zjarrmi i etheve te mfshehta, njajo deshire asht si deshira e njeriut, i cili mbasi ka vendose te mbytet, hidhet n’uje, i zehet fryma, mbytet, mbytet me siguri dhe qe ndien kenaqesi bash pse mbytet.
Kola sonte ende s’ka ardhe, por ka me ardhe. Te vije. Kola nuk asht ma Kola qe ishte. Kola i mire, i qeshun, me duer plot qe vinte ne shtepi nuk asht ma, – por asht Kola pa pune. C’e do burrin pa pune? – i tha nje shoqe keto dite. Dhe grueja e votres nuk ndjen shume per burrin pa pune. Po burri me çka dallohet nga grueja? Jo vetem me pantallona, por me punen qe ban per t’i sigurue grues miregjendjen. Dhe pikerisht me njate dallohet. E kur burri s’e ka at pune, atehere ç’e do? Te na leshojne vete ta fitojme jetesen, – por as njate s’te lane, te qesin ngatresa, – i tha grues se Kolës nje shoqe e cila gjithastu e kishte burrin pa pune. Ajo, bile, dhe i uha dhete leke. Dhe i tha:
– Kur te kesh nevoje te madhe, eja tek une.
Grueja e ndershme e Kolës desh t’i thoshte kesaj grueje: jo, moj grue, une nuk vij ne shtepi tande – pse e tane bota fliste per te se nuk asht e ndershme. Ajo desh t’i thoshte njashtu, por te dhet leket, qe i kishte shtrengue fort ne dore, i thane: ndal! Dhe ajo te gjitha ato mendime te keqija i kaperdin. E kur i kaperdin, nuk i duken gjithaq te keqija.
E sonte burri i saj ka me ardhe. Por, burri pa pune, a asht burr? Grues s’i bahet, s’i duket se asht burr. Dhe sonte kur te vije, ka per te hyme si ne shtepi te huej, pa te drejta dhe marreveshje. E nder shtresa, rate, kur dora ka me udhtue me gjete harresen, grueja ka me i thane: mos me prek!
Po Lili ç’ka pat? Pse u zbe qe nga maja e hundes deri te veshet? E syt pse i xhixhellojne ne zjarrmi? Mos e zu malli per baben? Per baben qe shkoi diku, nga do t’i bije çukulada…
– Mos harro me i prue Lilit çukulade, – i tha nana babës, kur ky me nje valixhe te shkyeme, marrun uha, nisej nga dera e me sy te turbullt shikonte femin.
U nis, shkoi ne kryeqytet. Atje, i thane, se ka me gjete pune. E keshilloi me gjithe mend dhe zoti Filipi. I dha diçka edhe per udhtim, uha. E shoqja nuk bezani fare kur i shoqi ia tha mendimin e vet. E Kolën, kur kjo s’bani za, diçka e theri thelle mfshehtas ne zemer. Por u nis, me vendim te preme qe t’u dergoje femis dhe grues sa me parë per jetese. Me gjith vendim te preme te tij, kaluen disa dit te mira e ai nuk i lajmoi gja shtepis. E shoqja priti dy jave rresht, dit’ e nate, ndoj lajm, leter a pare, por kur s’erdh gja, e kojet e bukes munguen e vdekja ne rini nuk pritet me duer kryq, ajo ndryshoi jeten.
Po Lili? Lili çka pat? – Jo, s’e zu malli per babën. As per çukulade… Por u zbardh, u zbe qe nga balli nen floke deri ne bire te mjekres se holle, e ne mes te fetyres syt i qitshin shkendija.
– Nanë, uje…uje nanë, – dhe ne jastek sillte kryet here ne nje ane, here ne tjetren, me gishta qe dridheshin kapte safen e ujit dhe s’e leshonte pa e pi deri ne fund. E e ama ia terhiqte:
– Mjaft, moj nanë… Lil, mjaft ke pi…
Dhe per nje muej, i cili ka 30 dite, dite per dite e zune Lilin ethet. Kur ish nder ethe, i skuqeshin mollzat e syt zvogloheshin; e me tekaluemen e tyne zbehesh dhe qante ose pse nana nuk ia plotsonte deshiren, ose pse i pelqente te qaje. Me qa, kur ke vner dhe ethe, asht nje ngushllim ndosha, kushedi.
– Uf, si ma plase shpirtin, – i thoshte e ama kur ky qante. E Lili vazhdonte te qaje jo pse ia plaste shpirtin s’ames, por pse i pelqente te ndegjoje si i oshtin zani i vet nder veshe dhe i pelqente te qaje nga inati, nga inati. Pse mos te qaj? Po fort! – mendonte Lili me vete.
– Pse s’me nep, pra, buke te bardhe? E, pse s’me nep? – i sillej s’ames, e cila i kish mendet e humbuna dhe vazhdonte te qaje.
Pau e ama se si Lili u zverdh si drita e bishtukut e ethet nuk po e lene. Dhe e dinte se duhet me thirre mjekun, me ble barna, me i ba Lilit minester per me hanger, me pime limonade ne vend t’ujit kur ka zjarrmi, me u veshe trashe kur del perjashta, te gjitha keto i din e ama e Lilit, i ka mesue te zotnia kur, si vajze sherbetore, por…
Dhe nje dite, kur Lilin, mbas etheve te forta e zu gjumi, e ama e ndryni shtepine dhe shkoi te grueja qe i kish dhane uha dhete leke. Shkoi shpejt, pa kthye djathtas e as majtas dhe pa u mendue ma gjate, por me vendim te preme, si dhe burri i saj, per me gjete te hollat e nevojshme qe i duheshin per mjekimin e Lilit.
***
Dhe mjeku erdhi. Nje burr i shtyem ne mot me ungjill ne dore. Hyni tue shikue djathtas e majtas qe te shofi kend. I doli e ama e Lilit. Lili nder shtresa ish bame palmuç. Mjeku iu avit, nxori termomentrin t’ia veje nen sqetull. Por Lili, si duket u friksue nga termometri, ia nisi te qamit dhe i shmangej mjekut. E ama u avit, e mori me te mire, e perkedhelte, e puthte dhe se fundi mezi ia vune termometrin. Mandej mjeku e mori ta prek neper trup femin. Gishtat e ftohta te mjekut iu duken si thika Lilit. Dridhej i tane nga friga e mjekut, nga te ftohtit, nga vuejtja dhe s’dinte se ç’bahej me te. Veç kur e mbuluen dhe e lane te qete nder ethet e tij, mori fryme thelle me te tane gjoksin. Mjeku i kish rrudhe buzet dhe mendohej. Shikonte perqark e ne parakalim nder sy te tij pasqyroheshin plaçkat e nje shtepie varfanjake. Dritore me xhama te thyem e te ngjitun me leter, dy karriga jo te sigurta, nje tavoline e shtrembte mbi nje qilim te arnuem, ne qoshe fugeret e nder qoshe tjera pelhura merimangjash si trofejet e mshefuna te mjerimit. Se fundi, syt e mjekut u ndeshen ne syt e grues, e cila e shikonte me frige.
– Duhesh me u kujdese shum per femin, perndryshe do ta humbish. Shum kohe ka pase zjarrmi te madhe, – mezi iu kujtua mjekut me fole dhe mori te shkrueje receten. Kur u nis me shkue, grueja e pyeti sa duhet t’i paguaje. Por ky i tha ti blejne barnat me ato te holla. Ajo ulet ne nje vend si e mpime, shikonte mjekun, i cili iu avite deres s’oborit ne shpine mbrapa, dhe iu avulluan syt. Mbet ashtu nje kohe… Gjemimi i Lilit e terhoq. Ngau te djali, u shtri prane tij, zu ta rroki, ta perkedheli me fjale:
– Do shendoshesh, moj nanë, do shndoshesh, pellumb! Tash te blen ty nana me hanger te gjitha te mirat. Cka don me te ble?
Por Lilin, si shifet ne kete çast, s’e interesonte asgja, veç gjemonte, – dhe nuk iu pergjegj s’ames se gezueme nga mirsia e mjekut. E ajo u mendue, diçka si me e piskue per zemer; mendoi se ndoshta mjeku s’i muer te hollat nga se Lili ka me … “Jo, jo, – peshprite, – ruejna zot!” Dhe me frige e shikoi djalin, e mbuloi mire dhe u çue.
Sahati i kishes trokiti nje here, ishte tre e gjysme mbasdite te vjeshtes se dyte. Grueja u çue me vrull, shkoi ne dhome te zjarrmit dhe ne sqoll nisi krizma e enve dhe e ujit. Mbasi u la mire dhe u mshi, iu avit pasqyres te cilen ia kish dhane uha Lezja, gruaja e dhete lekeve. Mori krem, e ferkoi ftyren e nje ere e kandshme u perhap neper dhome. Neper rete e pudres grueja shikonte veten ne pasqyre dhe kujdesej sa ma natyrshem t’i skuqi buzet. Jo jo, s’jam plake! mendonte. Ti je e bukur, moj dreq! – E kur burri s’ta çon asnje leter, e ti me femi po vdes unit, besa ti je e marre, – i tha Lezja. Dhe ia rregulloi punen.
Lili i kish qite kryet nga mbulesa dhe me sy xhixhillues shikonte t’amen. Mezi e njofti. Kurr s’e ka pame nanën kaq bukur te veshun e te goditun. Kjo iu avit, e çoi, e mbeshtjelli me jorgan dhe ne gryke, e mori ne dhome te zjarrmit. I shtroi prane votres dhe i tha te rrije urte se ka me ardhe nje zotni ne dhomen tjeter. Lili shikonte t’amen me admirim fminuer, gati ishte te rrafi shplakat nga gezimi. Por kur i foli kjo seriozisht per ardhjen e nje zotnis ne dhomen tjeter, ai s’bani za; si duket e kuptoi randsin e çastit. U shtri rate, u mbulue, u struk, u mblodh dyfish si krymbi dhe me sy te mbyllun shifte nanën aq bukur te veshun e te goditun. E e ama, mbasi kish mshie dhomen dhe ndreq, aq sa mund t’u ndreqte, kish qendrue ne mes te dhomes ne mendim. -Mos rri e vrame, se burrat s’kane qejf ashtu me e pame gruen, – e mesonte Lezja. – Qeshu, fol, mos rri si qyqe. E ne rase se te pyet kush pse çon keso jete, ti thueji si te duesh, mundesh me i thane te verteten, por thueja tue buzeqeshe. Mos gabo me te shpetue lot, se ai burr nuk te kthehet ma kurr. Por qeshu, fol, ban lojna. Une e dij, moj moter, se ty m’at çast te pelset zemra, por çka me bame… per hater te djalit qe e ke te smunde… dhe jeta duhet jetue, te e mbramja, s’asht edhe nje pune e madhe! Tjeret i bajne keto pune per qejf, e na i bajme per hall, – i tha Lezja ma me za dhe tue çue duert perpjete nga zemerimi qe duhet me i thane kto fjale qe t’ia mbushi mendjen per nje pune aq te thjeshte.
Tash ajo qendron ne mes te dhomes, e goditun per me prite… Te gjitha mendimet mallengjyese dhe jomallengjyese, fundojne te keshille e Lezes: buzeqesh! Ajo iu avit pasqyres, buzqeshi dhe i pelqeu vetvetja. S’kish dijte deri tash se ishte nje bukuri e mshefun.
Tingelloi ora kater. Grueja shikoi neper dritore dhe qe: ne oborr po vjen i prituni. Ajo mblodhi fuqin, e nxori prej dikah nje buzeqeshje, e vendosi mbi fetyre te vet dhe i duel para mikut te pritun…
Posa hyni Kola ne rrugzen ku e kish shtepin, i nguli syt mu ne dere t’oborrit qe prej se largu. Pau se bash nga dera e shtepis doli nje zotni i huej, i panjoftun. Kolës diçka i ra ne krye. Si me i pase shkrepe dikush per mur. Zotnia i panjoftun kaloi ne drejtim te kundert te rruges, ngadale, i qete. E Kola e ngadaloi hapin. Gjithfare mendimesh si shigjeta ia pershkojshin trute. Por asnje mendim nuk ishte qetues, as nuk i fashite ndergjegjen e tij te çueme peshe ne dyshim. Me hap te sigurt hyni neper dere t’oborrit. Dyert e shtepis, dritoret, ne vrullin e mendimeve te hidhta, i lojshin para syve, iu dukeshin dyfish, shtrembet, gjithsesi. Praku i deres shkonte e vinte. Ne dritoren e dhomes se zjarrmit pau nje grue shume te hieshme, dukej se numron te holla. Thellte, ne ndergjegjen e tij t’ersueme, vegoi nje rreze e vogel shprese: ndoshta grueja e tij nuk banon ma ket shtepi! Do te kete dale vete, ose do ta kete qit jashte i zoti per mospagim qiraje. S’ka gja… Ma mire njashtu… se njerzit e huej me ardhe te grueja e tij, – mendonte Kola msheftas, tue e mshefe dhe nga vetvetja at mendim. Por sa kaperceu prakun pau plaçkat te cilat i ka lane. U zhduk ajo rreze e vogel shprese. Si nje i plagosun rande, u ul ne karrige, disi u mblodh e shikimin e mbertheu pertoke. Po ajo grueja ne dritore? – mendonte. Para atij erdh grueja, e cila se parit, me te pame te shoqin, u hutue, u zbe. Kola çoi kryet, ne gruen e dritores njofti gruen e vet. Po, asht godite per at zotnin, – mendoi. Uli prap kryet dhe shikimin prap e mbertheu pertoke, ne nje vrime nder drrase. Heshtje. E zemra donte t’i bertase, t’ulerije si bisha se ciles i kane prishe strofullen. T’ulerije, por s’kish fuqi. I shkyem, i lodhun, i mjeruem rrinte ke karriga pa levize. Grueja, kur e mblodhi veten, e pyeti:
-Kur ke ardhe?
-Tash…, – u pergjej shkurt pa drejtue kryet nga ajo.
-Lili asht shum i smunde, – i tha e shoqja.
Por ai vazhdoi te shikoje pertoke vrimen nder drrasa. Ishte nje vrime shume interesante!
Komentet