Manifesti i Adolf Hitlerit “Mein Kampf” pritet të publikohet vitin e ardhshëm për herë të parë që nga vdekja e diktatorit të Luftës së Dytë Botërore, që njihet si përgjegjësi i Holokaustit.
Pas skadimit të afatit 70-vjeçar sipas së drejtës së autorit, lidhur me vdekjen me vetëvrasje në vitin 1945 të sundimtarit anti-semit, manuskripti do të bëhet pronë e publikut; është në plan që ai të botohet në një version të pajisur me shënime, të veprës në dy vëllime në gjermanisht. Ky botim ka shkaktuar debate në publik.
Grupe hebraike thonë se libri që thekson zhvillimin e antisemitizimit të Hitlerit është i rrezikshëm dhe nuk duhet publikuar më kurrë në Gjermani.
Por botuesit e librit “Hitler, Mein Kampf. A Critical Edition”, thonë se versioni i publikuar prej tyre e ve në kontekst fjalimin plot urrejtje të Adolf Hitlerit, duke e shpjeguar se si njeriu më famëkeq i shekullit të 20-të i formoi idetë e tij dhe duke theksuar të metat dhe të pavërtetat e argumenteve të tij.
“Mein Kampf” nuk është publikuar në Gjermani që nga viti 1945, për të respektuar miliona hebrejtë, romët dhe të tjerë që vdiqën në kampet naziste të përqëndrimit gjatë luftës. Libri është botuar më parë në vende dhe gjuhë të tjera të botës.
Komentet