-Fisnikut Zeqir Lushaj-
Kuvende burrash mblidheshin,
Nderroheshin kutitë e duhanit,
Dyertë e zemrave hapur rrinin
Në kullen e Sadik Selmanit.
Udhetaret ndalonin me deshirë,
Aroma e blinit i mbushte miresi,
Dhe një gotë uji kush e ka pirë,
E ringjallë neper vite si dashuri.
Mikpritja në breza u perjetësua,
“Kulla asht’ e Zotit dhe e mikut”,
Blini i Grise muzes time ju kujtua,
Sms, per birin fisnik të fisnikut.
-Lissus, 6 Prill 2017-

Zeqir Lushaj, me babain Sadik Selmani duke dredhur cigare në Gri-Tropojë (1976).
Faleminderit zotri Baliaj.
Faleminderit VOAL.CH.