Juve të hënën mbrojti trofeun në Seria A pasi Napoli u mposht nga Roma me rezultatin 1:0, me çka Juventusi realizoi epërsi prej 12 pikëve të paarritshme në tre xhiro para përfundimit të kampionatit
Portieri i Juventusit Gianluigi Buffon deklaroi se të fituarit e kampionatit të sivjemë të Italisë është si rezultat i fuqisë së pabesueshme të ekipit për të cilin luan.
Ndryshe, Juve të hënën mbrojti trofeun në Seria A pasi Napoli u mposht nga Roma me rezultat 1:0, me çka Juventusi realizoi epërsi prej 12 pikëve të paarritshme në tre xhiro para përfundimit të kampionatit.
Kjo për Buffon-in ishte trofeu i nëntë në kampionatin vendor me Juventusin.
“Disa prej nesh e ndiqnin çka po ndodh në Romë. Doemos duhet të pranoj se nuk isha nën tension të tillë, sepse të dielën fituam të gjitha tre pikët në Firencë. Kjo që kemi arritur është çmenduri dhe e bukur. Mendoj se kjo është Scudetto-ja më e bukur deri më tani, sepse ishte demonstrim i fuqisë së pabesueshme”, tha Buffon për mediat italiane.
Pas 35 xhirove të luajtura Juve është në krye të tabelës me 85 pikë, e ndjekur nga Napoli me 73 dhe Roma me 71 pikë të fituara. aa
Komentet