Kurrë nuk pushonte ajo rrugë,
Lidhja jetike Gjakovë-Shkodër,
E din udhtari i largët, (anonim,
I rraskapitur e barkthatë),
Sa herë ka fjetë tu Blini i Grisë,
Tu shtëpia e madhe, n’kodër.
…!
Hallall, të qoftë, gjysh Selmani,
Kur sheka e drithit, (krizat e kohës),
E kish çmimin gati sa një dash,
(Vepra bujare përmendet çdo ditë),
Udhtarit të lodhur ia qitshe te rruga,
Tu hija e Blinit, kish bukë e krypë.
Si i përballuan të parët tanë jetës?
(Rromanet e filmat, larg të vertetës).
As nga Baba e të vëllezërit më pas,
Kurrgja nuk hupi, o gjyshi im i mirë,
Veç asht naltue, një copë bukë-thatë,
E lyer me mjalt, nga fjala: -Hajde-byrë.
Jeta kështu erdhi. Mileti mori rrugat!
Unë përfundova larg… në Amerikë (!).
(Më fal për këtë lajm, gjyshi im fisnik),
Edhe pse Blini e trolli mbeten shkret…,
(Kjo Botë vertetë asht’ shumë e vogël),
“Sofrën e Blinit” e gjeta në Internet.
…!
-Për të mira! -Tu rritët beriqeti!
I thash një miku në USA një ditë. *
Ai, i buzqeshur mu drejtue Mua:
-Lene he burrë! Çka asht ajo fjalë?
Qysh 7 vjeç, mbaj mend, (me gjyshin),
Kam hangër bukën tande, o Ti djalë.
./.
*Petrit Dedë Sokoli, djalë nga Lekbibaj, banues në Nj, USA.
(Nga libri i ri i autorit “Duhama e Valbones”, Tirane 2016)
Komentet