Buffon karrierën e filloi në Parma ku në vitin 2001 kaloi në Juventus. Për “zonjën e vjetër” zhvilloi 638 ndeshje
TORINO – Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon, për dy ditë do të mbushë 40 vjeç, por paralajmëroi se dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm. Por me këtë rast theksoi se parasysh vjen vetëm kontrata e re me Juventusin ose përfundimi i karrierës.
“Së shpejti do të takojë presidentin Andreo Agnelli dhe do të bisedoj lidhur me këtë. E dua më të mirën për ekipin, por të shohim nëse Juventusi mendon edhe më tej se jam i rëndësishëm. Do të doja të vazhdoj, por më me rëndësi është të gjejë zgjidhje së bashku me klubin, meqë kjo është rruga logjike dhe e përbashkët. Sigurisht, nuk dua të bëhem problem për Juventusin ose bashkëlojtaret e mi”, tha Bufon për mediat italiane, duke shtuar se “A do të shkoj diku tjetër nëse nuk më ofrohet kontratë e re? Ose Juventusi ose asgjë”.
Buffon karrierën e filloi në Parma ku në vitin 2001 kaloi në Juventus. Për “zonjën e vjetër” zhvilloi 638 ndeshje. Në fanellën e Italisë me të cilën në vitin 2006 u bë kampion bote, ka luajtur madje 175 ndeshje. aa
Komentet