Komisioni i Jashtëm i Senatit amerikan u mblodh sot në një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor.
Kryetari i këtij komisioni, Robert Menendez ishte veçanërisht kritik për qasjen e administratës amerikane ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Fillimisht ai tha se sa i përket marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, po i bëhet më shumë presion Kosovës sesa Vuçiçit dhe Serbisë.
“Me kontrollin e mediave dhe shtypjen e shoqërisë civile, Vuçiç vazhdon të ndjekë narrativën e serbëve nacionaliste, duke treguar për vizionin e ‘Serbisë së madhe’, ngjashëm si Putini për ‘Rusinë e madhe’. Ai nuk e ka fshehur lidhjen me Putinin. Ka udhëtuar në Moskë për tregti, refuzoi të vendoste sanksione ndaj Rusisë. Duam të shohim nga dëshmitarët cili është plani për të ecur para. Shoh se shumica e presionit i bëhet Kosovës për Asociacionin, që e pranoj se Kosova e ka pranuar këtë marrëveshje më herët. Por, më duket se nuk ka fare presion ndaj Beogradit, apo plan apo garanci se Asociacioni s’do të jetë një Republika Sërpska tjetër. Po shoh pak presion ndaj liderit, të cilin ‘Neë York Times’ e portretizoi për lidhjet me botën e krimit të organizuar në Serbi”, tha Menendez.
Në nisje të seancës, ai i drejtoi një pyetje direkte këshilltartit të lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Robert Menendez: Një raportim i detajuar nga ‘Neë York Times’ para disa javësh flet për lidhjet mes qeverisë serbe dhe bandave të dhunshme në Serbi dhe në veri të Kosovës, duke kryer vrasje dhe intimiduar rivalët në politikë dhe media. A është ky raport i besueshëm?
Derek Chollet: Ne besojmë se është. Nuk mund të flas për specifikat e artikullit, por ka shumë korrupsion… syri.net