Bolt ishte në pikëpyetje për Lojërat Verore Olimpike për shkak të një lëndimi të ligamenteve gjatë kampionatit kombëtar në Xhamajkë
KINGSTON – Usein Bolt një nga atletët më të mirë të të gjitha kohërave, në Rio de Janeiro do të mbrojë medaljen e artë në 100 dhe 200 metra, si dhe në stafetë 4×100 për ekipin olimpik të Xhamajkës.
Bolt ishte në pikëpyetje për Lojërat Verore Olimpike për shkak të një lëndimi të ligamenteve gjatë kampionatit kombëtar në Xhamajkë, që njëherit ishte kualifikuese për Rio 2016.
Fituesi i gjashtëfishtë i medaljeve të arta në Lojërat Olimpike në këtë mënyrë është bërë pjesë e ekipit të Xhamajkës në të cilin do të jenë madje 63 garues.
Bolt ishte një nga katër atletët që gjatë kampionatit kombëtar kërkuan përjashtim mjekësor, që megjithatë të gjenden në ekipin e Xhamajkës. Lojërat Verore Olimpike në Rio de Janeiro do të mbahen prej 5 deri më 21 gusht të këtij viti.
Komentet