Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, lideri i dmokratëve Lulzim Basha tha se ligji i magjistrateve u aprovua vetem me votat e PS. Por sipas Bashes, qëllimi i mazhorances me kete ligj ka qënë kapja e magjistratëve të ardhshëm. Basha ka bere me dije propozimet e tij ne kembim te votimit te ketij ligji, e nje nder to eshte zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
“Pararojë kursi partiak ku referohen kandidaturat sipas preferences të Ramës e këta të jenë gjyqtaret e prokuroret në 3 vitet e ardhshme, pra kapje afatgjatë. Edhe nëse do i jepnim votat problemi që shtrohet para vendit dhe partnerëve qendron: A e ndryshon kjo faktin që s’kemi Gjykate Kushtetuese që kemi një prokurori të emëruar me votat e mazhorancës? A e zgjidh faktin që 1 vit e 4 muaj pas skadimit të afatit kushtetues s’kemi as KLGJ e as KLP. Që 5 anëtarët e KLGJ e KLP përfaqësojnë një ngjyrë të PS se shorti ka rënë mbi një grup kandidatësh pasi janë përzgjedhur. Po te kishim nje reforme funksionale Tahiri duhet te ishte ne burg, hetimet duhet te ishin hapur me kohe per figura te PS te lidhura me krimin. Rames nuk i interesojne prokurore e gjyqtare te pavarur. Kjo eshte pengesa kryesore per reformen ne drejtesi, te tjerat jane pallavra. Edhe qytetaret ta dine sot pozicionin tim, te PD pse jemi ne kete kolaps total kushtetues te reformes ne drejtesi.
1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.
2. zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.
3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.
4. Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.
5. Zgjidhja e urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm
6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të vettingut. Ndërprerja e mënjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.
7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.
“Ata që me qëllim e kapën sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është hapi i parë që të rikthehet besimi. Cfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 cështjet kryesore nuk duhet të sabotohet përsëri. Kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtët persona. Fatmir Xhafaj ishte në konflikt interesi, e bëri këtë për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që vettingu në polici të fillonte nga ministri”, u shpreh Basha.
Komentet