Dhe kështu ika, grushtat ngjeshur në xhepat e grisur
Të një palltoje që i kish mbetur vetëm emri
O muzë, sa të shërbeva poshtë nën blu,
Dhe, oh ç’ëndrra marramendëse dashurie ëndërrova!
Në pantallonat e vetme një vrimë e stërmadhe.
Që si një Gishto ëndërrimtar, e qepja
Çdo hap një rimë. Tek bujtina ime Ngjyermadhi
Anërrugë netëve të Shtatorit.
Dëgjoja pikat e vesës që binin
Mbi balle si verë e fortë;
Dhe aty, rrethuar prej rrjedhje hijesh, rimoja
Me zë të lartë, sikur të ishin lira, shkulja lidhëset
E këpucëve të mia të plagosura, një hap nën zemër.
Komentet