Festimin e kanë ndaluar autoritetet e Bruneit, Taxhikistanit që ndodhen në Azi, dhe Somalia e cila ndodhet në kontinentin afrikan
ADIS ABEBA – Në tre vendet me shumicë myslimane ndalohet festimi i Vitit të Ri.
Festimin e kanë ndaluar autoritetet e Bruneit, Taxhikistanit që ndodhen në Azi, dhe Somalia e cila ndodhet në kontinentin afrikan.
Sulltan Hassanal Bolkiah ka deklaruar se festa e Vitit të Ri në Brunei është ndaluar, sepse shumica e banorëve të këtij vendi janë myslimanë, duke theksuar se festimi i kësaj feste nuk është në përputhje me traditën islame. Ata që e nuk e respektojnë vendimin dhe e festojnë Vitin e Ri do të dënohen me pesë vjet burg.
Ministria e Arsimit e Taxhikistanit ka njoftuar se festimi i Vitit të Ri, dekorimi i bredhit apo fishekzjarret, janë të ndaluara.
Qeveria e Somalisë ka theksuar se është ndaluar festimi i Krishtlindjes, sepse kjo është, siç theksohet, një festë krishtere. Theksohet se edhe festimi i Vitit të Ri është në kundërshtim me traditën islame.
Megjithatë, të krishterët në Somali do të mund të festojnë festat e fundvitit. aa
Komentet