Stamboll
Ndeshja finale në Copa America e organizuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), do të luhet mes Brazilit dhe Perusë, pasi kjo e fundit në gjysmëfinale mundi Kilin me rezultatin 3-0, raporton Anadolu Agency (AA).
Kili dhe Peruja u përballën në stadiumin “Gremio” në qytetin Porto Alegre të Brazilit, në kuadër të ndeshjes së gjysmëfinales së Copa America-s së 46-të.
Golat për Perunë i shënoi Edison Flores në minutën e 21-të, Yoshimar Yotun në minutën e 38-të dhe Paolo Guerrero në kohën shtesë.
Eduardo Vargas nga Kili nuk arriti ta shndërrojë në gol penaltinë në kohën shtesë.
Finalja mes Brazilit dhe Perusë do të luhet më 7 korrik të dielën në ora 22:00.
Komentet