Mary Lou McDonald, liderja e lëvizjes politike irlandeze, Sinn Fein, tha se kufiri mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut është nën kërcënim serioz dhe të afërm për shkak të Brexit-it.
McDonald në deklaratën e saj për Anadolu Agency (AA), tha se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), Brexit, është në kundërshtim me marrëveshjen e së premtes së mirë (Belfast), e cila është një dokument ndërkombëtar.
“Brexit-i tërësisht vjen në konflikt me Marrëveshjen e së premtes së mirë, e cila është një marrëveshje paqësore midis Irlandës dhe Britanisë, një marrëveshje që njeh se ekziston një kufi britanik në ishullin tonë dhe se është kontestuar”, tha ajo.
– “Mur i Berlinit” për Irlandën në aspektin politik
“Edhe Brexit-i me marrëveshje do ta dëmtojë Irlandën, por largimi nga BE-ja pa marrëveshje do të ishte një fatkeqësi për Irlandën”, u shpreh më tej McDonald, duke u shprehur:
“Rikthimi në kufirin fizik në Irlandë do të jetë sikur rindërtimi i Murit të Berlinit në aspektin politik. Do të minoj progresin që kemi arritur si komunitet”.
Ajo gjithashtu vlerësoi edhe mundësinë që Brexit të nxitë një referendum për bashkimin e dy Irlandave, rikujtoi se ky referendum është paraparë në tekstin e marrëveshjes të së premtes së mirë. “Sipas meje kjo është e pashmangshme dhe çështje kohore. Nuk mund të japë një kohë të saktë, por mund të them se kjo është tejet e gjallë në Irlandë”, theksoi liderja e Sinn Fein.
– “Duhet të jesh budalla që të luash kumar me paqen”
Në lidhje me atë se Brexit pa ose me marrëveshje mund të nxit sërish terrorizmin në Irlandë, McDonald tha se “Lufta përfundoi, përleshja përfundoi, por duhet të jesh shumë budalla që të luash kumar me paqen”.
Duke kundërshtuar mundësinë e sundimit të drejtpërdrejtë nga Westminster në Irlandën e Veriut, McDonald tha se i ka thënë kryeministres britanike Theresa May se “kjo nuk është një opsion”.
Ajo tha se nëse Britania do të largohet nga BE, May duhet të konsultohet me Dublinin, pasi qeverisja nuk është një vendim që duhet të bëhet vetëm nga Londra.
“Në Irlandë nuk mund të ketë kufi fizik, nuk mund të kthehemi prapa, por mund të shkojmë përpara”, tha McDonald.
Komentet