Moti me reshje të dendura bore dhe shiu ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Mengjesi i sotem i ka gjetur qarqet nen pushtetin e acarit ashtu si edhe ishte parashikuar. ARRSH ben me dije situaten me te fundit te mengjesit te sotem per akset nacionale:
Në Pukë, bora është e shoqëruar me stuhi të fortë dhe në disa zona në Qafë Mali trashësia shkon 1.5-2m.
QARKU TIRANE
Ne rrugen Qafe Priske – Shengjergj, Qafe Priske – Qafe Molle qarkullohen me zinxhire. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhire.
Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te paraqitet.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, sidomos ne rruget ku ka prezence ngricash.
QARKU DURRES
Nuk ka problem ne akset e ketij Qarku.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar.
QARKU ELBASAN
Ne segmenin Librazhd –Steblev-Qafe Stude ka 25 cm bore, nga Togez-Qafe Stude qarkullohet me zinxhire.
Nga degezimi i tunelit te Krrabes deri ne Gracen qarkullohet me zinxhire, nuk ka bore por ka ngrica.
Librazhd-Kapshtice reshje te dendura bore eshte punuar me mjete dhe punetore, kalimi pa zinxhire.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore. Kujdes te tregohet ne zonat ku ka mundesi te renies se materialeve ne rruge.
QARKU BERAT
Nuk ka probleme per qarkullimin ne akset e ketij Qarku.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
QARKU VLORE
Rreth ores 6 te mengjesit kane filluar reshjet e bores ne Llogara qe vazhdojne te dendura dhe pa nderprerje edhe tani. Aktualisht qarkullohet pa zinxhire. Reshtjet jane te dendura rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne oret ne vijim. Ne te gjitha akset kontraktoret jane ne gadishmeri.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
QARKU GJIROKASTER
Ne segmentin Tepelene-Gjirokaster ne oren 3 te nates ka patur rreshqitje dherash ne vendin e quajtur Uji I Ftohte, vazhdon puna per pastrimin e rruges.Ne aksin rrugor Ura e Leklit – Permet ne piken e ndarjes te rretheve Permet dhe Tepelene, ka ndodhur nje rreshqitje masive e shkembinjve nga shpati i rruges dhe demtim i murit mbajtes.
Rruga eshte ngushtuar dhe eshte e kalueshme me 1 kalim.
Nga ana e kontraktorit eshte vendosur sinjalistika kufizuese dhe eshte bere lajmerimi i Komisariatit te Policise se Permetit per te mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh te larte.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
QARKU KORCE
Ne Qarkun e Korces, gjate gjithe nates ka patur rreshje te dendura debore te cila vazhdojne dhe ne keto momente,moti i ftohte dhe temperaturat me minus.
Eshte bere kontrolli i akseve rrugore dhe po punohet ne te gjitha akset per mirembajtje dimerore,pastrim dhe kriposje.
Gjendja ne keto momente eshte kjo:
1- aksi rrugore K/Boboshtice –Dardhe,trashesia shkon 50 cm shoqeruar dhe me erera te forta ,Korce-Voskopoje, kalimi behet me zinxhira
2-aksi Erseke-Carshove kalimi me zinxhira
3-aksiK/Libonik-Lozhan-Mollagrabove kalimi me zinxhira
4-Aksi Korce-Erseke kalimi me zinxhira
5-aksi K/Liqenas –Dogana Gorice kalimi behet me zinxhira
6-Aksi K/Zemblak-K/Liqenas kalimi me zinxhira
Trashesia e debores arrin ne fushore 20-35 ne malore dhe ne disa vende arrin nga 50-70 cm si rezultat i ererave te forta,ne vende si Qafa e Qarrit,Erseke-Borove,Qafa e Biglles.
Element shqetesues perben dhe thyerja e degeve te pemeve anes rrugeve si rezultat i peshes se debores.
Kontraktoret po punojne me kapacitetin e plote te makinerive dhe stafit.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.
QARKU FIER
Nuk ka probleme ne akset e ketij Qarku. Te gjitha akset po mbahen ne monitorim te vazhdueshem nga kontraktoret.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
QARKU LEZHE
Reshje bore te pa perfillshme nuk ka probleme per qarkullimin e automjeteve pervec segmenteve rrugor Ura e Matit-Rreshen Urak dhe shpal-Reps ku trashesia e bores arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
QARKU KUKES
Ka rreshje te dendura debore rruga Milot- Rreshen-Tuneli Thirres-Morin (Rruga e Kombit)jane marre masat e kalueshme pa zinxhir.Rruget Qafe Mali –Fierze. Kukes – Bushtrice te kalueshme me zinxhire Rruga e Valbones e kalueshme pa zinxhir.
Bajram Curri-Valbon 30 -40 cm bore, po punohet per pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.
Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj ksa 15-20 cm bore, qarkullimi pa zinxhire
Bajram Curri –Kam ka 25 cm bore. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire
Rruga Kukes- Bushtrice- K/Domaj-Rec ka 25-30 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire
Rruga Shote Galica-Qender Kukes-Krume 20-25 cm bore, qarkullimi pa zinxhire
Krum-Qafe Prush-Plepa-Kam 20-25 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.
QARKU DIBER
Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire.
Klos-Bulqize-Peshkopi reshjet e bores shoqerohen edhe me era te forta qe bejne grumbullimin e bores ne rruge.
Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm bore qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Ne akset e ketij qarku trashesia e bores arrin ne 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire.
Kontraktoret kane punuar gjate nates dhe po vazhdon puna per pastrim dhe kriposje.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.
QARKU SHKODER
Shkoder-Hani Hotit reshje te pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka ne segmentet Vau Dejes-Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin.
Ne zonen Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqerohet me ere te forte. Ne disa zona ne Qafe Mali trashesia shkon 1.5-2m. Trashesia normale ne gjithe keto zona eshte rreth 80 cm.
Ne segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj –Razem rreth 5cm bore qarkullimi pjeserisht me zinxhire.
K/Hadroj-Q/Bene-Rreshen rreth 10 cm bore rekomandohet qarkullimi pjeserisht me zinxhire.
Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm bore, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.
Vazhdon puna per pastrimin dhe kriposjen e ketyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhire. Te gjithe kontraktoret jane ne gadishmeri per situatat qe mund te paraqiten.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore, sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.
Bllokime në disa qarqe, 15 fshatra pa energji
Në veri dhe veri-lindje prej orëve të para të mëngjesit të sotëm vijojnë reshjet e dendura të dëborës, në jug shi intensiv, ndërsa pritet dëborë.
News 24 raprton se të paktën 15 fshatra në njësitë Administrative Zejmen dhe Kolsh kanë mbetur pa energji elektrike.
Si pasojë e intensitetit të reshjeve të dëborës probleme janë vërejtur edhe në Qarkun e Elbasanit. Policia e këtij qarku u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që në aksin rrugor Prrenjas -Qaf Thanë të përdorin zinxhirët.
Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.
E ndërsa mësohet se të paktën 5 automjete kanë mbetur të bllokuar prej 3 orësh në Dibër si shkak i rënies së reshjeve të mëdha të dëborës.
Kështu të bllokuar kanë mbetur 15 persona dhe nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga Emergjencat Civile.
Emergjenca nga bora/ Situata sipas qarqeve, ja zonat më problematike
Ministria e Mbrojtjes informon mbi situaten e shkaktuar nga moti i keq qe po ben se fundi ne vend dhe ka shkaktuar problemet e para ne disa zona per shkak te reshjeve te dendura te bores.
Njoftimi i plote
Në vijim të informimin për situatën në vend, Ministria e Mbrojtjes ju bën me dije se në bazë të informacioneve të marra nga Qendra Kombëtare Operacionale dhe prefekturat:
1) Qarku Shkodër. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, për pastrimin e borës në rrugë dhe për hedhjen e kripës, megjithëse dëbora nuk ka krijuar shtresë.
2) Qarku Kukës. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, të cilat po punojnë për pastrimin e dëborës në rrugë dhe për hedhjen e kripës. Trashësia e borës: Tuneli i Kalimashit 8 cm, Valbonë 9 cm, Qafë Shllak 5 cm, Qafë Tobli 5 cm, Qafë Luzhë 5 cm.
3) Qarku Dibër. Reshjet e borës janë kryesisht me intesitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intesitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intesitet me të lartë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor (vetëm aksi Peshkopi-Lurë është ende i bllokuar e qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen) janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet. Në segmente të rrugëve nacionale si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë, po punohet nga subjektet kontraktore me mjete dhe hedhje të kripës për mbajtjen e këtyre segmenteve rrugore funksionale.
4) Qarku Lezhë. Reshjet e borës janë të dobta dhe trashësa e borës është 2-5 cm në territorin e bashkisë Lezhë, si dhe 5 cm në territorin e bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 200 metër. Në territorin e bashkisë Mirditë: Në fshatin Thirrë, Dardhë dhe Xhuxhë, Njësia Administrative Fan, ka borë 20-30 cm. Në fshatin Lajthizë dhe Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, ka 20-25 cm borë. Në fshatin Mërkurth dhe Kumbull, Njësia Administrative Selitë, ka 15-20 cm borë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet.
5) Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk kanë reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet, për të ndërhyrë në çdo situate emergjente.
Për menaxhimin e kësaj situate MM/SHPFA, strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe monitorim të vazhdushëm të situatës.
Forcat e Armatosura për situatat të emergjences civile të shkaktuara nga reshjet e borës kanë në gatishmëri kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknikë për shpëtime të posaçme dhe operacionet urgjente si përforcim dhe për të siguruar një përgjigje të menjëhershme. Kapacitetet njerëzore dhe teknike, FA i kanë të vendosura pranë qarqeve me problematike, për të vepruar në një kohe sa më të shkurtër duke u ofruar ndihmë të menjëhershme banorëve që mund të ndodhen në situatë kritike për jetën.
Komentet