Yjet pikëlojnë frikë
Deti pëllet në fërfëllazë
Sytë shkëndija të kuqe
Nata mbulon varret
Ferra në duar ferra në këmbë
Ajri i prishur këndon vetëm
Djerrinë pa krahë
Gjarpërinjtë s’dinë ç’të bëjnë
Me frushullimat e veta
Yjet kërkojnë ndihmë
E unë fshihem në lëkurën e djegur
Një violin e vonë hap
Zemra në ujdhesë
E pastaj çdo gjë lufton me çdo gjë
Derisa nata të pjellë ditën e re…
Komentet