Prishja e një ndërtimi pa leje në Dhërmi të Himarës që prej disa vitesh kishte shërbyer si kishë me emrin Shën Athanasit, nxori edhe një herë në dukje konfliktet politike të Greqisë me Shqipërinë, konfliktet për asimilimin deri të rrënjë të shqiptarëve nga Greqia ortodokse. Prishja e objektit të njohur si Shën Athanasi nuk i ngjante nga ana arkitekture një kishe, ajo më shumë ngjante me një garazhd apo ahur. A ishte e drejtë prishja? Patjetër që ishte e drejtë sepse në radhë të parë ishte ndërtim pa leje dhe kryeministri Rama ka dëshmuar se çdo ndërtim pa leje që ndodhet në vend jo të përshtatëm do rrënohet. Jemi dëshmitar se me ardhjen e qeverisë socialiste janë prishur me dhjetëra ndërtime pa leje, që nga shtëpitë e vogla e deri tek pallatet e hotelet luksoze që kanë kushtuar miliona euro dhe askush nuk reagoj kaq fuqishëm sa për prishjen në Dhërmi të ahurit që ka shërbyer si kishë. Reagimi i parë për prishjen e ndërtimit pa leje erdhi nga Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi i cili nxitoj të ankohej politikisht tek mëma Greqi. Nuk është hera e parë që Hirësia ankohet tek Greqia për rastet e ortodoksëve shqiptar dhe nuk ankohet tek institucionet e Republikës së Shqipërisë. Me ankesën tek mëma Greqi, Kryepeshkop Anastasi na vërtetoj edhe njëherë se ai nuk e ndjen Shqipërinë si atdheun e tij të dytë, por misioni i tij ka qenë e është asimilimi i shqiptarëve dhe uzurpimi i Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. Gafa që bëri Kryepeshkop Anastasi ishte se ai nuk reagoj në mënyrë institucionale tek organet kompetente shtetërore të Shqipërisë si në Gjykatë, tek përfaqësuesi qeveritar për problemet e fesë, tek kryeministri dhe kryetari i Republikës, etj. Por Hirësia si gjithnjë që e tradhtojnë veprimet e tija të nxituara, ja mbathi vrapit tek institucionet e Greqisë duke e nxjerrë zbuluar fare se ai për çështjet e ortodoksëve shqiptar ankohet tek Greqia dhe jo Shqipëria, duke na pagëzuar ortodoksit shqiptar si grek. Kjo është një metodë e vjetërruar që i përket mesjetës ku feja ngatërrohej me kombësinë.
Më tej reagoj ekstremisti, Mitropoliti i Konicës, Andreas i cili është edhe kryetari i organizatës SFEVA që punon për aneksimin e jugut të Shqipërisë, reagoj Leonidha Papa i OMONIA, reaguan edhe partitë greke në Shqipërisë si PBDNJ, MEGA, (reagimet e tyre ishin sa për të thënë se reaguan), MPJ e Greqisë, lobi greko-amerikan me kryetarin e saj, Nikolas Gaxhojanis i cili disa herë është akuzuar për keqpërdorim të fondeve të grekëve të SHBA dhe qeverisë greke më 2014. Reagoj deputeti i Demokracisë së Re, Kosta Gjoleka pasi bëri një takim në Shqipëri me Spiro Kserën dhe Leonidha Papën. Deputeti Gjoleka pasi piu raki në qendrën e vllehëve në Samarina e filloj fushatën e tij për zgjedhjet e parakohshme në Greqi me një reagim fshatarçe, pa pikë serioziteti për Shën Athanasin. (Deputeti Kosta Gjoleka nuk ka origjinë shqiptare por vllehe, mos ta gënjej njeri veten nga mbiemri i fjalës shqipe, është çështje e thellë puna e mbiemrit të tij).
Por ajo që bie në sy është se nuk reagoi Patriarkana e Stambollit e cila ka në gjirin e saj Kishën Autoqefale të Shqipërisë. Nuk reagoi zyrtarisht Kryetari dhe kryeministri i Greqisë, nuk reaguan as partitë greke me përjashtim të Demokracisë së Re e cila lëshoj një reagim të brishtë. Trimat e Agimit të Artë këtë herë nuk reaguan duke logjikuar se është çështje e brendshme e ortodoksëve shqiptar. Nuk reagoj asnjë simotër e Kishës Autoqefale të Shqipërisë si fjala bie Kisha e Greqisë, Patriarkana Serbe, Patriarkana e Rusisë, etj. Po përse të reagojnë kur ata e logjikuan me të drejtë se është punë e brendshme e Shqipërisë dhe e besimtarëve ortodoks shqiptar! Çështja e prishjes së ndërtimit pa leje në Dhërmi po shfrytëzohet nga një Lob i fuqishëm Ballkanik për të filluar dalëngadalë rrëzimin e kryeministrit Rama edhe si kryetar i PS.
Pas gjithë këtyre britmave greke në shek.21 se po rrezikohen ortodoksit të cilët në Shqipëri janë grek sipas logjikës primitive, qeveria Rama me një seriozitet ja përplasi në fytyrë grekëve dhe grekofilëve shqiptar që nxituan të ngrenë akuza të pa drejta për prishjen e ndërtimit pa leje në Dhërmi, projektin e për rindërtimit të kishës së re të Shën Athanasit në një vend më të përshtatëm se sa atje ku ishte. Tashmë dikush mund ta interpretojnë si të dojë rindërtimin e kishës në Dhërmi, por prishja e objektit të shëmtuar ishte e drejtë dhe të ndërtosh kisha, xhami, tyrbe, etj., në Shqipëri nuk do të thotë se ke puthur këmbët e përmjerra të ndonjë vendi të huaj, por ke ndërtuar diçka humane për ti shërbyer besimtarëve të devotshëm.
Asnjë shqiptar nuk është për prishjen e objekteve fetare, por këto objekte duhet të ndërtohen me leje dhe në vendin e duhur, ashtu sikurse merret leja për ndërtesa banimi ashtu duhet të merret leja edhe për shtëpinë e lutjeve shpirtërore në ZOT.
Komentet