Sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi, ka vlerësuar se kualifikimi në Europa League dhe play-offin e Ligës së Kampionëve është një fitore e futbollit shqiptar.
Gjithashtu, bomberi ka zbuluar edhe të ardhmen e tij. Sipas Salihit, nëse Skënderbeu vazhdon këtë ecuri atëherë ai mund të qëndrojë. Por gjithsesi, Salihi shton se për këtë ka edhe një muaj kohë.
“Ekipi tregoi maturi, pavarësisht se kishim disa momente të vështira, i kaluam. Na kapi euforia pas kartonit të kuq dhe golit të parë. Jam shumë i kënaqur dhe shpresoj të vazhdojë sa më gjatë kjo për futbollit shqiptar.
Sa i përket të ardhmes, mund të them se kam edhe një muaj kohë. Por, nëse Skënderbeu vazhdon ecurinë në Europë, atëherë unë do të kem një portë të hapur”, tha Salihi.
Komentet