BRYAN ADAMS: A KE DASHURUAR NDONJËHERË NJË GRUA (Have You Ever Really Loved a Woman)
Ta dashurosh vërtetë një grua
Ta kuptosh atë – ta njohësh botën e saj
Të dëgjosh çdo mendim të saj – të shikosh çdo ëndërr të saj
T’i japësh asaj krahë – kur ajo dëshiron të fluturojë
Atëherë ti do ta gjesh veten të pushtuar nga krahët e saj
Kështu do kuptosh se vërtetë e do një grua. Kur e do atë
Ti i tregon asaj se vërtetë ajo është e dëshiruar
Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do
Sepse ajo ka nevojë të dijë se dashuria është e përjetëshme
Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua?
Ta dashurosh vërtetë një grua
Lere atë të prehet në ty – ti e di sa e domosdoshme është për të
Kështu ajo frymon në ty – përgjërohet në ty
Gjersa atë e ndjen tek lëviz në gjakun tënd
Atëherë do t’i shikosh fëmijët e tu të palindur në sytë e saj
Kështu do të kuptosh se vërtetë e dashuron një grua
Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do
Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vetëm atë e do
Sepse ajo ka nevojë të dijë se ju gjithmonë do të jeni bashkë
Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua?
Jepi asaj besim – jepi asaj
Mirësi dhe butësi – sillu denjësisht
Ajo do të jetë tërësisht jotja, do të kujdeset për ty
Dhe do ta kuptosh se vërtetë ti do një grua…
BRYAN ADAMS: ÇDO GJË QË BËJ E BËJ PËR TY(Every Thing I Do I Do For You)
Duke parë në sytë e mi – ti do të shohësh
Ç’do të thotë kjo për mua
Kërko në zemrën tënde – kërko në shpirtin tënd
Dhe kur të më gjesh mua nuk do të kërkosh më
Mos më thuaj mua se kjo nuk ia vlen
Mos më thuaj se nuk ia vlen të flijohesh për të
Ti e di është e vërtetë
Çdo gjë që e bëj, e bëj për ty
Shiko në zemrën time – do të kuptosh
Nuk kam asgjë të fshehtë atje
Më shiko kështu siç jam – jetën time
Të tërën ta kushtoj – do të sakrifikoja
Mos më thuaj se nuk ia vlen
Për mua nuk ka asgjë më të shtrenjtë
Ti e di se është e vërtetë
Çdo gjë që e bëj – e bëj për ty
Nuk ka jo dashuri – si dashuria jote
Asnjë tjetër sa ajo nuk buron dashuri
Nëse nuk je ti – askush tjetër nuk është në botë
Gjithë kohën – gjithë jetën
Oh – ti s’mund të më thuash se nuk ia vlen
Mos më thuaj është e kotë
Asgjë më shumë nuk ia vlen të luftosh
Sa të luftosh për ty – të gënjej për ty
Të shkoj në telin e akrobatit për ty, të vdes për ty
Ti e di se është e vërtetë
Gjithçka që e bëj – e bëj për ty
Komentet