Voal – Presidenti kukull apo presidenti hiç në largim e sipër hedh helmin e fundit si gjarpëri kundër poetit Visar Zhiti, personalitet i shquar i kulturës shqiptare dhe ish i burgosur i diktaturës.
Kur Visar Zhiti vuante nëpër burgje dhe gulagët e Shqipërisë komuniste, Bujar Nishani i betohej për besnikëri diktaturës komuniste si oficer i ushtrisë të Enver Hoxhës.
Dhe i tillë mbeti pesë vjet sa qendroi në pushtet, një mbetje e diktaturës dhe puthador e shërbëtor i atij që e zgjodhi, por asnjëherë nuk përfaqësoi unitetin kombëtar, veç ndau dhe përçau sa mundi duke i shitur dekoratat në tregun e shumicës.
Bujar Nishani i ka akredituar të gjithë ambasadorët, qofshin këta bijtë e ish-nomenklaturës të kuqe apo pjesë e shërbimit partiak të diplomacisë shqiptare.
Ai nuk e ka dekretuar vetëm Visar Zhitin dhe kaq mjafton që Bujar Nishani të mbetet presidenti i njollosur i Shqipërisë në tranzicion.
Jo vetëm që gënjen në intervistën që jep për Panoramën, por edhe shpif monstruozite duke e paraqitur poetin Visar Zhiti “të paqëndrueshëm psiqikisht” apo “spiun në burgun e Spaçit, kur ishte i burgosur”, metoda krejt të vjetra këto të përdorura nga regjimet më të egra staliniste, pjellë e të cilit është edhe Bujar Nishani.
Visar Zhiti ka shkruar disa libra ku tregon ferrin që vuanin të burgosurit e ndërgjegjes. Vepra e Visar Zhitit është një dokument historik i krimeve të diktaturës, pasi në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve nuk ka asnjë muzeum ku të kujtohen krimet e tmerrshme të regjimit barbar.
Bujar Nishani gënjen kur flet për procedura ligjore, ai është shkelës ligji, sepse Visar Zhiti është pranuar nga Vatikani dhe Vatikani ka dalë publikisht duke deklaruar se e mirëpret Visar Zhitin si një figurë e shquar e kulturës shqiptare por edhe dëshmitar i vuajtjeve dhe torturave të diktaturës mizore.
Duke e fyer Visar Zhitin, Bujar Nishani provon verdiktin që i ka dhënë poeti, se ai është hiç president që e luftoi Visar Zhitin njëlloj sikur diktatura e Enver Hoxhës.
Unë i besoj Z.Bujar Nishanit, Presidentit ma të shkëlqyer të 25 vjetve n’Shqypni! Sjelljet e pahijshme të Visarit duke fye në mnyrë banale publikisht ka provokue popullin shqiptar se asht perfaqsuesi i unitetit komtar!
Fakti asht se Pse zhfrytzoi shkakun e mospëlqimit me të drejtë të presidentit të ish hetuesit të diktaturës Fatmir Xhafaj për me emnue si ministër?
Visari kishte mundsi të shpaloste të drejtën e vet të hapej rreth konfliktit që ka me presidentin publikisht dhe t’ja lente lexuesit ta peshonte. Prandej sulmi ishte prej nji burracakut ndaj presidentit. Unë nuk kam asnji të keqe me Visarin. Nuk e njoh aspak dhe s’jam i interesuem se kenka person shum i komplikuem. Due t’i kujtoj publikut se asht i dyti hetues i diktaturës që i ban avokati;
– I pari ishte Sabri Godo, ku Visari si ministër i kulturëspreu shiritin dhe lejoi të ngrihej nji bust hetuesit të tmerrshëm të Shkodrës – Sabri Godo pranë parlamentit. Kjo asht fyemje ndaj të burgosurve politik.
– I dyti hetues i diktaturës që përsëri botnisht mori në mbrojtje ishte Fatmir Xhafaj, deputetë dhe ministër i brendshëm.
Shpresoj se ma i fituem ka me dalë në kët duel të pandershëm vetëm Visar Zhiti, sepse o do të emnohet nga Rilindja Enveriste ambasador në Vatikan pas 5 muejsh ose president ose ministër në qeverinë e bllokmenve enverist!