88 vjet rreth planetit te futbollit, (1930-2014) (1)
Duke filluar nga ky numër, do të botojmë ciklin “88 vjet rreth planetit të futbollit”, kushtuar historisë së botërorëve të këtij sporti më të dashur në botë, (1930-2018), përgatitur nga shkrimtari, komentatori dhe historiani i futbollit, Skifter Këllici.
Ai ka nisur të shkruajë për botërorët e futbollit që në pranverë te vitit 1958, ende student njëzetvjeçar, që po përfundonte studimet në fakultetin histori-filologji të UT. Atëherë ne Suedi zhvillohej Botërori 6-të, ku për herë të parë triumfonte Brazili i Pelesë, Garrinces, Didit,Zagallos…U është kthyer këtyre botërorëve më 1970 përsëri në faqet e “Zërit të Rinisë”, kur sërishmi Peleja më shokë bënin “bis” në botërorin meksikan, më 1970.
Katër vjet më pas, më 1974 ka komentuar për herë të në historinë e TV-së botërorin e futbollit që u mbyll në Mynih me triumfin e Gjermanisë,p o ashtu si Brazili për herë të dytë, kampion botëror.
Më 1980 ka botuar librin “Historia e Futbollit”, ose më mirë historia e kampionateve botërore të futbollit, deri më 1978, kur Argjentina bëhej për herë të parë mbretëreshë e rruzullit tokësor. Më 1987 në librin “Nga 2-3-5,në 4-4-2, (vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike të futbollit tonë”, në një kapitull të tërë është ndalur edhe në evoluimit e këtyre sistemeve në futbollin botëror. Së fundi, më 1998 botoi librin “Yjet e futbollit botëror”, ose një rrëfim mbi futbollistët më të mirë deri në botërorin e futbollit që zhvillohej atë vit në Francë, i cili u mbyll në Paris me hegjemoninë absolute të tringjyrëshëve të Zidanit dhe suitës së tij.
Dhe ja, tani para Botërorit rudi’2018, që fillon në verën e këtij viti , ai i kthehet historisë së kë këtyre botërorëve.
”Por nuk dua të përsëris veteveten,- thotë ai.- Ndaj zgjodha një rrugë që më duket origjinale dhe tërheqëse për lexuesit: të shkruaj për botërorët e futbollit, duke u bazuar në kujtimet e Nando Martelinit, komentatorit të madh italian, që ka komentuar tetë kampionate botërore nga viti 1954 deri më 1982, të Anton Mazrekut, babait të gazetarisë sportive të penës dhe mikrofonit dhe në përjetime të miat nga disa prej këtyre botërorëve. Do të hedh në letër edhe ngjarje të tjera që lidhen me komentimet e mia në TVSH të këtyre botërorëve”.
Pra, ai nuk do të bëjë me lexuesit një udhëtim si Fileas Fogu i romanit “80 ditë rreth botës”,të shkrimtarit të famshëm Xhyl Vernit, por një udhëtim tjetër “88 vjet rreth planetit të futbollit, (1938-2014), duke u ndalur në disa nga tiparet më kurreshtare të tij.
Kur Martelini ishte vetëm …9 vjeç, Uruguai kurorëzohej kampion i parë i rruzullit tokësor, (Urugai, 1930)
Me Nando Martelinin, (1920-2004), u takova në ditët e para të shkurtit të vitit 1994 në Romë, ku ai jetonte. Kisha shkuar atje për dy javë më një sponsorizim nga “Sorosi” për të hulumtuar dokumente që do të më duheshin për të shkruar librin “Historia e Radiotelevizionit Shqiptar,(1938-1990). Kështu qysh në ditët e para të qëndrimit tim në kryeqytetin e lashtë italian, i telefonova njerit prej komentatorëve më në zë të RAI-t të të gjithë kohëve. E njoha menjëherë zërin e tij dhe, kur më pyeti se kush isha, iu përgjigja ”Martelini albanese”. Atëbotë, qeshi me të madhe dhe pranoi
me kënaqësi të takoheshim para ngrehinës së “Dimensione Sounos”, radio private, shumë popullore në Romë dhe në Italinë e mesme. Dhe aty, në një studio të saj bëra një intervistë me të për Radio Tiranën.
Pastaj, nën shoqërinë e një shisheje vere “Kallmet”’që i dhurova, vazhduam bisedën. Por këtë radhë, jo për veprimtarinë e tij të gjatë dhe interesante në mikrofon dhe kamera, por për botërorët e futbollit. Dhe shkas u bë një revistë javore italiane që kishte filluar të botonte faqe nga historia e botërorëve të futbollit, me rastin e botërorit që do të zhvillohej pas disa muajsh në SHBA.
E shfletova atë revistë dhe u ndala te kampionati i parë, zhvilluar më 1930 në Uruguai. E dija që Martelini kishte lindur më 1921 dhe vështirë të kishte kujtime për botërorin uruguajan.
“Është e vërtetë ,- mu përgjigj.- Atëherë, si $do fëmijë kisha nisur të luaja edhe unë futboll dhe kisha dëgjuar se $’ishte ky kampionat Por skuadra axurra nuk shkoi në Uruguai. Po kështu edhe shumë vende të tjera të Evropës , dukë filluar nga Anglia Austria, Spanja, Gjermania. Përse? Sepse e nënvleftësuan, se rruga ishte e gjatë dhe udhëtimi bëhej me anije, se bota ende nuk kishte dalë nga kriza e madhe pas Luftës së Parë Botërore?…
Po e nisim me anglezët dhe skocezët. Ata i ranë shkurt: ”Ne kemi shpikur futbollin që luhet me kaq pasion në tërë kontitentet e botës, pra jemi ligjërisht kampionë të rruzullit tokësor!..”.
– Italianët, -vazhdoi Martelini, gjykuan ndryshe. Sapo kishin fituar Kupën Ndërkombëtare ku merrnin pjesë skuadra të Evropës Qendrore, duke shpartalluar 5:0 Hungarinë, bash brenda në Budapest. Ishin kështu në ekstazë…
Edhe francezët ngurronin. Por i tundi Zhyl Rimeja , presidenti i FIFA-s ai që kishte dhënë idenë e zhvillimit të një veprimtarie të tillë, e cila do të bëhej kaq popullore në botë dhe që ishte përligjur në kongresin e saj të zhvilluar në Barcelonë më 1929,e quajtur për nder të tij u Kupa Zhyl Rime. Belgët,f qinjët e francezëve, morën pjesë në botërorin e parë, vetëm pasi i vuri përpara bashkatdhetari i tyre, Rudolf Seendraiers, që ishte as më shumë dhe as më pak, por… zëvendësi i Rimesë.
Nuk thonë kot që gratë shtien djallin në shishe. Por bukuroshja Magda Lupesku, e dashura, që pastaj do të bëhej edhe gruaja e mbreti Karli II të Rumanisë, qejfi lojërash dhe gjahu, ia mbushi atij mendjen top që skuadra rumune të nisej për në aventurën e largët uruguajane. Dhe kështu u bë…
Përkundrazi, mbreti i një vendit tjetër ballkanik, Aleksandri i Jugosllavisë, ose me fjalë të tjera, i mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, të mbiquajtur me këtë emërtim të ri gjeografik- Jugosllavi, që për herë të parë i shtohej gjeografisë së Evropës dhe ku përfshiheshin edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, e shkëputur përdhunshëm nga trungu i Shqipërisë në Konferencën famëkeqe të Ambasadorëve mbajtur në Londër, më 1913, pati shumë qejf që skuadra përfaqësuese e vendit të tij të ndërmerrte këtë rrugëtim në kontinentin e ri. Por puna është se kroatët nuk donin të luanin bashkë me serbët në një skuadër. (Edhe sot ndeshjet midis Serbisë dhe Kroacisë, tashmë dy shtete të ndryshme, u shëmbëllejnë kacafytjeve midis këndezave). Kështu u vendos që Jugosllavinë ta përfaqësonin futbollistët e dy klubeve të Beogradit, BSK dhe SK Jugosllavia dhe tre lojtarë, po serbë, që luanin në klube franceze…”
Ndërsa Martelini vazhdonte, mendova me vete:” Mos ndodhi e njëjta gjë me një mbret tjetër të një vendi ballkanik, pra me mbretin tonë, Zog dhe kësisoj Shqipëria refuzoi të shkonte në Uruguai?!..Jo. Shqipëria kishte halle të tjera. Sidoqoftë, më 1930 organizonte kampionatin e parë të futbollit, e pastaj me radhë të tjerat,t ë cilat komunistët, me të ardhur në fuqi, i fshinë nga historia, si shumë ngjarje në fusha të arsimit dhe kulturës, duke i filluar kampionatet që nga ai që u zhvillua më 1945-ën… Jo vetëm kaq, por nuk përmendën për vite e vite që më 1932 Shqioqria bëhej dhe anëtare e FIFA-s.”
Dukë dëgjuar vazhdimin e tregimit të Martelinit, kujtova dhe ngjarje të tjera që të bëjnë të vesh buzët në gaz, të cilat i kisha lexuar në shtypin e huaj sportiv:
Çuditërisht, me të njëjtën anije italiane “Konte Verde” që u nis nga Gjenova për në Uruguai,, por pa… italianë, udhëtuan tri ekipe,_ai i Francës, i Rumanië dhe i Begjikës. Bashkë me ta edhe presidenti Zhyl Rime me Kupën e Botës, të mbiquajtur Kupa a e Perëndeshës së fitorës, Nike, vepër e skulptorit francez, Abel Lafrër, 30 cm, e gjate , me peshe 1.800 gr., por aq e lakmuar, deri sa më 1970, duke e fituar për tri herë, e zotëruan përjetësisht brazilianët. Për $do të pa pritur, Zhyl Rimeja e vendosi kupën në kasafortën e kapitenit të anijes.
Bashkë me taborin e mësipërm udhëtuan edhe tre gjyqtarë, belgët Zhan Langenus, që do të bëhet më pas personazh i këtij i rrëfimit të këtij botërori dhe Henri Kristof, si dhe francezi Xhon Baluei.
Gjatë 15 ditëve që anija çante Atllantikun, në kuvertën e saj këto skuadra u stërvitën ashtu si mundën bashkërisht, nën sytë e gjyqtarëve, u miqësuan kështu me njeri-tjetrin , për t’u “armiqësuar” në fushat e futbollit…
Jugosllavët, si të mos begenisnin, udhëtuan për në Uruguaj nga Marseja, me anijen “Florida”. Brazilianët po me anije zbarkuan në Montevideo nga Rio de Zhaneiro.
Të papriturat e ndeshjeve…
Vërtet Uruguai nuk ishte veçse një pikë e vogël në globin tokësor. Por ama ishte dy herë fitues i medaljeve të arta të futbollit në olimpiadat e Anversë dhe Parisit më 1924 dhe 1928 .Dhe më 1930 kremtonte 100- vjetorin e pavarësisë. Ndërtonte edhe stadiumin të quajtur enkas “Sentemario” (Njëqindshi), me nxënësi prej… 90 mijë shikuesish dhe bashkë me stadiumin tjetër të Montevideos, ”Park Central”, bëhej arena e 18 ndeshjeve të Botërorit të Parë.
Dhe, për më tepër, dëshmoi se përsëri meritonte të mbante në dorë skeptrin e sovranit të futbollin të tërë planetin tonë, sidoqë midis 13 skuadrave, prej të cilave nga kontinenti plak ishin Belgjika, Franca, si dhe dy skuadrat ballkanike, Rumania dhe Jugosllavia, që përmenda më sipër. Boshllëkun e plotësonin një elitë skuadrash jugamerikane- Argjentina, Brazili, Kili, Meksika, Bolivia, Peruja…Pra, gjithsej 13 skuadra. Numër ters? Por jo për disa: Këto ishin Argjentina me SHBA-në dhe Uruguai me Jugosllavinë, që arritën në gjysmëfinale. Argjentinasit, sikur të luanin tenis, shpejt e shpejt “lanë hesapet” me kundërshtarët me të njëjtin rezultat tenistik, 6:1 dhe kryqëzuan shpata në finale me Uruguain.. .
Duke shfletuar atë revistë, mu kujtuan episode të tjera që kam lexuar në libra revista të tjera, kushtuar këtij botërori , që nisi më dëborë , meqë në hemisferin jugor ku shtrihet Uruguai në atë periudhë bën dimër, për të përfunduar në një ditë pranverore në takimin final.
Urugajanët dëshmuan traditën: u shtuan dy medaljeve olimpike dhe medaljet e kampionëve të botës. Argjentina, sido që udhëhoqi 2-1, kapitulloi pas tre golave të Seas, Iriartes dhe Kastros.
Argjentinasve u hipën xhindët në kokë. Pas humbjes në finalen e Olimpiadës së Amsterdamit më 1928,(2-1), dilnin përsëri kokulur nga stadiumi “Sentenario”. Zemërimi arriti deri në Buenos Aires, ku turma tifozësh kërkuan t’i vënë flakën ambasadës uruguajane. Dhe kjo, sepse argjentinasit ngulnin këmbë se në shkallët e “Sentenarios” ishte krijuar një gjendje e nderë që i kishte $oroditur paraardhësit e Maradonës deri në atë farë feje, saqë kishin humbur… torruan, dhe, si pasojë, edhe ndeshjen, se, sikur ajo të ishte luajtur në kushte normale… ta shihnin ata uruguajnët mendjemëdhenj se $’do t’u punonim, se, $’t’i bësh atij gjyqtarit … dhe kësisoj “fitorja na shkau nga duart”, e bla, bla, bla të tjera.
Kësaj zallalamahie i shpëtoi për mrekulli pikërisht gjyqtari belg, Langenus, që përmenda më sipër. Gjatë takimit , me vërshëllimat e tij, ai jo rrallë ndëshkoi futbollistët e famshëm argjentinas, Andrade dhe Monti, pa marrë me mend se $’telashe do t’i sillte vetes.
Në fakt ishte gjyqtar me përvojë, që kishte nisur të gjykonte që më 1912, duke pasur rival të rreptë vetëm anglezin Stenli Rouz, i cili më pas do të bëhej presidenti i FIFA-s, dhe Marrasin, që edhe ai do të bëhej më pas presidenti i Federcalcio-s italiane.
Langenusi kishte gjykuar në shumë fusha “të nxehta” të Evropës, por jo si në Montevideo.Për të mos prishur qejf vendosi me urtësi që në pjesën e parë loja të luhej me topin uruguajan dhe në pjesën e dytë me topin argjentinas, thua se topat të kishin fuqi $udibërëse.
Por jo gjithçka shkoi vaj…
Kështu, me të mbaruar ndeshja, ashtu sic ishte, i veshur ne zhaketë kadifeje, në xhepin e sipërm të së cilës kishte varur bilbilin, me killota, këmishë të bardhë dhe kravatë, $uditërisht rregullorja e atëhershme e futbollit e lejonte këtë… luks, doli nga një derë e fshehtë e stadiumit, iu turr një makine, e cila e përcolli drejt e në port, ku e priste anija shpëtimtare, nga $do sulm i tifozëve argjentinas që donin ta shqyenin.(A nuk ndodhi kështu në gjysmëfinalen e Champions League së vitit 2009 në Londër, midis Çelsit vendas dhe Barceslonës, ku gjyqtari norvegjez, Obredo, ia mbathi nga një derë pas hotelit ku bujtte, si në filmat holivudianë, për t’u shpëtuar tifozëvë anglezë për dy 11-metërsha që padrejtësisht nuk ua dha ?).
Sidoqoftë, kujtimi i finales së Botërorit të Parë, në Montevideo, do ta bënte Langenusin të ndjehej krenar, derisa të mbyllte sytë më 1952, pasi kishte gjykuar 84 takime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ndeshje të botërorëve, më 1934 në Itali dhe më 1938 në Francë.
Po të kthehemi edhe një herë te ndeshja Uruguai-Argjentinë…
“Debatet që qarkullonin vetëm në rrethe të mbyllura sportive,- nisi sërishmi tregimin e tij Martelini,- u frynë e morën përpjesëtime të madha. Nuk mbeti prapa edhe shtypi. Ato pastaj u kthyen në sharje dhe fyeje.. .Si pasojë, marrëdhëniet “diplomatike” midis dy federatave përkatëse të futbollit u ndërprenë me afat të pacaktuar.
Megjithatë, fakti mbetet fakt: Uruguai i vokël, i njohur për kopetë e bagëtive, që zinte një rrip tokë në juglindje të Amerikës së Jugut, me një populllsi e cila mezi kapërcente dy milionët ishte tashmë “Meka e futbollit botëror”.
Gjysmëfinalet:
Argjentina-SHBA 6:1;
Uruguai-Jugosllavi 6:1.
Finalja
Uruguai-Argjentinë 4:2;
Emrat e kampionëve të parë të botës:
Balestro,Andrade,Fernandes,Pestido, Nazaci, Maskeeroni, Dorado,Skaron,Kastro,Sea, Iriatre, u shënua në librin e artë të botërorëve te futbollit.
Nënkampionët:
Botaso,Dela,Tore, Paternoster, Evaristo, Monti, Juares,Peusele, Varalo, Stabile, Ferreira, M.EM.Evaristo.
Golshënuesi më i mirë:
Stabile, (Argjentinë), 8 gola.
Nga galeria e yjeve:
Stabile, (Argjentinë), Nazazi, (Uruguai), Maskeroni, (Uruguai), Monti,(Argjentinë),Skarone, (Uruguai)
Ndeshje- 18;
Gola- 70, (3.89 për ndeshje);
Shikues- 590.549,( 32.808 për ndeshje)
Komentet