Ai është 42 vjeçari nga Shkodra, Pjetër Prendi dhe mësohet se premtonte vota në këmbim të parave për kandidatin e PSD-së, Tom Doshi.
Mësohet se ky person i bënte këto premtime pa dijeninë e deputetit Tom Doshi dhe se ishte ky i fundit që e ka denoncuar
Njoftimi i policise
Shkodër
Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.
Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit P. P. 42 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër.
Vepra penale në ngarkim të shtetasit P.P. është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Komentet