Bredhi iu mburr një murrizi:
“Unë jam i gjatë, i hollë, i hijshëm,
jam i fortë dhe shërbej për të ndërtuar
trarët e çative dhe anijet.
Si guxon të matesh me mua?”
Por murrizi iu përgjigj:
“Nëse të vjen në mend sëpata dhe sharra
që të bëjnë copë e grimë,
ndoshta të pëlqen të jesh murriz.”
Nuk është e mençur ta mbash veten shumë lart në këtë jetë, lum miku,
sepse sa më ulët të jesh, aq më pak do të jesh i ekspozuar ndaj rrezikut.
Komentet