Poeti Visar Zhiti një figurë shumë e respektuar e letrave, i burgosur politik gjatë diktaturës ka tre vjet i ngarkuar me punë në Vatikan, pasi Presidenti i Republikës nuk ka pranuar ta akreditojë, pa marrë parasysh se Vatikani e ka mirëpritur zotin Zhiti.
Qendrimi i Nishanit kundër Visar Zhitit është vetëm një shpërdorim detyre që ai i bën pushtetit që i jep posti i Presidentit të Republikës, një veprim i dënueshëm nga ligji.
Në fakt, është Bujar Nishani që ka cënuar integritetin e Visar Zhitit, sepse ka botuar shpifjen sikur zoti Zhiti ka qenë spiun i Sigurimit në Spaç, shpifje që është hedhur poshtë nga zoti Zhiti e cilësuar si shpifje e ulët.
Përveç kësaj, po Bujar Nishani një figurë si Visar Zhiti e ka cilësuar si “jo të qëndrueshëm psiqikisht”, çka është edhe kjo një shpifje e pastër që mund të provohet menjëherë.
Në vend që të ishte Visar Zhiti që ta hidhte në gjyqj Nishanin, është ky i fundit që kërkon ridënimin e Visarit, sikur të mos kenë mjaftuar vitet e burgut, të persekutimit dhe kalvari që ka kaluar poeti, shtuar këtu dhe humbjen e djalit të tyre të vetëm.
Zoti Lekë Mirakaj, një tjetër ish i përndjekur politik, një zë shumë i respektuar e komunitetit shqiptaro-amerikan në një prononcim të tij e mori në mbrojtje zotin Zhiti “Visar Zhiti ka qene nder djemtë e rinj ma serioz dhe të ndershem në Spaç dhe Qafë Bari”, tha zoti Mirakaj. “Që në fillimet e demokracise u hodh qellimisht ne qarkullim e pa verteta nga Neshat Tozaj se te burgosurit politike ishin të gjithë spunë. Te burgosurit politike kane qene ne pjesen dermuese te vendosur dhe te pa komprometuar. Rregjimi diktatorial per te prishur imazhin e qendreses te burgosurve politike e populloi burgun politike me të burgosur ordinerë te cilëve u vishte petkun e armikut. Visari dhe shoket e Visarit jane shembull i qendreses dhe vlere qe nderon tere shqiptaret.”.
Vetë Visar Zhiti në një prononcim për gazetën Panorama u shpreh asaj kohe se “Nishani shpif. Sa herë flet për mua, ai shton nga një argument të ri, si ky që nuk i isha dukur mirë psiqikisht. Njihen këto metoda, mjafton të lexosh pak më shumë se një President. Absolutisht nuk dua të jem në unison me psikikën e tij e me interesat e tij të ulëta”, ka theksuar Zhiti.
Ai ka sqaruar se nuk ka qenë në asnjë moment bashkëpunëtor me Sigurimin, por një i dënuar i thjeshtë.
“Presidenti i Republikës i ka të gjitha kompetencat, mundësitë, mjetet, bashkëpunëtorët zyrtarë etj., dosjet, burgjet, policinë, sigurinë etj., etj., që të shohë dosjen time dhe jo celularin, ku ai përthith pa filtër shpifje e pisllëqe”, ka thënë Zhiti atëher në reagimin e tij për “Panoramën”.
Zhiti u kërkoi organeve kompetente që ta vërtetojnë se ai nuk ka asnjë lidhje me ish- Sigurimin e Shtetit. “E përsëris, me përgjegjësi ligjore e penale, që kurrë në burg nuk kam qenë bashkëpunëtor i administratës atje, as i komandës dhe i Sigurimit të Shtetit dhe u kërkoj organeve kompetente ta dëshmojnë këtë”, ka thënë ai./EB për voal.ch
BUKUR, per mendimin tim nuk ja vlen te merresh me nishanin apo memetin apo…. se ky njeri eshte pa identitet, dashje padashje po i behet nje reklame te pa merituar, megjithate dordoleci do te harroet… Poeti do te jete i perjetshem.
O te humbte vula fare o nishan faqezi
Nishani eshte fytyra e vertet e kastes politike shqiptare komlet te korruptuar , e cila po shkatrron vendin! Nderime per poetin Zhiti! Shqiperia eshte akome ne komanden e meturinave te sigurimit te shtetit komunist!