Zgjedhjet lokale në Bujanoc, u mbajtën më datën 2 qershor të muajit të kaluar, ku pati rivotim, por me gjithë atë rezultatatet e këtyre zgjedhjeve u çertifikuan. Që nga koha e çertifikimit, nuk u arrit asnjë kompromis shumë i domosdoshëm nga shumica shqiptare. Periudha e konstituimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, sipas ligjeve në fuqi, duhet brend afatit të bëhetë themelimi i funksionimit të kësaj legjislature.
Sot, në Bujanoc është lidhur një koalicionit në mesë një Subjekti Politik shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit, kurse mbesin jashtë këtij koalicioni shumica shqiptare prej 18 këshilltarëve Komunal Shqiptarë.
Të mbetët shumica shqiptare, jashtë këtij koalicion, dhe të jen pjesë e këtij koalicion gjithë subjektet politike Serbe, dhe ata të Komunitetit Rom, është veprim jo i matur dhe i dëmshëm për shumicën e votuesve shqiptarë të Komunës së Bujanocit.
Ky koalicion i arritur është vështirë të funksionoj, pasi nuk përfaqëson shumicën shqiptare. Kurse Bujanoci, nuk ka lluks të shkoj në zgjedhje çdo vjetë. Nëse shkohet me veprime të tilla, që vota e shumicës shqiptare të shpërfillet, kështu Bujanoci do të pëson sikur Medvegja.
Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kan sakrifikuar shumë se këto tri komuna, kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe 2 marsit 1992, po ashtu Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka mbrojtur pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve të këtij Rajoni, prandaj legjislatura e re nuk është dashur të udhëhiqet nga pakica Shqiptare, e shumica të mbetët jashtë këtij kolicioni.
Apeloj publikisht që ky koalicion, nga Subjekti Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë, me mirë të prishet pa filluar, që në fillim, se sa të mos funksionoj Kuvendi i Bujanocit, e aqë më largë qoftë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Në vendë të unfikohen, të koordinohen duke u harmonizuar qëndrimet mbi artikulimin e çështjeve, që do të duhej të adresohen, shumica e këshilltarëvë Komunal të Bujanocit, nuk e udhëheqin Komunën e Bujanocit. Bujanoci, do të duhej të udhëhiqetë nga shumicën Shqiptare, e jo nga një Subjekt Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit.
Refik HASANI 18.07.2024