VOAL – PEKIN, 23 GUSHT- Sprinteri xhamajkian Usain Bolt fitoi medaljen e artë në 100 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës së lehtë në Pekin, me kohën 9”79, shkruan voal.ch.
Medaljen e argjendë, njofton ANSA, e mori amerikani Justin Gatlin, mundur në fotofinish, me kohën 9”80. Bronxin e morën, me të njëjtën kohë, kanadezi Andre De Grasse e amerikani Travyon Bromell (9”92).

Komentet