Ukrainasi 39 vjeçar, mbajtës i kurorave të WBA, WBO, IBF e IBO do të ndeshet me sfidantin në qytetin gjerman Duesseldorf.
“Nuk ka rëndësi se ndeshja është në Ukrainë, Japoni apo Gjermani, për mua është njësoj,” tha Fury në Twitter të hënën. “The Gypsy King do të dalë nga kjo ndeshje si më i miri i peshave të rënda në planet.”
Britaniku 26 vjeçar ka një rekord 24-0 ndërsa Klitschko nuk ka asnjë humbje prej 11 vjetësh.
“Punë e bërë,” tha Klitschko në Twitter. “Mezi pres ndeshjen e 24 tetorit.” reuters
Komentet