Një bombë ka shpërthyer në selinë e partisë Lega Nord në Ala të Trentinos jugore në Itali.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, teksa selia pritej të vizitohej sot nga kreu i partisë dhe njëherazi ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, për fushatën zgjedhore.
Ai ka reaguar menjëherë për sulmin, duke u shprehur se ata që vunë bombën janë anarkistët dhe duke falënderuar policinë për identifikimin e dy autorëve.

“Ishin anarkistë. Unë jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishmit. Mirënjohje për policinë…”, tha Salvini.
Ky është rasti i tretë në tre muaj, pas selisë në Villorba (Treviso) dhe Cremona që sulmohen selitë e partisë Lega Nord.
Komentet