Në lidhje të drejtëpërdrejtë me Edicionin e Pasdites në SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, regjisori dhe aktivisti i mbrojtjes së Teatrit, Robert Budina, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të kallëzimit të bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cilësoi këtë si një fitore të madhe të qëndrestarëve.
‘Jam totalisht i kapur në befasi nga ky vendim se nuk e prisja një vendim të tillë. Nuk e besoja që do kishte në Shqipëri një reagim të tillë nga institucionet e shtetit, por më bëri të kuptoj që ajo që kemi artikuluar nga Teatri Kombëtar, kur lufton me ndërgjegje, një ditë do mbërrish.
Kjo do të thotë që kjo retorikë e jona nuk ka qenë aq kot sa çmendova dhe rezultoi që ajo frymë e jona është përcjellë të organet e drejtësisë.
Kjo është një fitore e jashtëzakonshme e të gjithë aty njerëzve që investuan mijëra orë në Teatrin Kombëtar.
Ishin ata që besuan. Ishin ata që krijuan ekipin, por ata që shënuan golin, në pjesën juridike të çështjes ishte zonja Adriana Kalaja që ka këmbëngulur vazhdimisht me kallëzimet saj, që ka krijua premisat për të përgatitur dokumentacionin duk u ndihmuar edhe nga institucioni i Presidentit, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme ligjore, që kanë mbrojtur me argumente të pafundme.
Sepse e gjithë sakrifica jonë nëse nuk do të konkretizohej me formë ligjore do ishte e vështirë të arrinin më këtë ditë kaq të shumëpritur.
Doli puna e tyre e detajuar që më së fundmi bindi ëshë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të merrnin një vendim historik për Shqipërinë. Kjo është beteja e parë qytetare e pastër, e pa influencuar, e pa partikizuar, por ne nuk luajtëm interesat e një partie të caktuar. Në përfaqësuam interesat e njerëzve të thjesht që e duan kulturën, që donin trashgiminë, besuam deri në fund në idenë tonë.