Opinionisti i medias prestigjioze zvicerane ka lëshuar alarmin. “Fisher po shkatërron dy futbollistët, Shkëlzen Gashi dhe Joiçiro Kakitani”, shprehet opinionisti i përhershëm i gazetës zvicerane “Blick”, Kulibali Turkilmaz.
Ish-sulmuesi ka bërë me dije se në ndeshjen e fundit, shqiptari është parë në fushën e lojës si një tjetër njeri. Sipas tij, nën drejtimin e Fisher, sulmuesi shqiptar nuk ka asnjë lidhje me bomberin e dy sezoneve më parë.
“Nëse në javët e para Gashi nuk ishte fare në fushë për Bazelin e Fisherit, apo në disa takime as në pankinë, tashmë ai edhe kur është në fushë është fare i padukshëm. Kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit, ku Gashi e nisi si titullar, por në tapetin e blertë ishte një lojtar pa grintë dhe fare pa dëshirë për të luajtur futboll”, ka deklaruar opinionisti i prestigjiozes zvicerane./Panorama/
Komentet