Në një periudhë 2-vjeçare në vitet 1923-1924, në kulmin e Depresionit të Madh në Amerikë, dy personazhe të bërë të famshëm tashmë, Bonnie dhe Clyde u shndërruan nga hajdutë vocërrimash, në vjedhës bankash dhe vrasës. Vjedhja që ata u bënë bankave dhe pronarëve të dyqaneve, në një Amerikë rurale ku kishin pllakosur falimentimet, çoi në shfrytëzimin e tyre si dhe të marrëdhënies së tyre, e cila u romantizua nga një shtyp “i verdhë” që lulëzonte në atë kohë. Në realitet, në momentin kur vdiqën, banda e tyre ishte tashmë përgjegjëse për të paktën 13 vrasje, duke përfshirë 2 policë, dhjetëra grabitje dhe rrëmbime, si dhe shumë plagosje.
BONNIE
E hollë dhe vetëm 1 e 50 e gjatë, Bonnie Parker ishte e dyta e tre fëmijëve të një familje të varfër nga Teksasi. Në janar 1930, kur u takua me Clyde Barrows dhe u fejua me të, Bonnie ishte 19 vjeç dhe punonte si kamariere për të mbajtur veten. Bashkëshorti i saj në tre vitet e fundit, Roy Thornton ndodhej në burg për vrasje. Ata nuk u divorcuan kurrë. Ndonëse ishte në shumicën e kohës pranë Clyde dhe bandës së tij, në kohën kur vdiq, nuk pati asnjë mandat arrestimi kundër saj apo akuza për vrasje. Në fakt, shumë pak në mos aspak prova ekzistojnë që ajo të ketë qëlluar dhe vrarë ndokënd, por tashmë në 1934, fati i saj ishte lidhur pazgjidhshmërisht me atë të të dashurit të saj, Clyde Barows.
CLYDE
Kur Clyde u takua me Bonnie në janar 1930, ai ishte 21-vjeçar dhe i vetëm. I pesti i shtatë fëmijëve, lin- dur në një famije të varfër fermere në Teksas, ai së bashku me të vëllanë Buck e mbanin veten duke kryer vjedhje të vogla. Shumë pak kohë pas takoi Bonnien, në shtëpinë e një mikut të tyre të përbashkët, Clyde u fut në burg për grabitje. Ai i kishte lënë një përshtypje shumë të madhe Bonniet, përderisa ajo arriti t’i fusë fshehurazi në burg një armë dhe ta ndihmojë të arratiset. Kur u riarrestua, Clyde u dënua me dy vite burgim. Në shkurt të 1932, ai u lirua me kusht dhe pas kësaj u rilidh me Bonnien.
Deri në këto momente, Clyde ishte përfshirë kryesisht në krime të vegjël, më shumë të karakterit oportunist. Megjithatë, Burgu i Shtetit të Teksasit me sa duket e kishte ndryshuar shumë. Pikërisht në kohën e qëndrimit në burg, thuhet se ai vrau një tjetër të burgosur i cili e kishte rrahur dhe përdhunuar. Deri kur u lirua në vitin 1932, Clyde ishte bërë tashmë një burrë shumë i ashpërsuar.
KRIMET
Nuk kaloi shumë kohë përpara se Clyde të përfshihej sërish në veprimtari kriminale, këtë herë duke rekrutuar shumë njerëz, përfshirë edhe Ralph Fults, për të krijuar atë që u bë më vonë e famshme si banda Barrow. Pasi Clyde dhe Fults kishin sulmuar dhe grabitur një dyqan pajisjesh metalike, ata bashkuan më vonë me Bonnien, por në këtë moment u pikasën dhe nisi kështu një ndjekje me shpejtësi të lartë prej policisë. Pavarësisht aftësive të Clyde në drejtimin e automjetit, ata u detyruan të vjedhin mushka për të kaluar nëpër fermat e një fshati teksan dhe si Bonnie, ashtu edhe Fults u arrestuan. Clyde arriti të shpëtojë. Bonnie pretendoi se ishte rrëmbyer prej bandës por, pavarësisht se juria nuk arriti që ta dënojë, ajo qëndroi për dy muaj në Burgun Kaufman në Teksas. Menjëherë pas lirimit, ajo u bashkua përsëri me Clyden.
Banda Barrow përbëhej nga Raymond Hamilton, Henry Methvin, Joe Palmer, WD Jones dhe vëllai i Clyde, Ivan M. ‘Buck’ Barrow. Gjatë një periudhe jo të shkurtër, banda kreu shumë grabitje dhe rrëmbime, disa prej të cilave patën autorësinë e Bonnie dhe Clyde.
Aktet e tyre “heroikë” shkaktuan një valë rrëfimesh dhe mitologjie e cila bazohej në shumë pak prova, dhe më shumë në thashetheme e fjalë. Në disa drejtime, banda admirohej dhe ata konsideroheshin si Robin Hudë të kohëve moderne, ndërkohë që të tjerë i shanin dhe konsideronin si thjeshtë shkelës të rëndomtë të ligjeve të shtetit.
Megjithatë, ishte hera e parë që Clyde përflitej për vrasje, që u solli edhe më shumë famë atyre. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, që atëherë quhej Byroja e Hetimeve nisi të shfaqë një interes jo të vogël për Barrown si dhe shoqëruesen e tij femër në dhjetor të vitit 1932. Ajo që më vonë do të shndërrohej në ndjekjen më të madhe të banditëve në atë kohë, nisi me një vetëdije shumë të vogël për faktin se sa të pakapshëm dhe këmbëngulës do të bëheshin këta të rinj. Në kohën që Bonnie ndodhej ende në burg në Teksas, Clyde u identifikua si shoferja që ngau makinën pas një vjedhjeje në një bankë. Më vonë, kur Clyde dhe Hamilton po pinin duke shkelur ligjin në një festë në Oklahoma, pranë tyre u afrua sherifi vendas si dhe një shoqërues i tij. Të dy policët u qëlluan dhe vranë kur Clyde dhe Hamilton u përpoqën të arratisen.
Nëse publiku kish patur ndonjë farë simpatie për bandën Barrow, ajo u davarit me shpejtësi pas vrasjes së dy sherifëve. Në 22 mars të vitit 1932, Clyde ndodhej i fshehur në një banesë të vetmuar në Joplin, Missouri së bashku me të vëllanë Buck dhe kunatën e tij, Blanche. WD Jones dhe Bonnie ishin gjithashtu të pranishëm. Por këtë herë, tensionet ishin shumë të lartë, pasi disa prej anëtarëve të bandës këmbëngulnin se Clyde duhej të dorëzohej vetë.
Nuk ka asnjë dyshim që Bonnie do të mbante anën e Clyde për të vazhduar rrugën. Ndonëse nuk ka shumë prova që të mbështesin këndvështrimin “mitologjik” se ata ishin të dashuruar, nuk ka asnjë dyshim se çifti ishte i pandashëm. Banda nisi të shqetësohet në mënyrë të vazhdueshme prej forcave të rendit dhe shumë shpejt, një shkëmbim zjarri ndodhi, ku u plagos rëndë WD Jones, por jo përpara se Clyde të qëllonte dhe vriste një polic dhe plagoste fatalisht një tjetër.
Banda – duke përfshirë Blanche – më pas u largua nga apartamenti, duke lënë pas shumë sende të tyre, duke përfshirë edhe një aparat fotografik. Filmi që u la më pas, zbuloi shumë fotografi që më vonë u kthyen në pamje të famshme të Bonnie dhe Clyde, të cilët pozonin me armët të tyre, dhe që më vonë u riprodhuan në miliona libra gjatë dekadave.
Në të vërtetë, jeta në arrati për bandën nuk ishte aspak magjepsëse.
Ata ziheshin vazhdimisht dhe rrallë kishin kohën apo mundësinë që të shpenzonin ato që fitonin nga veprimtaria kriminale. Gjatë një incidenti, Bonnie u lëndua kur Clyde rrëshkiti në një përroskë duke e zënë atë poshtë makinës. Bonnie pësoi djegie të rënda në këmbë dhe pikërisht në këtë kohë, Clyde mendoi që ata duhet të bënin pak pushim për të mundësuar shërimin e Bonniet.
Kjo tërheqje nga kaosi ishte afatshkurtër kur Buck vrau një punonjës policie në qytet gjatë një grabitje që shkoi si mos më keq. Edhe një herë, bandës iu desh të bëjë përpara. Dukej se ata e kishin të pamundur që të mos linin gjurmë shkatërrimi nga pas, kudo ku shkonin, një gjurmë që gjithmonë binte në duart e ruajtësve të rendit, kryesisht për shkak të sjelljes së dyshimtë të bandës.
Ne 18 korrik 1933, banda mori me qera dy kabina në Plate City, Missouri. Gjatë natës, një makinë e blinduar u parkua shumë pranë kabinave. Autoritetet ishin lajmëruar kur një prej anëtarëve të bandës kishte shkuar në një farmaci të Platte City për të blerë ilaçe. Shkëmbimi i zjarrit mes policëve dhe bandës Barrow ishte shumë intensiv. Si pasojë e tij, vëllai i Clyde, Buck mori një plumb në kokë. Cuditërisht, pavarësisht fuqisë njerëzore te krahut të policisë, banda arriti edhe një herë të arratiset.
ARRESTIMI
Arratisja e bandës dhe shmangia e autoriteteve nuk zgjati shumë. Blanche po vuante tashmë nga një betejë e mëparshme, kur ajo ishte goditur në sy nga disa copa xhami dhe pothuajse ishte verbuar. Më pas, në 24 korrik, bandës Barrow i kishin zënë pritë. Buck u qëllua disa herë dhe si ai, ashtu edhe Blanche u kapën.
Buck, tashmë i plagosur shumë rëndë, vdiq në spital pesë ditë më vonë. Në muajt e ardhshëm pati një gjakderdhje të paparë ndonjëherë, teksa bandës i zinin pritë, ata arratiseshin dhe më pas kur vranë një gardian burgu, në kohën kur sulmuan burgun Eastham për të liruar pjesëtarët e bandës, Raymond Hamilton dhe Joe Palmer. Gjatë kësaj përleshjeje, ishte pikërisht Palmer që qëlloi dhe vrau një viktimë të pafajshme. Ishin pikërisht këto lloj vrasjesh me gjak të ftohtë, sidomos të nëpunësve civilë që e ashpërsuan më shumë qëndrimin e autoriteteve si dhe pozicionimin e tyre për të sjellë para drejtësisë bandën, gjallë apo vdekur.
Në 1 prill 1934, reputacioni i Clyde Barrowës për pamëshirshmërinë e tij u çimentua një herë e mirë kur ai së bashku me pjesëtarin tjetër të bandës, Henry Methvin i drejtuan armët e tyre dy rojeve të autostradës në Grapevine, Teksas. Incidenti më i fundit konfirmoi edhe një herë një mirëkuptim ndërmjet agjentëve të FBI-së dhe autoriteteve të Luizianës për t’u marrë tashmë me Bonnien dhe Clyden në një mënyrë që do të eleminonte një herë e mirë rrezikun që ata përbënin për publikun.
FUNDI I RRUGËS
Ishte një ditë e qetë, pa shumë ngjarje në 23 maj 1934, kur Bonnie dhe Clyde po kalonin me makinë nëpër një rrugë dytësore pranë vendit ku ata fshiheshin, në Bienville Parish, Louisiana.
Pa e ditur ata, një grup vullnetarësh, prej katër policësh nga Teksasi si dhe dy oficerësh rendi nga Louisiana të udhëhequr nga kapiteni i rejnxhërasve Frank Hamer po qëndronin të fshehur, duke pritur. Hamer i ishte vënë pas bandës që në muajin shkurt të atij viti, kur kishte marrë një direktivë nga Departamenti i Ndëshkimeve i teksasit që të eleminonte Bonnie dhe Clyde.
Hamer, së bashku me agjentë të tjerë kishte vizituar shtëpinë e prindërve të pjesëtarit të bandës Barrow, Henry Methvin në Shreveport, Louisiana për të marrë informacione në lidhje me lëvizjet e bandës. Shtëpia e Methvin ishte projektuar si një vend i sigurtë si dhe pikë takimi nga Clyde, nëse banda do të ndahej në ndonjë prej përleshjeve me armë.
Në 23 maj, Hamer dhe vullnetarët e tij po prisnin me durim në shkurre, deri kur Bonnie dhe Clyde të ktheheshin për lart në Autostradën 154, ndërmjet Gibsland dhe Sailes. Ata kishin një ditë që qëndronin aty dhe ishin shumë pranë braktisjes së planit, kur më në fund u shpërblyen, teksa panë të afrohej Fordi V-8 i vjedhur prej Clyde.
Në fillim, Clyde ndaloi për të folur me babanë e Methvin, Henry duke qëndruar pranë një kamioni i cili ishte vendosur aty më parë nga Hamer për të hutuar Clyde si dhe për ta nxjerrë atë në rrezen e armëve të rejnxherasve. Brenda pak sekondave, të gjithë këta hapën zjarr duke lëshuar afërsisht 130 plumba drejt Bonnie dhe Clyde.
Clyde vdiq menjëherë, pas një goditjeje të vetme në kokë që erdhi nga arma e një prej rejnxhërsave, Prentis Oakley. Por Bonnie u dëgjua tek ulëriste nga dhimbja, teksa plumbat i përshkonin trupin, duke bërë shoshë atë dhe makinën. Më pas, rejnxhërsat rimbushën armët, duke ndërruar me radhë automatikët, shot guët dhe më pas pistoletat, teksa makina erdhi e ndaloi duke rënë në një kanal. Edhe pse ndaloi, armët vazhdonin të shtinin.
Me standartet e kohëve të sotme, një incident i tillë do të kishte shkaktuar një hetim, sidomos kur një oficer policie rebel si Hamer, mori në duart e tij ligjin.
Pavarësisht se nuk kishte patur mandate arrestimi kundër Bonniet për të justifikuar vrasjen e saj, Hamer dhe autoritetet e Lousianës kishin vendosur që ekzekutimi ishte opsioni i preferuar. Cilido të ketë qenë këndvështrimi i një akti të tillë nga një perspektivë morale, ajo që me siguri është sjellje për t’u vënë në dyshim nga Hamer dhe disa prej vullnetarëve të tij, është se ata mbajtën shumë prej armëve të vjedhura që gjetën në makinën e Bonnie dhe Clyde si suvenirë, dhe më vonë i shitën ato.
Në qytetin e Gibsland, Louisiana çdo vit mbahet “Festivali i Bonnie dhe Clyde” në Autostradën 154, pikërisht në përvjetorët e vdekjeve të tyre. Eshtë e trishtueshme, por viktimat e pafajshme të vandës Barrows, që ishin në total tridhjetë e katër, nuk kujtohen me po kaq adhurim.
Bashkë me paharrueshëmrinë e neveritshme, një film i romanticizuar që ka fituar madje edhe Oscar si dhe një poemë e shkruajtur nga vetë Bonnie janë botuar për botën që ta lexojë, mitologjia e dy kriminelëve gjakftohtë e analfabetë vazhdon e pazbehur.
BOTA.AL
Komentet