Politikani ,
Bërtet
Kundër
Politikanit,
Pushtetari bërtet,
Ulurin, kacafytetet,
Bën thirrje për rrëzimin e kolegut në pushtet,
Për të zënë vetë një copëz pozitë,
Një grimë Pushtet.
***
Artisti
Propozon
Rrëzimin e famës së artistit
Poeti kërkon demaskimin e poetit
Për t’u ngjitur vetë në zenitin poetk
Që t’i marrë kolegut famën,
Nobelin, Lavdinë,
Talentin,
Sikur talenti të ishte grip:
Kështu muzikanti,
Kështu piktori,
Kështu akuarelisti,
Skulptori,
Artisti;
Kështu
Regjisori,
Kryeministri,
Kështu kryeparlamentari,
Kështu prokurori, gjykatësi,
Kështu oficeri,
Politikani,
Deputeti,
Kështu Presidenti,
Kështu edhe mbreti…
***
Britma,
Ulurima,
Kacafytjet,
Për ngritje, zbritje,
Për rrëzim, lartësim,
Për hipje, ngjitje në pushtet;
Thirrje për ngjitje në majën më të lartë
( Ku kullon gjethja mjaltë ).
***
Thirrje
Me breshëri,
Për eleminim,
Për zbritje, zbritje,
Për ikje, ikje ikje ikje…
Për ngjitje e zbritje, ngjitje e zbritje
Ngjitje me shpejtësinë e gurit të Sizifit
Britma me shpejtësi drite:
Ik
Ik, ik,
Nano ik
Berisha ik,
Basha, Ndoka
Rama ik, ik, ik, ik, ik…
Po habitet me ne Evropa, Bota, Kozmosi i gjithë…
Përktheu Faslli Haliti
Komentet