Pas shtimit të numrit të sulmeve terroriste dhe rritjes së terrorizmit, Britania e Madhe ka vendosur që në sektorin e inteligjencës të punësojë 1 905 punonjës të rinj
LONDËR – Pas shtimit të numrit të sulmeve terroriste dhe rritjen e terrorizmit, Britania e Madhe ka vendosur që në sektorin e inteligjencës të punësojë 1.905 punonjës të rinj, bëri të ditur qeveria britanike.
Qeveria synon të dyfishojë buxhetin e tanishëm prej 14 milionë dollarësh i paraparë për sigurinë e trafikut ajror.
“Siguria ekonomike dhe kombëtare shkon dorë më dorë. Që nga viti 2010, ne kemi sjellë vendime të vështira në mënyrë për të rivendosur fuqinë ekonomike dhe tani ne jemi në mesin e vendeve të zhvilluara, ekonomia e të cilit është në rritje më të shpejtë. Kjo do të thotë se jemi në gjendje për të investuar më shumë në sigurinë kombëtare. Ajo do të jetë lufta e brezit tonë ndaj atyre që ne dhe vlerat tona po përpiqen ti shkatërrojnë. Për këtë luftë ne kemi nevojë për më shumë kuadër”, deklaroi kryeministri britanik David Cameron.
Në agjencinë britanike të inteligjencës MI5, agjencinë e inteligjencës së jashtme MI6 dhe në agjencinë e inteligjencës së qeverisë britanike (GCHQ) aktualisht janë të punësuar 12.700 persona, ndërsa ky numër do të rritet me 15 përqind, gjegjësisht për 1.905 persona.
Qeveria britanike e konsideron të nevojshme rritjen e masave të sigurisë pas sulmeve të shpeshta të organizatës terroriste ISIS, ndër të cilat janë sulmet e fundit terroriste në Paris, ku u vranë 132 vetë dhe u plagosën 349 njerëz si dhe rrëzimi i avionit rus ku humbën jetën të gjithë 217 pasagjerët dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, për të cilat ekziston mundësia se ISIS-i është përgjegjës.
Britania e Madhe synon të ofrojë asistencë për vendet që janë objekt i terroristëve në përmirësimin e sektorit të sigurisë. aa
Komentet