Armando Broja e filloi vitin kalendarik 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa arriti të realizonte një gol mjaft të bukur me kokë, në duelin ndaj Preston të vlefshëm për FA Cup, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin 4-0.
Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar ka postuar në “Instagram” foto nga festa me shqiponjë e golit, teksa i bashkëngjiti mbishkrimin: “Mënyra më e mirë për të nisur vitin në shtëpi”.

Mes komenteve të shumta në “Instagram”, spikasin ato të Gjimshitit, Mitajt si dhe futbollistit Kukureja, që kanë duartrokitur golin dhe festën e shqiptarit.
PANORAMASPORT.AL