Në kërkesën e Trumpit thuhet se projekti për ndërtimin e mullinjve të erës me 11 turbina, i miratuar nga qeveria skoceze në vitin 2013, do të prishë pamjen në terrenet e tij të golfit
LONDËR – Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe ka marrë një vendim me të cilin njëzëri refuzohet kërkesa e manjatit amerikan dhe kandidatit për president të SHBA-ve Donald Trump, në të cilën ai kërkonte ndalimin e ndërtimit të mullinjve të erës në afërsi të terreneve të tij të golfit.
Në kërkesën e Trumpit thuhet se projekti për ndërtimin e mullinjve të erës me 11 turbina, i miratuar nga qeveria skoceze në vitin 2013, do të prishë pamjen në terrenet e tij të golfit pranë Aberdinit në Skocinë lindore. Trump u kërcënua se do të ndalonte zhvillimin e mëtejshëm të qendrës së golfit nëse vazhdojnë me ndërtimin e mullinjve.
Dy gjykata skoceze më parë morën vendim me të cilin hodhën poshtë kërkesën e Trump në të cilat pretendonte se ministrat skocezë nuk kanë autoritet të miratojnë ndërtimin e mullinjve të erës. aa
Komentet