Kostoja për organizimin dhe ndërtimin e stadiumeve të reja, rrugëve, aeroporteve, hoteleve për turistët, në qytetet ku u zhvilluan ndeshjet e këtij botërori, arriti shiftën marramendëse… 14 miliardë $. Më larta në historinë e botërorëve të futbollit.
Valës së rrëmbyeshme të protestave që kishin nisur qysh një vit më parë, për shkak të këtyre shpenzimeve skandaloze, iu shtuan protesta të tjera, madje dhe gjatë ditevë të botërorit.
Romario, ish-futbolllist i njohur i përfaqësueses braziliane, pastaj figurë politike, e përcaktoi këtë botëror si “grabitjen më të madhe në historinë e vendit të tij “, dhe kërkoi të bëhej një hetim i thelluar, për të gjetur se si ishin perdorur këto fonde. Një pjesë e mirë e tyre kishte përfunduar në sferat korruptuese të organizuesve dhe qeveritaëve. Por veting nuk pati, si sot në Shqipëri, që edhe ai zvariet e zvaritet…
Zhgënjimin më të madh në grupin B dhe në këtë botëror e solli Spanja, si$ e kemi parë, perandoresha e Boërorit Afrikë 2010, e cila, edhe për gabime foshnjarake të portierit Kasijas, i cilësuar “doreza e artë” e botërorit të kaluar afrikan, doli nga fusha e shpartalluar 5-1, pas valangës së golave të Van Pirsit (2), Robenit dhe De Vrijit , kur golin e ngushullimit për të e arkivoi Alonso.
Bëri bujë fitorja e Kolumbisë, ( 2-0), kundër Uruguait të fortë Kavanit dhe Suaresit, që luajnë përkatësisht me PSG-në dhe “Barcelonën”. Me dy gola të shkëlqyer të Rodriguesit , kolumbianët u hodhën në fazën tjetër të finaleve.
Franca, pasi kaloi “në vrimë të gjëlpërës”, përligji epërsinë ndaj Nigërisë me dy gola të Pogbës dhe Jobos në 70 dhe 90+1.
Edhe gjermanët hoqën picirin që të $ky$nin portën hermetike te Algjërisë, duke na sjellë ndërmend se po kaq pisk e kishin pasur ata në takimin e zhvilluar m në Botërorin Spanjë ’1982, kur kishin humbur 1-2.… Këtë radhë i mposhtën ata, po me të njejtin rezultat, por vetëm në shtesën e lojës prej 2×15 minuta, me gola të Shurles dhe Ozilit në 92’ dhe119’.
E njejta dukuri u pa dhe në takimin e Argjentinë kundër skuadrës zvcerano-kosovare. Shprehem kështu, sepse në përbërjen e kësaj të fundit ishin shqiptarët e Kosovës Xhaka, Mehmeti, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili, pra thuajse gjysma e saj….Dhe të mendosh se në rast se goditja e Mehmetit në minutat e fundit të kohës së regullt, do të përfundonte fatalisht në shtyllë dhe jo brenda portës , kjo skudër do të kishte arritur në $erekfinale dhe nuk dihej se $do të ndodhte më pas. Pastaj në 118’ ishte De Maria i cili shënoi të vetmin gol të fitores për skudrën e Mesit…
Që Brazili po $alonte gjitnjë e më shumë, këtë e dëshmoi takmi kundër Kolumbisë, i përshkruar nga lojë e tendosur… Brazilianët dolën të fituar, (2-1). Eshtë e vërtetë që Neimari u dëmtua nga një ndërhyrje e rëndë, por është po aq e vërtetë që kolumbianët edhe mund të kishin fituar…
Nisi të shkruhej dhe kapitulli ½ të finaleve. Gjermania ishte ndeshur më 2002 në finale me Brazilin e fenomenit Ronaldo, që i kishte përcjellë me dy gola, pa pësuar asnjë.
Por këtë radhë, brenda gjysmë ore, edhe për faj të mbrojtësve të $oroditur brazilianë, Myleri në 11’, Klose në 23’, Kroosi në 24’ dhe 26’ dhe Khedira në 29’ e shpunë rezultatin në 5-0 për ‘teutonët’ e pamëshirshëm, si dikur në Mesjetë…Ishte me të vërtetë për të mos u besur syve!..
Brazilianët mbase kujtonin takimin final kundër Uruguait me 1950… Po atëherë kishin dalë edhepse të humbur 1-2, kishin luajur plot dinjitet. Kurse këtë radhë u shpartalluan 7-1…
Finalja e këtij botërori, zhvilluar më 13 qershor 2014, në stadiumin “Marakana” të Rio de Zhaneiros , prani të 74.738 shikuesve, u bë pronë për t’u ndarë midis Gjermanisë dhe Argjentinës. Ashtu si më 1986 në Botërorin Meksikan kur kishte fituar Maradona me shokë, (2-1), dhe kur 4 vjet më pas, në Botërorin Itali 1990 nafaka, u kishte buzëqeshur gjermanëve, që kishin fituar pas 11-metërshit, jo pa polemika, të shndërruar në golin e fitores nga Brehme.
Gjermanëve iu deshën plot dy orë kapërthimesh si të gladiatorëve të lashtë, ku herë ata herë argjentinasit gati sa nuk vunë njeri-tjetrin me shpatulla në terrenin e arenave. Si$ ndodhi në shtesën e lojës, ku Iguaini, i cili, i ndodhur vetëm para portës, u hipnotizua, gjuajti jashtë, dhe humbi shansin më të mirë që pas vitit 1978 ta $onte për të tretën herë skuadrën e tij në majat më të lart të futbollit botëror.
Për ironi të fatit ia la këtë detyrë Gëtces, i cili zëvendësoi Klosen, që pa ngurrim gjuajti dhe shënoi atë gol aq të dëshiruar…Kështu Gjermania për të katërtën herë, (1954, 1974, 1990, 2014), u shpall skudra më e mirë e rruzullit tokësor.
Përbërjet e skuadrave:
Gjermania- Noier, Lahm, J. Boateng, Humeles, Hëvedes, Kramer, (Shurle), Shvainshtaiger, Myler, Kroos, Ozil, (Mertesaker), Klose, (Gëtze); Trajnetr Lov;
Argjentina- Romero, Zabaleta, Demikelis, Garai. Roho, Maskerano, Bilia, Perez, (Gago), Laveci, (Palacio), Mesi, Iguain, (Aguero); Trajner Sabela;
Gjqtar – Ricoli, (Itali)
Komentet