Gjatë kohës kur avioni kargo ngarkohej, grabitësit e armatosur neutralizuan zyrtarët e sigurisë dhe kanë grabitur 5 milionë dollarë
SAO PAULO – Në aeroportin Viracopos të qytetit Sao Paulo në Brazil, nga një avion kargo i cili do të udhëtonte për në qytetin Zyrih të Zvicrës, janë vjedhur 5 milionë dollarë nga grabitësit e armatosur.
Policia Federale njoftoi se të paktën 5 grabitës të armatosur me një kamion të ngjashëm me automjetet e sigurisë kanë hyrë në aeroport.
Gjatë kohës kur avioni kargo ngarkohej, grabitësit e armatosur neutralizuan zyrtarët e sigurisë dhe kanë grabitur 5 milionë dollarë të cilët ishin ngarkuar për t’u dërguar në qytetin Zyrih të Zvicrës.
Zyrtarët e Aeroportit Viracopos njoftojnë se nuk ka të vdekur apo të plagosur gjatë grabitjes, ndërsa kanë filluar hetimet lidhur me rastin. aa
Komentet