E pret një duel jo si të tjerët.
Gjetan Keta, i njohur në Gjermani e në botë me emrin e dytë Majk, do të ndeshet këtë të premte për titullin interkontinental të boksit profesionist në federatën e njohur, WBC.
Shqiptari 32-vjeçar, i lindur në Bulqizë, do të ketë përballë kampionin në fuqi, turkun Gokalp Ozekler, në ringun që do të ngrihet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Si ndihet Keta, kampion I Këshillit Euroaziatik Paqësor të Federatës WBC në peshat e mesme?
Ozekleri, 34-vjeçar, ka po aq ndeshje sa Gjetani, 22, veçse vetëm 1 humbje ndaj 3 të dibranit që jeton në Gjermani.
Keta, gjithsesi, nuk mendon për statistikat.
Kampioni i boksit thotë se po bën gjithçka siç duhet për të qenë në formën më të mirë.
Vëllai dhe trajneri i tij, Ismail Keta, tregon se mbrëmjen e së premtes nuk do të jetë vetëm ndeshja e Gjetanit për t’u parë./ABC
Komentet