Ish-deputeti i PS Spartak Braho i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka folur mes të tjerash në lidhje me raportin e djeshëm të publikuar nga DASH në lidhje me problematikat me të cilat është përballur vendi në vitin 2022.
Braho ka folur në lidhje me përmendjen e presionit ndaj medias së lirë dhe shembjen e Prestige Resort, duke e quajtur haptazi hakmarrje nga ana e qeverisë për mediat kritike.
Ai u shpreh se shembja e resortit ishte në kundërshtim me procedurat ligjore, ndërsa u shpreh se do jenë taksat e qytetarëve ato që do paguajnë dëmshpërblimin në lidhje me një akt të tillë joligjor.
Braho foli edhe në lidhje me zyrtarët e Partisë Socialiste, qofshin ato kryebashkiakë apo ministra të thirrur nga SPAK apo të dënuar.
Ai u shpreh se përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama shkon deri në dorëheqjen e tij nga posti.
Pjesë e bisedës në studio:
Braho: DASH bën vërejtje për rysninë ndaj medias dhe kjo është e padiskutueshme. Mazhoranca nuk a reaguar fare, pra DASH nuk ka klientë në analizat e monitorimet e kësaj marrëdhënieje.
Do të thotë që DASH jo më kot e ka shpallur Berishën non grata.
Qeveria të reagojë e të kërkojë falje ndaj këtij treguesi të rëndësishëm të demokracisë që është liria e medias.
Ndërhyrja me fadroma e tritol ndaj Prestige Resort, për mua gabimi është se nuk iu la kohë ankesave e vlerësimeve që duhet të bënte gjykata. Nuk e di pozicionin ligjor, por prishja në atë kohë, në kulmin e sezonit turistik ishte e gabuar.
Shembja është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore që bëhen në këto raste. pse u nxitua? Ka të drejtë të mendojë grupi se bëhet për hakmarrje se pse jeni pozicionuar si një media me kritika ndaj qeverisë. Është hakmarrje e hapur.
Shembja nuk duhet të ndodhte në atë moment. Gjykatat ende nuk janë çliruar.
Sipas raportit të DASH kemi një gjyqësor që nuk është i pavarur, përveç SPAK që thuhet se ka përpjekje për rritje. Reflektohet kjo edhe në marrëdhëniet me mediat?
Braho: Ankesa mund të japë të drejtë grupit mediatik dhe gjyqtari që nuk mori parasysh kërkesën duhet shkarkuar.
Nëse çështja shkon në Strasburg, kush do i paguajë dëmet? Taksat e qytetarëve?
Braho: Ligji kështu parashikon, që paguhen nga taksat e qytetarëve. Nuk paguan Rama apo kushdo qoftë por paguan shteti. Rëndësi ka që Strasburgu ta vlerësojë pozitivisht shkeljen dhe organet janë të detyruar të shpërblejnë grupin mediatik e të nisë nga fillimi rivendosja e objektit pas marrjes së lejes së ndërtimit.
Heshtjen e qeverisë si e lexoni?
Braho: Indiferencë e stisur dhe e pështirë, por tregon edhe një kokfortësi kapricoze që “shteti jam unë”. Raporti i DASH është i padiskutueshëm. Nuk ka klientë DASH. Me mënyrë të pavarur dhe mjetet e tij, konkluzionet e DASH janë të padiskutueshme.
Lefter Alla, Fatos Tushe, Artur Bushi, janë disa zyrtarë që kanë kaluar pragun e SPAK.
Braho: Është edhe Vangjush Dako. të tërë në një rresht janë. Ajo që bën përshtypje është se thuhet për këta titullarët edhe të PS edhe Rama që kanë përgjegjësi personale. këta kanë përgjegjësi penale jo morale, këta që i merr SPAK për zverku dhe i mban atje ose i thërret në hetim, akuzohen penalisht. Ndërsa përgjegjësinë morale e kanë strukturat që i emërojnë. Si ka mundësi u bënë tërë këta ministra në burg, do hyjnë edhe të tjerë, tërë këta kryetarë bashkie.
Rama ka përgjegjësi morale që shkon deri në dorëheqje. Ty po të bien çereku i qeverisë brenda e s’mbake përgjegjësi, kërkon nga të tjerët si Ahmetaj të mbajë përgjegjësi. Është skuadra jote.bw