Voal – Në intervistën e djeshme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, përballë gazetarit Blendi Fevziu, deputeti socialist Erjon Braçe ka vënë re një detaj interesant.
Duart e gazetarit dhe duart e ministrit.
Sipas Braçes, ndërsa Tahiri i kishte duart bosh, Fevziu mbante një orë floriri, që mund ta blesh vetëm nëse punon 10 vjet, vetëm për të.
Dhe, është e kuptueshme, sipas tij, se nga i gjejnë paratë këta gazetarë.
“Dua te hapni televizorin dhe te shihni;
Duart e një gazetari dhe duart e një ministri.
Duart bosh të një ministri dhe duart në flori të gazetarit.
Nje apel kam per ata qe jane ende ne shkolle:
Mos u gënjeni, profesioni i gazetarit nuk të bën të pasur.
Ka shumë mund, sakrifica gjithashtu, por para ka pak.
Aq pak sa për të patur një orë floriri që shkëlqen kaq, mund t’ju duhen 10 vjet punë.
Për një orë. Janë disa në fakt!
E dyta, dua te kuptoni;
Siguria kombëtare në këtë vend është tmerrësisht e rrezikuar për aq sa një gazetar si ky, të jetë në dijeni të mënyrave dhe mjeteve konkrete të ndjekjes së organizatave kriminale, informacione ngushtësisht të rezervuara, por që i bën publike në TV duke ndihmuar organizatat kriminale të marrin masa e të mbrohen prej Policisë së Shtetit.
Ky eshte problem i madh!!
E kam bindje qe i gjithe ky sulm eshte teresisht i paguar prej organizatave kriminale te kercenuara nga bashkepunimi mes Policise se Shtetit shqiptar dhe Policise se Shtetit italian!!
Ka ardhur koha e sulmit mbi hashashin”, shkruan deputeti socialist.
Komentet