Studiuesja Teuta Toska boton për herë të parë ditarin e plotë të diplomates edhe intelektuales Parashqevi Qiriazi. Për “ReportTV’ Toska rrëfen kontributin e rëndësishëm të Qiriazit para 100 vitesh dhe formësimin e shtetit shqiptar.
Botimi “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919” me autore Teuta Toskën sjell për herë të parë ditarin e veprimtares së vetme shqiptare, që lundroi në 1919-n nga Nju-Jorku për në Paris, për të përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes. Studiuesja Teuta Toksa në këtë rrëfim për “ReporTV” ndalet te kontributi i Parashqevi Qiriazit në konsolidimin e shtetit shqiptar të pavarur rreth 100 vite më parë,
“Ky ditar ka qenë në Arkivin e Shtetit, por është i njohur vetëm për studiuesit, jo për publikun. Më shumë se një ditar kujtimesh, është si një agjent pune. Prandaj, ishte e nevojshme që do t’i jepej publikut, i plotësuar me komente. 1919-ta është një vit shumë i rëndësishëm, një vit ndarës në politikën shqiptare. Por për mua ky vit është më i rëndësishmi, në jetën politike dhe diplomatike të saj. Para 100 vitesh, problem madhor ishte formimi i shtetit shqiptar”, shprehet Toska.
Në ditarin e saj, mbajtur nga data 1 janar të vitit 1919, mes të tjerash Qiriazi shkruante për kuvendin e datës 29 dhjetor, të organizuar nga Federata panshqiptare, Vatra’ se:
1 janar. Sot pas si anërova pak dhe u vesha, shkrova ca letra edhe spastrova deskun. Këtu kishim zz.Sadik Lekdushin, Kost Lakrorin, Rafail Burgalecin dhe z,Grameno po është këtu prej një muaj. Sot u bë një meting organizuar prej vatrës, ku u bënë protestime për ccështjen të CCamrëisë dhe të Kosovës”…
Përpos koordinimit të delegacioneve shqiptare, Toska thekson rolin e Qirizit për transformimin e shoqërisë shqiptare, duke shkruar një strategji për arsimin.
“Unë mendoj se i gjithë libri jep një panoramë të plotë, të asaj që Parashqevi Qiriazi ishte. Pjesa e parë e tregon gruan e thjeshtë, që befas transformohet në një diplomate shumë aktive, që shndërrohet në një diplomate aktive dhe që koordinon veprimtarinë e delegacioneve shqiptare. Në Paris gërshetohet përmes ditarit; jeta e një gruaje, pasionet e një intelektualeje dhe veprimtaria e ethshme diplomatike e saj. Pjesa e dytë, i kushtohet mendimit të saj politik. Aty shpaloset edhe më shumë mendimi i saj për transformimin e shoqërisë shqiptare. Ajo kishte shkruar një strategji kombëtare për arsimit. Prandaj mendoj se kjo është panorama e një intelektualeje shumë të guximshme shqiptare, për kohën që ne flasim, përpara 100 viteve. Është unike”, përfundon Toska.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si pa kuptuar na rrëmbyen dallgët e Luftës Antifashiste. Ne ishim bashkë-shokë shkolle, si djem qyteti, unë, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet B . . .
Policët serbë fillimisht vranë Flaka Hoxhën (16) me të ëmën Shahinderen (56), mandej Rita Vejsën (2) me të ëmën Tringën (30), si dhe Valbona Cakën (34), e cila ra e vdekur mbi t . . .
Studiues të ndryshëm prej disa dekadash, duke analizuar me shumë kujdes “Dosjet e JFK” tregojnë me në fund saktësisht rezultatin e shumë pritur arkivor, se ato zbulojnë hapur se ishin . . .
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si pa kuptuar na rrëmbyen dallgët e Luftës Antifashiste. Ne ishim bashkë-shokë shkolle, si djem qyteti, unë, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet B . . .
Kur njoftuan Bab Myslymin se u qëllua Mustafa, ai tha ‘do e bëj gjakun deri në gju’, por kur i treguan kush e vrau…
Në vitin 2003, shkoja në Peqin së bashku me ish të përndjekurin dhe . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2025
“Ilustrowana Republika” ka botuar, të dielën e 30 shtatorit 1934, në faqen n°3, një rrëfim mbi historinë e dashurisë së parë të Aleksandër Mois . . .
Vehbi Skënderi, një individualitet i shquar krijues i poezisë shqipe –
Memorie.al / Poeti Vehbi Skënderi ka lindur në Ersekë më 18 maj të vitit 1927, në familjen e një kleriku të lar . . .
Hyrje
Duke konsudëruar krimn mizor në kampin famëkeq të Tepelenës ku vdiqën 300 fëmijë, pa gjurmë varri e pa emër, veç numërit të tyre, në vendosëm të iu japim një identitet se kane ekz . . .
Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve. Ai ishte njëri nga pilotët e grupit të parë që u përgatit, që nga fillimi, në shkollën . . .
Amos Chapple
Në një pasdite të ftohtë të një të shtune marsi, dy burra hapën me kujdes një hangar të epokës sovjetike, teksa tentonin që të ngadalësonin lëvizjen e derës të cil . . .
Turneu Moisi i fotografuar për Dagbladet në Østbanen këtë mëngjes. Nga e majta në të djathtë në rreshtin e parë : Raul Lange, i cili luan Valentinin, Moisiu, Karin Ewans, Elsa Basserman . . .
Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932, faqe n°3
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2025
Gazeta norvegjeze “Morgenbladet” ka botuar, të hënën e 5 shtatori . . .
Komentet