Por, gazeta më e madhe zvicerane, “Blick”, pyet se a mund të ndodh që dy yjet e Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka ta lënë ekipin helvetik për të luajtur për Kosovën.
UEFA i ka thënë gazetës zvicerane që këtë pyetje t’ia drejtojë FIFA-s. Kjo e fundit i ka thënë gazetës zvicerane se pasi ta merr ndonjë vendim UEFA për Kosovën, atëherë organet e FIFA-s do ndërmarrin hapat tjerë. Por, për çështje tjera, si për Shaqirin e Xhakën, FIFA nuk ka mundur të komentojë. “Ne nuk mund të flasim për çështje hipotetike”, ka thënë FIFA.
Por, më moti kësaj gazete një zyrtar i FIFA-s i pati thënë se gjasat janë të mëdha që Shaqiri e Xhaka të luajnë për Kosovën, nëse ata duan ta bëjnë këtë.
Por, gazeta helvetike shkruan se Shaqiri e Xhaka asnjëherë nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të luajtur për Kosovën, duke kujtuar deklaratat e tyre: “Nëse Kosova bënë ekipin kombëtar, unë do ta shqyrtojë situatën”, transmeton Zëri. “Blick” kujton se Shaqiri e Xhaka gjithnjë me krenari tregojnë se janë shqiptarë nga Kosova. Kurse, për Vlon Behramin thekson se disa herë ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë Zvicrën. Mirëpo, babai i Valonit, disa herë ka potencuar se djali i tij asnjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë për të luajtur për Kosovën, pavarësisht raportimeve të ndryshme të mediave.
I kontaktuar nga “Blick”, gazetari nga Kosova, Kushtrim Krasniqi ua ka bërë me dije zviceranëve atë që e ka thënë selektori kosovar – se do t’i ftojë të gjithë futbollistët me rrënjë nga Kosova, ndërsa u mbetet atyre për të vendosur./Zëri
Komentet