Boiken Abazi në rrjetin social denoncon vjedhjen e votave dhe sjelljen brutale të policisë:
Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abazi shkruan se shumë prej votave të tij, po i kalojnë PS-së.
“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim,”
LVV në Shqipëri përveç Abazit kandidon me dy emra të tjerë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe me Iliaz Shehun në Lezhë.
“Kjo është mënyra se si policia e shtetit trajton kandidatët, pasi kishte ndaluar hyrjen e vëzhguesve tanë në Shkollën “Bajram Curri”, KZAZ nr. 34, në Tiranë me urdhër të kryetarit të KZAZ-së. Ju lutem shikojeni videon me kujdes, është bërë sot rreth orës 2 të mëngjesit. Aty jam unë si kandidat i certifikuar nga KQZ, dhe një Polici që zbaton një urdhër të jashtëligjshëm nga kryetari i KZAZ-së që kishte lejuar brenda vetëm kandidatët, komisionerët dhe vëzhguesit e PS, PD, LSI dhe PSD, të cilët duket se ishin marrë vesh me njëri- tjetrin për “bukuri”.”
Komentet